E enjte, 22 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Zhaku” dhe Elena Kocaqi hapin parti: Do bëjmë revolucion në zgjedhje!

Korrieri nga Korrieri
02.10.2024
në Aktualitet
A A
“Zhaku” dhe Elena Kocaqi hapin parti: Do bëjmë revolucion në zgjedhje!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Çdo gjë është e mundur në Shqipëri! Tani që na ndajnë shumë pak muaj nga zgjedhjet parlamentare, është krijuar një parti e re. Bëhet fjalë për partinë “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, e cila është themeluar nga Inida Gjata, e njohur me emrin e artit “Zhaku” dhe historiania Elena Kocaqi. Më shumë detaje për projektin e saj ka dhënë vetë Gjata, në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Studio Live’. Edhe pse nga Gjermania, ku jeton prej vitesh me partnerin e saj, Irida “shpalosi” planin e partisë së saj, por gjithashtu sulmoi partitë e vjetra. Ndër të tjera ajo u shpreh e sigurt se partia e re do të bëjë revolucion dhe do të ketë një fitore të sigurt në zgjedhje. Duke qenë e qartë në qëllimet e saj, ka vendosur edhe rikthimin e saj në Shqipëri për t’ju dedikuar politikës me kohë të plotë.

“Mjafton të shohësh si vijojnë me të njëjtën retorik dhe se si shahen me njëri –tjetrin këta të opozitës, janë të degraduar si Berisha, Meta. E gjithë kjo klasë politike e kalbur ka shkatërruar shpresat dhe besimin tek shqiptarët dhe tek ata të diasporës. E kanë trajtuar vendin si ta kenë të trashëguar nga babai. Ne do të fitojmë në mënyrë spektakolare. Këta e kanë lakun në fyt, sepse janë shkatërrimtar, kriminelë, kanë shkatërruar çdo gjë. Shih njerëzit që kanë ata përreth, janë njerëz pa ide. Ne do të bëjmë revolucion. Ne se kemi betejën me partitë e vogla, ata kanë rrugëtimin e tyre nuk do kenë ne do të zgjedhim hallet e popullit. Ne e kemi filluar mbledhjen e firmave, që kur vendosëm që ta bëjmë bashkë këtë, na u bashkuan shumë personalitete, Elena kishte kohë që e kishte nisur mbledhjen e firmave dhe njerëzit prisnin që të vinte momenti i duhur. Firmat i kemi mbledhur, por duam që të kemi mbi numrin e kërkuar dhe jemi duke kontaktuar me aktivist dhe me njerëz që duan të na mbështesin dhe me shqiptar që janë gati që të vijnë që të votojnë. Po do të rikthehem. Ne jemi duke u organizuar në një mënyrë tepër efektive, ka shumë fryte ky organizim dhe do të kthehemi me intelektual dhe njerëz që e duan vendin. Unë vet këtë dua që të realizojë këtë projekt”, tha ajo.

Por kush është “Zhaku”?

"Zhaku" dhe Elena Kocaqi hapin parti: Do bëjmë revolucion

INIDA GJATA 

Inida Gjata nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Zhaku, dikur pjesë e mediave dhe portaleve për reagimet dhe mendimet e saj ndryshe, prej pak vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj. Ishte viti 2017, kur Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta. E në mesin e postimeve të punës e të përditshmërisë, në fund të vitit 2019 u vu re një detaj në “Facebook”-un e artistes, që ngriti dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund martesës. Por vetë zbuloi se një ndarje kishte pasur, por dyshja ishin kthyer sërish bashkë. Madje, sipas saj, ngjarja ka qenë një gjë pozitive pasi tanimë e ka forcuar akoma më shumë raportin e tyre në çift. Të dy, kanë sjellë në jetë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Amon.

“Kisha nevojë të shihja veten time pa Kristjanin. Nisa një master, u mora me veten time. Kisha një shtëpi me kopësht dhe u kujdesa për të e pija kafen aty. Ne takoheshim njëherë në disa muaj, flisnim por më rralë. Kishim kontakt, kishte momente që mesa duket fillonin plagët e vjetra. Kishte gjëra që mes nesh duheshin sqaruar. Ne kemi 11 vite bashkë, dhe kemi një histori shumë të bukur bashkë. Nuk e krahasoj dot asnjë mashkull me Kristjanin. Derisa kur u diksutua përfundimisht divorci kuptuam se ajo që ndodhte mes nesh ishte si të të hiqnin një pjesë nga shpirti dhe se nuk mundeshim dot. Na iku truri, na iku petulla Bieta. Ishte Kristjani që mori avionin,”– tregonte Zhaku disa vite më parë në një intervistë.

Me Dakar, ajo në fillim qëndroi e lidhur në Shqipëri dhe pastaj u vendosën si çift në Gjermani. Ata ishin edhe bashkëpunëtorë, duke realizuar produksione muzikore si kënga “E paparaparë”, e publikuar në vitin 2012. Më herët, ajo kishte publikuar edhe vetë një këngë, “Censura”, e sipas titullit, sigurisht që teksti ka disa terma “+18”.

Para

FOTOT- La postin e kryepolicit, Muhamet Rrumbullaku nis punë në kompani ndërtimi

Pas

Emiriana Sako për burg, KLSH thotë se Rajli Ndërtim dhe G.P.G morën tendera korruptivë në Bashkinë e Durrësit

Nga Kategoria

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?
Aktualitet

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve: Hetuesit zbarkojnë te Trauma, sekuestrohen kartelat mjekësore
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

22.10.2026
10.4k
Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri
Aktualitet

Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri

22.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

Protestuesit do të “rrethojnë” sot Parlamentin

22.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rikthehet e famshmja Bora Muzhaqi dhe merr në mbrojtje të rinjtë që nuk protestojnë: “Po bullizohen nga shokët e klasës!”

Rikthehet e famshmja Bora Muzhaqi dhe merr në mbrojtje të rinjtë që nuk protestojnë: “Po bullizohen nga shokët e klasës!”

21.10.2026
10.4k
Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

17.10.2026
10.4k
2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë

2 ditë Tirana në kaos, Rama-studentëve: Ulemi të flasim…orët e vështira do t’i kalojmë bashkë

15.10.2026
10.4k
Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

19.10.2026
10.4k
Rakip Suli i Kamzës fuqizon zyrën e propagandës, tender për pajisje audio-video moderne!

Rakip Suli si zëdhënës i Kumbaros: Shkollat e Kamzës janë në mësim, i kemi të gjitha falë Edi Ramës

15.10.2026
10.4k
Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Rama shkon të hënën në Vjenë

Në kulmin e protestave në Tiranë, kryeministri Rama shkon të hënën në Vjenë

17.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.