E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vlora “zgjohet” nën ujë/ Ushtria në terren, Bashkia nis llogaritjet e dëmit 

Korrieri nga Korrieri
05.10.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Vlora “zgjohet” nën ujë/ Ushtria në terren, Bashkia nis llogaritjet e dëmit 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë që pushtoi dje vendin tonë ka shkaktuar mjaft dëmtime. Një nga bashkitë më të goditura nga ky mot ekstrem ka qenë ajo e Vlorës, ku gjatë ditës së djeshme u raportuan përmbytje dhe dëme të shumta materiale. Edhe sot në këtë qytet rrugët dhe lagjet vazhdojnë të jenë nën ujë. Ndërkohë, bashkia e Vlorës pritet të nis bilancin e dëmeve që u shkaktuan nga përmbytjet.

Po ashtu dje u evakuuan 33 familje për shkak të përmbytjeve, ndërsa pati probleme me energjinë elektrike. Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë tha dje se shkak i përmbytjeve kanë qënë prurjet e shumta nga rebeshi, por Forcat e Armatosura kanë shkuar në terren dhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut u përdorën për të menaxhuar situatën.

Përkeqësimi i motit pritet të zgjasë deri të hënën, me ndikim të madh në rajonin. Reshjet intensive mund të arrijnë deri në 100 tonë për hektar, duke shkaktuar përmbytje akoma më të mëdha. 

Pas dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet autoritetet ndodhen në terren për të riparuar problematikat e shkuara. Në Bashkinë e Vlorës situata duket më e përkeqësuar, pasi reshjet e shiut shkaktuan më shumë probleme.

Ministria e Mbrojtjes njofton se strukturat e emergjencave civile janë angazhuar në terren për të riparuar të gjitha problematikat e shkaktuara nga moti i keq. Bëhet me dije se Universiteti i Vlorës, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, Kisha Ortodokse si dhe xhamia e qytetit janë ende të bllokuara.

Vlora "zgjohet" nën ujë/ Ushtria në terren, Bashkia nis
Vlora "zgjohet" nën ujë/ Ushtria në terren, Bashkia nis

“Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren që prej pasdites së djeshme, për të riparuar të gjitha problematikat e shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë. Si pasojë e punës së bërë gjatë gjithë natës dhe ndërprerjes së reshjeve, situata është përmirësuar.

Aktualisht, puna e të gjitha strukturave: Bashkisë së Vlorës, UK Rajoni Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë, OSHEE, Prefekturës, është përqendruar në 4 kryqëzime ende të bllokuara në qytetin e Vlorës, i cili u prek më shumë nga situata e keqe e motit në 24 orët e fundit.

Në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse.

Trupat në terren po punojnë për largimin e ujit në blloqet e banesave midis akseve të bllokuara: te Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, si dhe te Kisha Ortodokse. Prezencë uji ka dhe brenda xhamisë së qytetit.

Efektivët e FA po punojnë me dy pompa për largimin e ujit nga stacioni kryesor i pompimit, ku ende vazhdon të ketë prezencë uji.

Hidrovori i qytetit punon me kapacitet të plotë, duke bërë tërheqjen graduale të ujit.

Është stakuar energjia elektrike në disa blloqe banesash të qytetit, kryesisht aty ku gabinat elektrike kanë prani uji.

Situata vazhdon të ndiqet në terren nga autoritetet vendore dhe Drejtori i Gadishmërisë dhe Veprimeve Operacionale në AKMC”, njofton Ministria e Brendshme.

Para

Zjarr gjatë natës në një azil privat në Tiranë, lëndohen disa të moshuar. Shkak, dyshohet një batanije elektrike 

Pas

Tronditet Turqia, kasapi satanist vret ishin dhe të dashurën pastaj heq qafe dhe veten

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

13.11.2026
10.4k
Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

10.11.2026
10.4k
Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

Diplomacia si “kalë Troje” për të hyrë në Evropë? Nëntë anëtarë të delegacionit somalez “avullojnë” pas vizitës në Prishtinë

12.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.