E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Javën e ardhshme “qameti”, por problemet me kanalizimet rrezikojnë seriozisht vendin nga përmbytjet

Korrieri nga Korrieri
09.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Javën e ardhshme “qameti”, por problemet me kanalizimet rrezikojnë seriozisht vendin nga përmbytjet
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Javën e ardhshme priten reshje me intensitet të lartë dhe mesatar, të cilat e gjejnë territorin të thatë prej një periudhe mjaft të gjatë bën që mundësia që këto reshje të absorbohen është shumë  e vogël. Kjo rrit rriskun për përmbytje masive në territorin e Shqipërisë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën.

Pamjet e përmbytjeve të 29 Tetorit në rajonin e Valencias në Spanjë kanë tronditur gjithë botën. Mijëra spanjollë u gjenden të vetëm përballë fatkeqësisë natyrore duke rrezikuar jetën, pronën dhe gjithçka kishin. Raportimi më i fundit, dje më 08.11.2024, i ministrit të Transportit Oscar Puente konfirmonte se numri i të vdekurve nga përmbytjet e javës së kaluar në Spanjë është rritur në 223, teksa 78 persona të tjerë janë ende të zhdukur. Ndërsa 48 trupat e rikuperuar ende nuk janë identifikuar.
Aktualisht vijojnë ende operacionet e kërkim shpëtimit si dhe përpjekjet për pastrimin e zonës së prekur. Nga të dhënat rezulton se në provincën e Valencias janë prekur 75 komuna dhe 450.000 hektarë tokë. Gati dy javë pas katastrofës, pjesa më e madhe e zonës mbetet e mbuluar me baltë dhe mbeturina.
Deri tani, qeveria e Spanjës ka ofruar 10.6 miliard € në kredi dhe ndihmë për të ndihmuar rindërtimin e zonës së shkatërruar. Në mediat spanjolle ka raportime të shumta të njerëzve që dëshmojnë se lajmërimet e qeverisë spanjolle janë bërë vonë. Për akuzat e tilla ende vijojne hetimet. Por kryefjala e kësaj katastrofe natyrore, evidenton faktin që përmbytjet u shkaktuan nga fenomen natyror, pasi shiu i një viti ra në vetëm disa orë në rajonet jugore dhe lindore të vendit.
Shqipëria
Më 4 Tetor pasdite përmbytje masive pushtuan qytetin e  Vlorës. Shkak kryesor duket se ka qenë mospastrimi i kanalit të ujërave të larta në qytet, ku sipas raportimeve, ishte mbushur me mbeturina por dhe ndërtimet pa leje e pa kriter. Ccka bëri që uji të dalë nga shtrati dhe të vërshojë në lagje.
Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte aq e madhe sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, duke arritur në 180 milimetër deri tani, ndërsa u shprehën se hidrovori nuk ishte në funksion.
Në media, të shumtë ishin baorët që denonconin se kanali kishte vite pa u pastruar edhe pse ata i kishin bërë thirrje institucioneve vendore. Hera e fundit që ishte pastruar kanali ishte 6 vite më parë. Sipas të dhënave nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e 4 tetorit, u dëmtuan 323 banesa dhe 73 biznese, ndërsa 33 familje u evakuan.
Emergjencat Civile raportuan se do lëvronin një fond prej 200 mijë eurosh. Menjëherë pas ngjarjes Kontrolli i Lartë i Shtetit nisi hetimin për përmbytjen. Partia Demokratike kallëzoi në Prokurori për shpërdorim detyre. Ndërsa Prefektura dhe bashkia  nisën verifikimin e kanaleve e kolektorëve.
Alarmi
