E diel, 18 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë eksperiencash mund të shkëmbejë drejtori i MIA-s me satrapin e Azerbajxhanit?

Korrieri nga Korrieri
09.12.2024
në Aktualitet
A A
Çfarë eksperiencash mund të shkëmbejë drejtori i MIA-s me satrapin e Azerbajxhanit?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

nga Gjergj Erebara

Ngjarja është shumë banale dhe ndoshta po e teproj që po merrem me të. Vetëm se vuajtjet e gazetarëve dhe popullit të gjerë, pavarësisht se këto ndodhin në një vend të largët dhe pavarësisht se ne nuk i njohim vuajtësit personalisht, nuk duhet të kalohen pa u vënë re. 

Është fjala për këtë postim të Alteo Hysit, drejtor i Agjencisë për Media dhe Komunikim të kryeministrit Edi Rama, një agjenci e kritikuar gjerësisht si një instrument antidemokratik dhe praktikë antidemokratike e tij, postim në të cilin Hysi njofton se është takuar me “homologun”, drejtorin e një agjencie qeveritare të Azerbajxhanit, një vend diktatorial, i vlerësuar si i tillë nga institucionet më të rëndësishme të lirisë, si Freedom House, një organizatë amerikane e cila financohet në masën më të madhe nga Departamenti i Shtetit. 

Hysi deklaron në statusin e tij se me “homologun” azer ka diskutuar “projektet e përbashkëta” dhe “shkëmbimin e eksperiencave”. 

Azerbajxhani është një diktaturë ndërsa “homologu” azer i Hysit është një nga satrapët e diktatorit, i cili e mban pushtetin që nga viti 2003 pasi e trashëgoi nga i ati. Këtë nuk e them unë, e thotë Freedom House. Organizata e konsideron Azerbajxhanin si një “regjim autoritar i konsoliduar, një vend jo i lirë në të cilin trafiku i internetit është i kontrolluar.”

Për më tepër, thotë raporti, Azerbajxhani ka miratuar në vitin 2017 një ligj që i jep të drejtë qeverisë të mbyllë aksesin në faqe interneti pa urdhër gjykate, siç kishte dëshirë ta bënte Rama në Shqipëri. Azerbajxhani është vendi ku gazetarët arrestohen dhe burgosen, nën akuza të stiaura. Një gazetar raportoi se ishte thirrur për t’u marrë në pyetje pas disa deklaratave të tij në median sociale dhe hetuesit e kishin kërcënuar se do ta përdhunonin. Dhe një ligj i vitit 2022, e bën gazetarinë një profesion me licencë nga qeveria. Institucioni që jep licencat, është Agjencia e Zhvillimit të Medias, dhe kjo agjenci është ajo, kreut të së cilës, Hysi i referohet si “kolegu”. 

Hysi me të drejtë duhet të shkojë deri në Azerbajxhanpër të gjetur ndonjë “koleg” sepse institucioni i tij nuk ka asnjë institucion homolog në asnjë vend demokratik. Ai nuk mund të shkojë, fjala vjen, në Itali, Francë, Gjermani, Angli, Shtetet e Bashkuara e në vende të tjera demokratike për të gjetur ndonjë zyrë shteti e cila kontrollon internetin, mbikëqyr gazetarinë dhe burgos gazetarët. Dhe t’i shtrëngosh dorën një dhunuesi, e ta quash atë “homolog”, kjo me të vërtetë tregon shumë për banalitetin e së keqes.

Para

Dosja në SPAK / BKT , Raiffeisen Bank dhe Pro Credit Bank, tre bankat në aferën e vjedhjes 40 mln euro, BSH bën sehir

Pas

Në përgjim prej 6-muajsh/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, kapet kokainë me vlerë 270 mijë euro 

Nga Kategoria

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor
Aktualitet

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

17.10.2026
10.4k
Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!
Aktualitet

Doktoresha Silvana Shametaj Ruli, letër ministres së Shëndetësisë: Mjeku nuk mund të jetë kurrë zgjatim i forcës policore!

17.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

17.10.2026
10.4k
Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve
Aktualitet

Skenë lufte pranë Kryeministrisë, përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve

17.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.4k
“Tigrat” vijojnë të “kullufisin” para,

Tigrat, krimi vazhdon/ KESH do të paguajë 25.5 mijë euro në ditë për mirëmbajtjen e anijeve në dy vitet e ardhshme

12.10.2026
10.4k
Rama mbledh deputetët e PS të mërkurën, pas “kryengritjes” dhe tensioneve për reformën territoriale

Rama mbledh deputetët e PS të mërkurën, pas “kryengritjes” dhe tensioneve për reformën territoriale

11.10.2026
10.4k
PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

14.10.2026
10.4k
8 orë përballje me policinë, zbardhet bilanci i protestës së studentëve

Media greke komenton protestat në Shqipëri: Tirana prej tre ditësh është kthyer në fushëbetejë

15.10.2026
10.4k
19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

14.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

Protestat në Shqipëri, reagon Berlini: Qeveria shqiptare duhet të…

16.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

Ervin Demo reagon për herë të dytë, paralajmëron masa për dhunën në protestë. Ministri po ia lë në derë policisë përgjegjësinë e Skënder Hitajt?

14.10.2026
10.4k
Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

Edi Rama ua ka dorëzuar qytetin dhe pushtetin protestuesve, duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët dhe biznesin

15.10.2026
10.4k
Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

Spiropali i kërkon Ramës të mbledhë strukturat e PS dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme

16.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.