E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Artan Hoxha: Para nga Suel Çela? Po për 21 janarin më pagoi Rama? 

Korrieri nga Korrieri
03.12.2024
në Aktualitet
A A
Artan Hoxha: Para nga Suel Çela? Po për 21 janarin më pagoi Rama? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një nga episodet që përmendet në dosjen e SPAK dhe që ka bërë shumë bujë është emisioni i Blendi Fevziut, ku ju keni nxjerrë foton e Ardjan Çapjas me Edi Ramën. Fillimisht ju nxirrni foton në 6 shkurt 2020 në Opinion dhe pastaj Fevziu ia paraqet Edi Ramës në 13 shkurt, në një emision ku edhe ju ishit i ftuar.  Të ndjekim sinkronin!  Bisedat në SKY ECC përputhen me atë që ndodhi në emision.

Artan Hoxha: I kanë bërë qëllimisht të duken ashtu. Ajo foto, që kam publikuar unë është në 6 shkurt 2020. Operacioni ka filluar në 3 shkurt. Ishte operacion makiazhi, për të treguar që qeveria nuk kishte lidhje me krimin. Paraja e krimit dhe asetet u legalizuan. E di sa probleme do të kenë? Gjyqtarët, prokurorët, që i kanë çertifikuar. Nga e dija unë? E kisha informacionin. Dija që ishte fallco. Kjo foto, ka qenë publike, ka qenë në Instagram. Unë jam marrë me klanin Çapja, nga viti 2005, nuk jam marrë sot. Në 2005, ai Sueli që thonë këta nuk e di ku lunate. Strumbullari i të gjithë grupeve në Elbasan janë Çapjat, kanë sunduar për dy dekada, pa asnjë diskutim. Kanë vrarë oficerë policie. Shefin e qarkullimit të Elbasanit. Kanë vrarë shoqëruesin e Edmond Kosenit. Pse kam qenë në gjurmim? Në shkurt 2016 ndaj Çapjave u organizua një masakër, ishin 14 prej tyre në lokal. Në atë masakër u vranë tre.

Ju i thoni Ramës se jeni kërcënuar nga krimi i organizuar. Ta ndjekim! Sipas bisedave në SKY ky duhet kërcënim i inskenuar nga ju dhe Suel Cela.

Artan Hoxha: Janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti. Nëse e dëgjove në fund, i them këta e kanë buxhetin më të madh se ministria jote e brendshme. Pse duhet të merresha me inskenime unë kur ne jemi kërcënuar realisht nga Çapja. Më kanë ardhur njerëz, analistë, nga Rolling Hills te Kodra e Diellit, më janë futur mik pastaj më kanë thënë do kesh probleme. Ai Çapja e di ku është sot? Në datën 19 prill të vitit 2023, pas denoncimeve të mia, është dënuar me burgim të përjetshëm. Kur kryeministri ka vajtur atje kishin vrarë dy policë. I kam thënë kryeministrit nuk mund të shkosh në një resort, vë në rrezik edhe gardën.

SPAK e paraqet si shërbim që i bëni Suel Celës. I keni shërbyer Celës apo interesit publik? Mundet ti keni shërbyer edhe indirekt atij…

Artan Hoxha: Unë kam njohur të gjithë, di shumë gjëra. Me mua nuk mbarojnë punë kaq kollaj, isha përgatitur për burg. Plumbin e fundit nuk e mbaj për të vrarë veten, nuk mbaroj punë kaq kollaj. Mua më ka ndodhur çdo gjë, nuk kam më frikë asgjë. Vijmë te pyetja, pse duhet të sajoja kërcënim unë? Unë kam këtu shkresë sekrete, ku thuhet Policia kriminale ka marrë info nga shërbim sekret dhe thuhet, i dënuari me burgim të përjtëshëm ka urdhëruar vrasjen e Artan Hoxhës. Është sekret shkresa. Unë kam detyrimin të sqaroj publikun për atë që kam bërë deri sot, për ato denoncime që kam bërë, dhjetëra hetarë kanabis, krimin e oragnizuar. Mafia më e madhe nuk është krimi i organizuar por politika.

Suel Cela dukej i interesuar për lajme të caktuara. Nga sa keni kuptuar ju pse i duhej dalja e informacioneve të caktuara? Ngrenë dhe akuza. Lekë ti ke marrë nga këta?

Artan Hoxha: Unë jam marrë me dosjen Tropoja, e di akuzën, që më kishin paguar ata që ishin masakruar. Kur nxorra 21 janarin, më pagoi Edi Rama. Tani që nxorra këto të Ramës, kush më ka paguar? Sali Berisha? Janë këta spin doktorat që mezi flasin shqip, i thonë lekëve leka, këta i thonë këta. Ke shkrime aty, që thonë e ka paguar Berisha, për të luftuar Bashën. Pra deri ku shkonin. /korrieri

Etiketat: artan hoxha
Para

Artan Hoxha: Më lajmëruan që do më arrestonin, mbase për t’u larguar 

Pas

Këto janë 3 shenjat pa fat të dhjetorit 

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.