Një muaj pas kësaj përmbytje, alarmi për rrezik përmbytje në Vlorë dhe Durrës ekziston. Sipas parashikimeve meteorologjike, znj.Tanja Porja, në media ka deklaruar se më 12-13-14 Nëntor vendi jonë do të goditet nga stuhitë e Atlantikut. Sipas sak situata është problematike pasi  edhe me 40-60 mm reshje në tre katër orë përmbyten, Durrësi dhe Vlora.
“10 ditëshi i parë i muajit nëntor kaloi pa reshje. Shumë shpejt priten reshje me intensitet të lartë në territorin shqiptar. Pritet në 12-13-14 Nëntor që këto reshje të fuqizohen, të drejtohen drejt Lindjes duke përfshirë një pjesë të mirë të Mesdheut Qendror, Italinë e Jugut dhe territorit shqiptar. Nga data 11 nëntor e në vijim presdim që këto reshje të përfshijnë një pjesë të mirë të Ballkanit, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë reshje me intensitet të lartë. Pritet që reshjet të jenë 50-70 mm në intervale kohore tre orarëshe.
E gjithë kjo situatë pritet pas datës 10 Nëntor. Priten reshje me intensitet të lartë dhe mesatar, të cilat e gjejnë territorin të thatë prej një periudhe mjaft të gjatë bën që mundësia që këto reshje të absorbohen është shumë  e vogël. Kjo rrit rriskun për përmbytje masive në territorin e Shqipërisë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën. Pjesa e dytë e nëntorit është krejt ndryshe”- deklaroi Porja.
Sinoptikania Lajda Porja ka treguar arsyen e përmbytjes së qyteteve dhe cilat prej tyre janë të rrezikuara në Shqipëri. Ajo shprehet se ndërtimet pa kriter betonizimi po bëjnë që përmbytjet të jenë të rangut si në Valencia të Spanjës. Ajo shton më tej se në Shqipëri qytetet e rrezikuara janë Vlora dhe Durrësi.
“Ndërtimet pa kriter betonizimi po bëjnë që përmbytjet të jenë të rangut si në Valencia në Shqipëri është Vlora dhe Durrësi që janë më të rrezikuara dhe gjithmonë të rrezikuara nga përmbytjet dhe për shkak të mungesës së gjelbëritmit dhe ndërtimeve pa kriter në këto 20-30 vitet e fundit janë qytetet për sa i përket rreshjeve sepse nje sasi rreshjesh që bie në Shkodër nuk bën të njëjtën katastrofë nëse bie në Durrës ose në Vlorë”- tha Porja.
Ndryshimet klimatike
Përmbytje ka patur gjithmonë, por ajo që po ndodh aktualisht është shpeshtësia dhe intensiteti i  këtyre fenomeneve natyrore. Më fjalë të tjera përmbytje më të shpeshta dhe më të forta. Sidomos në Spanjë, stuhia e fundit i atribuohet edhe “DANA”-s,  (Depresión Aislada en Niveles Altos), ose “pika e ftohtë”, një flluskë ajri i ftohtë që shkaktoi reshjet ekstreme, që ndonëse është fenomen i zakonshëm ndryshimet klimatike kanë shtuar intensitetin e këtyre fenomeneve. Sipas të dhënave vjeshta në zonat afër detit Mesdhe po ngjason gjithnjë e më shumë zonave tropikale.
Në vendin tonë përmbytjet  i atribuohen gjithnjë e më shumë mungesës së mirëmbajtjes së argjinaturave të lumenjve, rrugëve dhe pastrimit të kanaleve kulluese. Mirëmbajtja e këtyre është shumë e rëndësishme. Shkatërrime të tilla na sjellin ndërmend që përmbytje, uraganë, shira të fortë kanë ekzistuar gjithmonë, por ndërtimi i infrastrukturës dhe mirëmbajtja e saj është shumë e rëndësishme, por ka një problem  akoma më të pamohueshëm dhe kjo lidhet me ndryshimet klimatike.

Para

Skandali / Beccheti korruptoi Arbitrazhin për të fituar ndaj Shqipërisë: U hapi biznese dhe “start up”-e fëmijëve të gjyqtarëve (PËRGJIMI) 

Pas

Del lista e pikëve, kush janë 12 drejtorët e rinj të policisë në qarqe

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.