E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama humb toruan dhe sulmon Bardhin: Ti more b… i vogël për pak do të përfundoje si Salianji

Korrieri nga Korrieri
26.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Rama humb toruan dhe sulmon Bardhin: Ti more b… i vogël për pak do të përfundoje si Salianji
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën. Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge”, kanë qenë këto disa nga akuzat që kreu i grupit të PD-së ka bërë në drejtim të kryeministrit Rama pas vendimit të Apelit për dënimin me burg të Salianjit.

Nuk ka vonuar shumë dhe kryeministri Rama i është përgjigjur me fjalë të rënda, duke e cilësuar Bardhin si “shpifës të neveritshëm” dhe “gjysmë burrë e gjysmë derrkuc” mbi prehrin e shefit të radhës.

Më tej, kryeministri Rama thotë se do të presë me durim përfundimin e hetimeve të SPAK-ut mbi trafikantin e zbuluar prej Bardhit në familjen e tij teksa i drejtohet me fjalët: “Edhe pse nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote!”

PERGJIGJIA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA NDAJ AKUZAVE TË GAZMENT BARDHIT:

Kurse ti B e Vogël e prehërit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallzimit të Rremë. Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht, duke pritur me kokën lart e me gojën hapur të të hedhë nga Penxherja e Katit të Tetë atë lëndën luftarake që pastaj ti e pështyn në mexhelis për llogari të tij, u the me të madhe shqiptarëve dhe atyre të RAI3-shit e jo vetëm atyre, se e kishe kallzuar në SPAK trafikantin e drogës që zbulove në familjen time, po në fakt, i gënjeve mu si një skuth që i vë në dispozicion bishtin e spërdredhur çdo shefi të radhës, sepse në fakt nuk bëre asnjë kallzim pikërisht për të mos përfunduar si ky tjetri, i dënuar penalisht për veprën më ekstreme të Shpifjes, Kallzim i Rremë – sepse megjithëse gjysëm burrë e gjysëm derrkuc mbi prehrin e shefit të radhës, si jurist që je ti e dije se Kallzimi yt i Rremë do të të kryqëzonte nga gozhda e ligjit si autor i një vepre penale kundër drejtësisë dhe do t’i jepje lamtumirën politikës si një kriminel me vendim gjykate!

Por unë do ta pres me durim përfundimin e hetimeve të SPAK-ut mbi trafikantin e zbuluar prej teje në familjen time dhe edhe pse nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote! Sa për Ministrin e Brendshëm që ti ma numëron për të larë gojën sot në mbrojtje të shokut shpifës që mezi prite ta heqësh qafe e që për lumturinë tënde mori nga drejtësia atë që kërkoi verbërisht (një konkurent më pak për vendin në majë të prehërit), Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij si ministër i brendshëm me nder dhe e dorëzoi me një dinjitet që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën, e sot që flasim vazhdon tu shërbejë me nder në Kuvendin e Shqipërisë atyre që ia ridhanë besimin, me aq shumë vota sa zotrote nuk do t’i mbledhësh dot kurrë bashkë në rrugën tënde prej shërbëtori, të cilën ah po, u stërbetove publikisht se do ta lije duke i dhënë lamtumirën politikës, nëse B-ja me emrin Penxhere do kthehej një ditë në atë selinë ku ti mbaje me krenari tabakanë e kafes së B-së së shkretë me emrin Lul!

Po jo vetëm nuk ike kur B-ja e madhe erdhi në seli, po vajte ti pas tij kur ai u ngjit lart në penxhere, për të vazhduar të bësh atë që të bën shërbëtorin e preferuar të të gjitha B-ve, duke të gënjyer mendja se bishti i spërdredhur i derrkucit do të të bëjë ty krye B kur të mbyllet penxhereja, por duke harruar se ti pa prehër shefi ku të ulesh, je thjesht një gjysëm burrë e gjysëm derrkuc i destinuar të zvarritesh në vijën e llumit të gojës tënde, nën vështrimin pa respekt të të gjithë kalimtarëve.

Kaq për sot dhe atyre që më thonë pse e ul veten e merrem me një nënnjeri si ky, u them se personi i tij nuk më intereson dot asnjë sekondë të vetme, po kategoria që ai e përfaqëson me zellin e një nënnjeriu si më gojëqenefi i të tërë shërbëtorëve të Penxheresë së Katit të Tetë, ma bën të pamundur të mos e tregoj publikisht hera-herës me gisht siç e meriton, jo për veten time po për çdo shqiptar që ka taksiratin të ndjejë erën e mosozotshme të jashtënxjerrjeve të asaj goje.

Para

“Qenke veshur si për burg”/ Çfarë ndodhi në gjyqin ndaj Salianjit, nga batutat me gazetarët te dridhja e duarve kur mësoi dënimin me burg

Pas

Dënimi i Salianjit, Partia Demokratike drejt protestave masive dhe mosbindjes civile në të gjithë vendin! Do bllokohen rrugë e aktivitete (DETAJET)

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.