E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmin se ka dislokuar trupa në Rusi, as familjet e ushtarëve nuk duhet ta dinë

Korrieri nga Korrieri
16.11.2024
në Aktualitet, Botë
A A
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmin se ka dislokuar trupa në Rusi, as familjet e ushtarëve nuk duhet ta dinë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Të arratisurit nga Koreja e Veriut thonë se Pheniani ka të ngjarë ta mbajë të fshehtë dislokimin e ushtarëve për të luftuar për interesat e Rusisë në Ukrainës duke mos ua treguar as vetë familjeve të ushtarëve. Por lajmi padyshim do të dale, duke shkaktuar ankth dhe dhimbje.

Zyrtarët perëndimorë të zbulimit vlerësojnë se rreth 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen tashmë në Rusi, kryesisht në vendndodhje rreth rajonit Kursk, ku forcat ukrainase kanë kapur disa territore.

“Nënat koreano-veriore që dërguan fëmijët e tyre në Rusi duhet të ndiejnë dhimbje të paimagjinueshme”, tha Kim Jeong-ah, një dezertore koreano-verior dhe ish-togere e parë në Ushtrinë Popullore të Koresë së Veriut, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

“Kjo gjë të çmend e nuk ka mënyrë tjetër si mund ta shprehësh ndryshe këtë ndjenjë”, tha Kim, e cila është vetë nënë, e tashmë drejton një organizatë jofitimprurëse në Seul që mbështet të drejtat e grave në Korenë e Veriut. “Ata nuk mund të qajnë në shtëpitë e tyre aq sa do të donin, sepse do të dëgjoheshin jashtë”.

Kim, i cila u arratis nga Koreja e Veriut në vitin 2009, tha se “familjet e atyre ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi duhet të vuajnë pa qenë në gjendje të shprehin shqetësimet e tyre për shkak të presionit nga regjimi i Koresë së Veriut”.

Besohet gjerësisht se regjimi i Kim Jong Un-it mobilizoi forcat speciale të tij elitare “Storm Corps” për të mbështetur Rusinë.

Lee Hyun Seung, një ish-ushtar në njësinë e korpusit “Storm” dhe një i arratisur që tashmë jeton në SHBA, i tha Zërit të Amerikës gjatë një telefonate të mërkurën se “regjimi i Koresë së Veriut nuk informon familjet për dislokimet jashtë vendit, vendndodhjet e njësive apo çështjet e sigurisë personale”, nga frika e zbulimit të sekreteve ushtarake.

Lee sugjeroi se lajmet për dislokimin ka të ngjarë të përhapen gojarisht mes banorëve dhe se “me siguri do të ketë kundërshtim të brendshëm ndaj kësaj shkeljeje të qartë të të drejtave të njeriut – siç është dislokimi i trupave pa njoftimin e familjeve”.

Thashethemet do të përhapen shpejt dhe nëse familjet që nuk ishin në dijeni të dislokimit zbulojnë se djemtë e tyre janë sakrifikuar, kjo do të jetë një goditje e madhe për regjimin.

Në një bisedë të organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, Tae Young-ho, ish-diplomat i Koresë së Veriut që shërbeu në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut pas dezertimit të tij, tha se megjithëse Pheniani po e mban të fshehtë dislokimin, vdekjet e trupave të Koresë së Veriut do të jetë e vështirë të mbahen sekret.

Tae tha gjithashtu se Koreja e Veriut ka një shkallë shumë të ulët të lindjeve, me familjet që kanë vetëm një ose dy fëmijë, ndaj prindërit nuk do të jenë në gjendje të pranojnë faktin që fëmijët e tyre mund të vdesin duke mbrojtur Rusinë dhe jo vendin e tyre./VOA

Para

I ngritur në një banesë private! Si u zbulua laboratori i kokainës në Qerekë, hetimet u bënë nga Spanja 

Pas

E shkuara e Eduart Reçit, pse u vra biznesmeni 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.