E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DOKUMENTET/ Nuk pagoi kokërr leku tatim, MSSC e biznesmenit Emiljano Dusha i 500-fishoi fitimin në 2023 me tenderët sekret të armëve, ÇFARË fshihet pas

Korrieri nga Korrieri
25.11.2024
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider, SPAK News
A A
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Të dhënat nga tatimet tregojnë se Emiljano Dusha , pronari i kompanisë MSSC është një ndër biznesmenët që ka fituar shuma kolosale gjatë vitit të shkuar përmes dy kontratave të majme të shitje së armëve për ushtrinë përmes tenderëve sekret . 

Gazeta Korrieri mëson se gjatë vitit 2023, kompania ka deklaruar rreth 822 milion lekë fitim, një shumë kolosale kjo, e cila ka ardhur për shkak të dy kontratave të majme të lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes për furnizimin me armë dhe pajisje trë tjera ushtarake të ushtrisë. 

Lexo KËTU gjithçka mbi tenderët e armëve

Ndërkohë, MSSC ka deklaruar një fitim prej 133 milion lekë në vitin 2022 duke bërë që gjatë 2023 norma e fitimit të jetë rritur me 518 për qind! Kjo është një rritje galopante, e cila nuk ndodh rëndom me kompanitë dhe është pasqyrim i kontratave preferenciale të sektorëve publik me kompani private përmes raporteve të dyshimta. 

Gazeta Korrieri raportoi më herët se pavarësisht këtij fitimi të madh, biznesmeni nuk e ka ndarë dividentin siç bëjnë normalisht pronarët e kompanivenë fund të vitit financiar, por e ka futur shumën e fituar si kapital të kompanisë.

Nuk pagoi kokërr leku tatim, MSSC e biznesmenit Emiljano Dusha i 500-fishoi fitimin në 2023 me tenderët sekret të armëve, ÇFARË fshihet pas

Kështu, siç rezulton edhe nga dokumenti i siguruar nga Gazeta Korrieri, Dusha ka zgjeruar kapitalin e kompanisë nga 330 milionë lekë, në 1 miliard lekë. Ky zgjerim kapitałi ndodh pikërisht në vitin më të mirë financiar të kompanisë!!

Ky është një kapital tmerrësisht i madh për kompanitë e shqiptare edhe nëse kanë të ardhurat e MSSC në pronësi të Dushës. 

Për shembull, Kastrati Group e njërit prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, Shefqet Kastrati, ka një kapital themeltar prej 141 milion lekë, ose rreth 7 herë më të vogël se MSSC e Emiljano Dushës. 

Nuk pagoi kokërr leku tatim, MSSC e biznesmenit Emiljano Dusha i 500-fishoi fitimin në 2023 me tenderët sekret të armëve, ÇFARË fshihet pas

Për referencë, në vitin 2022 Dusha fitoi 112 milionë lekë dhe e ndau dividentin duke e marrë të gjithin si fitim. 

Pse Emiljano Dusha nuk paguan tatim fitimin ?

Akrobacitë me shmangien e taksave dhe detyrimeve tatimore nga biznesmenët pranë ministrave të caktuar të qeverisë janë të njohura, por kjo bëhet përherë me leje nga LART!

Kush ia ka dhënë lejen Dushës?

Është bërë e udhës që biznese të caktuara, pranë qeverisë të shmangin taksat. Megjithatë kompania MSSC e biznesmenitEmiljano Dusha mund të zgjedhë të mos e ndajë fitimin e një viti duke e kaluar atë si pjesë të kapitalit të saj. 

Edhe pse duket qartë se kemi të bëjmë me një akrobaci për të mos paguar tatim fitimin, ligji nuk e ndalon diçka të tillë, të paktën për momentin edhe pse edhe punonjësi më pa eksperiencë i tatimeve i kupton qartë arsyet e veprimit në fjalë.

Problemi nis në momentin kur kjo bëhet pjesë e një skeme mafioze për të mos paguar taksat dhe SPAK duhet të ndërhyjë për të shmangur evazionin fiskal galopant që bëhet nën hundën e tatimeve dhe nën bekimin e qeveritarëve të caktuar ndaj biznesmëneve që kanë shërbyer si blerës votash për Rilindjen. 

Sipas një përllogaritjeve të thjeshtë, Dushaj duhej të paguante rreth 1 milion euro tatim fitim në arkën e shtetit pas dy kontratave të majme të armëve nëse nuk do të bënte akrobacinë në fjalë. 

Emiljano Dusha është paditur në SPAK nga Belind Këlliçi pas zgjedhjeve të vitit 2021 blerje votash në shërbim të Rilindjes, ndërsa rezulton si biznesmeni që ka rrahur Mero Bazen në Gjirokastër. Dushaj rezulton edhe si personi që ka fituar njërin prej tenderëve për blerjen e gazit lotsjellës në shërbim të ministrit Aleksandër Lleshaj, me të cilin shpërndau qytetarët që protestuan kundër qeverisë në vitet 2020-2021. /Gazeta Korrieri

Etiketat: emiljano dushamsscSPAK
Para

Ekzekutimi i Eduart Reçit/ Efektivi i policisë tentoi ta vriste biznesmenin e ndërtimit 5 ditë para krimit 

Pas

Lufta kundër korrupsionit/ Kreu i SPAK: Numër i madh subjektesh në hetim penal për “korrupsion pasiv” 

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

Banesa përfshihet në flakë në Fier, humb jetën i moshuari i paralizuar

27.09.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.