E diel, 18 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Krijimi i “Shtetit të Bektashinjve” në Tiranë, jehonë në Turqi: Do të lejojë alkoolin, gratë do veshin çfarë të duan…

Korrieri nga Korrieri
23.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Krijimi i “Shtetit të Bektashinjve” në Tiranë, jehonë në Turqi: Do të lejojë alkoolin, gratë do veshin çfarë të duan…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Plani i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti të ri bektashi në Shqipëri ka bërë jehonë edhe në Turqi, në vendlindjen e kësaj feje. Mediat turke kanë pasur përplasje në shkrimet e tyre, ku disa e kanë parë njëlloj si vetë Rama, një nismë për të nxjerrë në pah traditën shqiptare të bashkëjetesës fetare, e disa të tjera e kanë kundërshtuar.

Ja cfarë shkruan Hurriyet Daily News, një nga mediat më të njohura turke:

Kryeministri Edi Rama konfirmoi përpara liderve botërorë planin për të krijuar një “Shtet Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë, për të “promovuar një version tolerant të Islamit për të cilin Shqipëria është krenare”. Rama zbuloi vizionin e tij për një enklavë të stilit të Vatikanit por për besimin bektashi, një degë e islamit.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha Rama duke theksuar synimin e nismës për të nxjerrë në pah traditën shqiptare të bashkëjetesës fetare.

Shteti i propozuar, pritet të jetë sa një e katërta e Vatikanit, do t’i mungojnë tiparet tradicionale sovrane si ushtria, rojet kufitare ose gjykatat. Rama tha se planet do të shpallen së shpejti, por zbatimi do të marrë kohë.

Kryeministri pranoi se disa aleat të afërt ishin në dijeni të planit, ndërsa aleatët e NATO-s, përfshirë SHBA-në, ishin ende të pa informuar.

“Zoti nuk ndalon asgjë, prandaj na dha mendjen”, tha kleriku Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi, duke shpjeguar se si ai synon të sundojë mbi një toke prej 27 hektarësh që Shqipëria dëshiron ta shëndërrojë në një shtet sovran me administratën, pasaportat dhe kufijtë e vet.

“Të gjitha vendimet do të merren me dashuri dhe mirësi,” tha Baba Mondi, një ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare, i cili nderohet nga miliona njerëz në mbarë botën me titullin e tij zyrtar, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba. Ai është udhëheqësi kryesor i Bektashinjve. Të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri treguan se bektashinjtë përbënin 115,000 nga 2.4 milionë banorët e vendit.

Kryeministri Edi Rama prezantoi edhe në OKB planin për të shpallur Urdhrin e Bektashinjve në Tiranë, si një shtet sovran brenda territorit të Shqipërisë. I pranishëm në Selinë e Kombeve të Bashkuara, Rama përsëriti deklaratën që dha për New York Times, duke shtuar se burimi i frymëzimit për këtë nismë është bërë Shënjtorja Nënë Tereza. Sipas kryeministrit, një shtet sovran brenda Tiranës, do të jetë një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë. Nga ana tjetër dhe vetë Selia Botërore e Bektashinjve ka mirëpritur shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht Sovran. Në një reagim zyrtar, Selia Botërore e Bektashinjve shprehet se ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisë, i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore. Selia Botërore e Bektashinjve shton gjithashtu se kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen dhe se nuk kërkojnë që të kenë ndikim apo pushtet politik. E vetmja gjë që synojnë, sipas reagimit zyrtar, është liria për të vazhduar traditën e moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare

Para

Ministri Hoxha paralajmëron shkrirjen e krerëve të Policisë në qarqe dhe komisariate: I pakënaqur me punën e tyre

Pas

Franc dhe Dar Çopja, profili i vëllezërve që përgjakën Elbasanin në luftë me Endrit dhe Erion Alibej

Nga Kategoria

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor
Aktualitet

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

17.10.2026
10.4k
Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!
Aktualitet

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

17.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

17.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve
Aktualitet

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

14.10.2026
10.4k
“Policë serbë po arrestojnë protestuesit”, Policia e Shtetit: Gënjeshtër, po nxisin konflikt!

“Policë serbë po arrestojnë protestuesit”, Policia e Shtetit: Gënjeshtër, po nxisin konflikt!

16.10.2026
10.4k
Mesazhi i 22-vjeçares: Balluku dhe politikanët me vila dhe apartamente, unë jetoj në konvikt

Flet studentja nga Prrenjasi që u bë virale me fjalimin e saj: Rinia ka humbur besimin, s’ka perspektivë

16.10.2026
10.4k
Kush është gjirokastritit që u përball ne 6 policë të FNSH

Kush është gjirokastritit që u përball ne 6 policë të FNSH

14.10.2026
10.4k
Dita e tretë e protestës, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe mblidhen para Parlamentit

Dita e tretë e protestës, gjimnazistët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe mblidhen para Parlamentit

15.10.2026
10.4k
Skemat e Kipes së Kamzës me stadiumin: Sajon aneks sportiv për t’i dhënë firmës “Shëndelli” gjysmë milioni euro!

Skemat e Kipes së Kamzës me stadiumin: Sajon aneks sportiv për t’i dhënë firmës “Shëndelli” gjysmë milioni euro!

11.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.