E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Çfarë është THAAD dhe pse SHBA po i dërgon tani në Izrael? 

Korrieri nga Korrieri
16.10.2024
në Botë, Slider
A A
Çfarë është THAAD dhe pse SHBA po i dërgon tani në Izrael? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do ta dërgojnë në Izrael një sistem të përparuar kundërajror dhe rreth 100 ushtarakë për të punuar me të.

Pentagoni theksoi më 13 tetor se Sistemi për Mbrojtje Terminale të Zonës në Lartësi të Lartë (THAAD), do ta forcojë mbrojtjen e fuqishme ajrore të Izraelit. Nuk është e qartë se kur do të mbërrijnë ky kundërajror dhe ushtarët amerikanë në Izrael.

Çfarë është THAAD?

THAAD-i është një nga sistemet kundërajrore më të përparuara dhe më të fuqishme në arsenalin e Shteteve të Bashkuara.

Izraeli i përdor disa sisteme kundërajrore të zhvilluara bashkërisht me Shtetet e Bashkuara – Kupolën e Hekurt, Hobën e Davidit dhe Shigjetat – për t’i shkatërruar raketat dhe dronët në lartësi dhe largësi të ndryshme. Sistemi THAAD ka radar të përparuar që i vëren raketat në distanca më të largëta. Raketat e tij parandaluese fluturojnë më gjatë gjithashtu.

“Ky është një sistem kundërajror shumë më superior”, tha Hossein Aryan, ekspert i mbrojtjes nga Britania. “Gama e tij është shumë [më] e gjerë” krahasuar me sistemet kundërajrore të Izraelit, sipas tij.

Pse SHBA-ja po i dërgon THAAD Izraelit?

Shtetet e Bashkuara e morën këtë vendim pasi Irani i hodhi rreth 180 raketa balistike drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm, sipas ekspertëve, vuri në pah të metat e mbrojtjes ajrore të Izraelit. Aryan tha se sulmi i Iranit e nxiti Uashingtonin ta forcojë mbrojtjen ajrore të Izraelit në rast të “ndonjë sulmi të tjetër mundshëm nga Teherani”.

Breshëria e madhe raketash e Teheranit – që ishte sulmi më i madh i drejtpërdrejtë nga Irani kundër armikut të vet të përbetuar – u bë si përgjigje ndaj inkursionit të Izraelit rishtazi në Liban, si dhe si hakmarrje për vrasjen e aleatëve kyçë të Iranit në rajon. Izraeli e uli rëndësinë e dëmit të shkaktuar nga sulmi i Iranit. Megjithatë, pamjet satelitore tregojnë se rreth 30 raketa balistike ranë në apo përreth bazës ajrore Nevatim në jug të Izraelit. Ato shfaqin dëmet e shkaktuara në ndërtesa dhe vrima në pistën e bazës.

Çfarë është THAAD dhe pse SHBA po i dërgon tani

THAAD

Baza Nevatim strehon avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan. Ekspertët thonë se raketat iraniane për pak sa nuk i goditën disa prej avionëve luftarakë të vendosur atje.

Ndërkohë, një raketë ra afër shtabit të Mossadit, agjencisë së inteligjencës izraelite, në Tel Aviv, duke e krijuar një gropë të thellë.

Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ashpër ndaj sulmit raketor të Iranit.

Ndërkohë, një sulm me dronë nga Hezbollahu – grupi i armatosur dhe partia politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – i vrau katër ushtarë izraelitë në një bazë më 13 tetor.

Shahank Johsi, hulumtues nga Kings College në Londër, tha se Uashingtoni po e zhvendos kundërajrorin THAAD “sepse parashikon se hakmarrja e Izraelit ndaj sulmit raketor iranian do të jetë një sulm i madh dhe i jashtëzakonshëm”.

“Kjo ka shumë mundësi ta nxitë një sulm tjetër iranian”, shtoi ai.

Joshi, i cili është redaktor në revistën The Economist, tha se Izraeli e ka një varg opsionesh, nga sulmimi i objekteve të armatimit të Iranit te sulmimi i lidershipit apo zonave bërthamore. “Cilindo opsion që e zgjedh, lidershipi i Iranit me gjasë do të hakmerret me forcë”, theksoi ai. /REL

Para

Qëlloi veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon e pikëlluar pas vdekjes së të vëllait 

Pas

Befasohen studiuesit, ja çfarë zbuluan tek furça e dhëmbëve dhe koka e dushit që përdorim çdo ditë

Nga Kategoria

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror
Aktualitet

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.