E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga “Raum” në “The One”, kullat që po transformojnë ish-Bllokun, në skenë vëllezërit e famshëm Alban , Olsi dhe Andi Efthimi

Korrieri nga Korrieri
09.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Nga “Raum” në “The One”, kullat që po transformojnë ish-Bllokun, në skenë vëllezërit e famshëm Alban , Olsi  dhe Andi Efthimi
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga “Raum” në “The One”, kullat që po transformojnë ish-Bllokun, në skenë vëllezërit e famshëm Alban , Olsi dhe Andi Efthimi

Ish-Blloku, dikur zona më popullore për lokalet dhe jetën e natës, po transformohet në një hapësirë të dominuar nga kullat. Një prej tyre është “The One”, një 10-katësh i projektuar “jo për të gjithë” me çmimin që kapërcen €4,500 për metër katror. Ky transformim urban po ridimensionon të ardhmen e zonës, duke ngjallur diskutim jo vetëm mbi burimin e parave, por edhe zhdukjen e kujtesës historike dhe ndikimet sociale.

“The One” po ndërtohet në kryqëzimin e rrugëve “Vaso Pasha” dhe “Brigada VIII”, zona më e lakmuar e ish-Bllokut. Me leje të siguruar nga qeveria në mars 2022, ndërtesa po zhvillohet nga kompanitë “Texas Development” dhe “Daton” të zotëruar nga vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi), si dhe Arjan (Orion) Cenalla.

Vëllezërit Eftimi zotërojnë gjithashtu studion “Atelier 4”, e cila ka projektuar “The One” dhe të paktën tre kulla të tjera në ish-Bllok: 9-katëshi te “Rruga Moskat” dhe dy 11-katëshit te “Rruga Nikolla Tupe” dhe “Sami Frashëri”.

Nga “Raum” në “The One”, kullat që po transformojnë ish-Bllokun, në skenë vëllezërit e famshëm Alban , Olsi dhe Andi Efthimi

E konceptuar për “banim dhe shërbime”, ndërtesa përmban elemente arkitektonike moderne që ndjekin një filozofi të “dualitetit gjeometrik”, duke reflektuar stilin e aplikuar më parë në ndërtesën seli qendrore të një banke në kryqëzimin tjetër, ndërtesë e projektuar gjithashtu – si studio lokale – nga “Atelier 4” (2007-2016).

Në dekadën e fundit, të paktën dhjetë kulla kanë ndryshuar rrënjësisht karakteristikat e zonës së ish-Bllokut, duke zëvendësuar vilat, që me ndryshimin e regjimit u kthyen në lokale të njohura. Projekti “The One” po zë vendin e një ndërtese trekatëshe ku më parë gjendeshin lokalet “Raum” dhe “Tribeca” vende mjaft të frekuentuara të jetës së natës në Tiranë.

Projekti po ndjek kështu modelin e rëndomtë të zhvillimit që favorizon ndërtimin ekskluziv dhe vertikal. Nga një zonë rezidenciale me funksion kryesor banimin apo rekreacionin, ish-Blloku po kthehet në qendër urbane luksoze me përqendrim të lartë zyrash dhe shërbimesh duke ngritur shqetësim për trafikun dhe mungesën e hapësirave publike.

Në këtë transformim, “The One” qëndron si shembull i përqendrimit të projekteve luksoze, ku shtrenjtësia dhe pamundësia për të aksesuar këto hapësira nga pjesa më e madhe e qytetarëve do të thellojë më tej ndarjet sociale.

Zanafilla nga një studio projektimi

“Atelier 4” është një nga studiot më të njohura në projektimin e ndërtesave publike dhe private në Shqipëri.

Studioja u hap zyrtarisht në vitin 2003 nga familja Eftimi, e njohur për kontributet akademike në hidro-gjeologji, urbanistikë dhe arkitekturë të çiftit Romeo dhe Tamara Gjoka-Eftimi, kjo e fundit ish-rektore e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT, 1997-2003).

Që në nisje, partner i tyre ishte Altin Premti, një ish-student i UPT-së, mik me djemtë e familjes. Më i madhi, Albani, i specializuar në Francë dhe Itali, iu bashkua grupit pas një përvoje në krye të departamentit të Urbanistikës gjatë mandatit të parë të Edi Ramës në drejtimin e Bashkisë Tiranë (2000-2011).

Kontakti me atë që më pas u bë politikani më i pushtetshëm në 25 vitet e fundit dhe ekspertiza e fortë që garantonin akademikët Romeo dhe Tamara Eftimi i dha rrugë suksesit të studios “Atelier 4” që falë edhe bashkëpunimeve me studio të huaja, ofroi studime dhe projektime të shumta.

