E shtunë, 21 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Show Bizz

PRAPASKENAT/ Zbulohen arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit: Moderatori mori valixhet dhe u largua drejt… 

Korrieri nga Korrieri
23.11.2024
në Show Bizz
A A
PRAPASKENAT/ Zbulohen arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit: Moderatori mori valixhet dhe u largua drejt… 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Rreth një muaj më parë, mes Ilnisës dhe Meritonit kishte një krizë.

Çifti, i cili u njoh dhe u dashurua në “Big Brother” kishte nisur nga problemet.

Por atëherë kur u duk se gjërat mes tyre po sistemoheshin, problemet dolën sërish në pah.

Ditët e fundit, si Ilnisa, ashtu edhe Meritoni, kanë larguar njëri-tjetrin nga “Instagram”-i si dhe kanë fshirë të gjitha fotot që kishin së bashku.

Pak ditë më parë, ishte vetë gazetarja që pranoi problemet, por duke u përpjekur t’i zvogëlojë ato.

Gjatë bisedës, Ilnisës iu shfaqën disa foto të publikuara dikur nga Meritonin, të cilat tashmë nuk janë të pranishme në profilin e tij në “Instagram”.

Po ashtu, u përmend edhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në këtë rrjet social. E pyetur në lidhje me këto ndryshime, Ilnisa u përgjigj shkurt dhe qartë: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri”, tha ajo.

Kur u pyet më tej nëse ata janë mirë dhe të dashuruar, Ilnisa shtoi me buzëqeshje: “Si çdo çift normal që mundet të…” dhe më pas vazhdoi duke komentuar mbi dinamikën e marrëdhënies së çiftit, duke theksuar se si ndodhin në çdo lidhje grindje të vogla: “Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”.

Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.

Sherret për xhelozi janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur disa shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur që të mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit.

Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit.

Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende te shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje.

Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që të mos komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj.

E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’.

Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.

Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares.

Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”, u shpreh Ilnisa.

Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në ‘Instagram’ dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim.

Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përshpejtuar lajmit të rremë”. Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”.

Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli pas përfundimit të pushimeve me partnerin e saj Meriton Mjekiqin, ishte e ftuar në emisionin “She’s On Top”, ku ka folur për detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin.

Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Argjira, moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun.

Ndër të tjera, Ilnisa tha se tashmë kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi.

Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother” kur ishin konkurrentë dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes. /korrieri

Para

E rëndë! Bie në makinerinë e përpunimit të interteve, humb jetën 61-vjeçari, shpallet në kërkim pronari 

Pas

Bie nga akulli në rrugë dhe vdes i moshuari në Korçë

Nga Kategoria

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund
Botë

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

21.11.2026
10.3k
Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori
Show Bizz

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k
Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”
Aktualitet

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k
Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit
Botë

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

19.11.2026
10.4k
Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

18.11.2026
10.4k
1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.