Pas 20 vitesh në treg emri “Atelier 4” lidhet me dhjetëra projekte publike dhe private si rezidenca, vila, resorte, por edhe kopshte, shkolla, spitale, apo projekte madhore si aeroporte dhe stadiume.

Në portofolin e saj radhiten projektet restauruese si: TID Vlora, Hotel Dajti, Muzeu Etnografik i Krujës dhe Mozaiku i Muzeut Kombëtar.

“Atelier 4” rezulton projektuese e spitaleve të Pediatrisë, Urgjencës dhe Kardiologjisë në QSUT, gjithashtu spitalit të Laçit, Fierit dhe Krujës. Ngjashëm si studio lokale e projekteve të stadiumit Loro Boriçi, apo Elbasan Arena apo dhe Aeroportit të Kukësit.

Por ndër projektet më të përfolura janë Pazari i Ri, ArTurbina, Teatri i Operas dhe Baletit dhe Selia Qendrore e Bankës Credins.

Paralelisht “Atelier 4” ka gëzuar bashkëpunime me studio ndërkombëtare si Bolles+Wilson te kulla pas 15-katëshit në qendër, 51N4E te Hotel Plaza gjithashtu në qendër, Coop Himmelb(I)au në dy kullat 21-22 katëshe që pritet të ndërtohen në Vlorë dhe së fundmi me NOA Architects në konceptin e një kulle paraqitur si “fshati vertikal” parashikuar për t’u ngritur në Komunën e Parisit.

Nga projektues në investitorë ndërtimi

Vëllezërit Eftimi po kthehen në “lojtarë të fortë” të sektorit të ndërtimit duke e kthyer në cikël të mbyllur sipërmarrjen e tyre të arkitekturës pasi prej vitit 2019 ata janë edhe investitorë ndërtimi. Kryesori në sipërmarrje duket të jetë Albani.

Në janar 2019 Alban Eftimi themeloi “Texas Development” dhe një vit më vonë e ndau sipërmarrjen me vëllezërit Olsi dhe Andi. Paralelisht riorganizoi portofolin e biznesit duke kaluar kuotat e tij në “Atelier 4” (60%) dhe “Texas Development” (80%) nën ombrellën e “Zurich Investment Group” themeluar në vitin 2021.

Bashkë me Altin Premtin – ortak në “Atelier 4”, – grupi rezulton në marrëdhënie biznesi me Armand Metanin dhe Orion Cenallën në “Futuris Gen”, “Oreo & Tony” dhe “Daton”.

Përveç studios “Atelier 4” të gjitha kompanitë e vëllezërve Eftimi rezultojnë me humbje. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar të vijojnë biznesin si ndërtues, pasi sektori operon kryesisht me parablerje – e ashtuquajtura shitje në ajër, – nën-kontraktim dhe kliring punimesh.

Në të vetmin bilanc të deklaruar (viti 2022), “Texas Development” deklaron rreth €170 mijë humbje dhe rreth €8.3 milionë kapital nga huamarrje apo parapagime porosish.

Projekti “The One” në ish-Bllok është projekti i gjashtë që “Texas Development” dhe partnerët e tij po zhvillojnë aktualisht, ndërsa mbeten në pritje të lejeve për të zhvilluar edhe tre projekte të tjera.

Projektet në zhvillim nga “Texas Development” dhe partnerët:

  • Rosé Residence – pallat 9-katësh “Rruga Emin Duraku”
  • South Residence – pallat 9-katësh “Rruga Gjik Kuqali”
  • Galeria Roma – pallat 9-katësh “Rruga Kavajës”
  • Lake Diamond Villas & Residences – bllok rezidencial vilash, “Rruga Mustafa Xhabrahimi” (Liqeni i Thatë)
  • The One – pallat 10-katësh “Rruga Vaso Pasha”
  • Unico Residence – pallat 11-katësh “Rruga Nikolla Tupe”

Projektet në pritje nga “Texas Development”:

  • Puzzle Tower – kullë 19-katëshe “Rruga Medar Shtylla”
  • Lake Diamond Tower – kullë 28 katëshe “Rruga Kristo Luarasi”
  • Aquazzura Tower – ende pa detaje, reklamuar si “kulla e parë në jug të Shqipërisë” (Vlorë)

citizens.al

Para

Vrasja m*kabre e Alba Cenkos/ Flet e afërmja e viktimës çfarë i tha Kastriot Cenko motrës së gruas: Ajo pr*stituta iku me dëshirë dhe… 

Pas

Altin Dumani nderohet si kampion i kundër korrupsionit nga sekretari i shtetit Antony Blinken

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.