E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Greqia në alarm, xhihadistët mund të kalojnë pa problem në vend

Korrieri nga Korrieri
11.12.2024
në Aktualitet
A A
Greqia në alarm, xhihadistët mund të kalojnë pa problem në vend
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Xhihadistë me pasaporta të rregullta mund të kalojnë nëpër Greqi. Masa ekstreme sigurie në portet dhe aeroportet e vendit.

Shërbimet sekrete greke janë vënë në alarm të kuq mbas informacioneve të marra në rrugë operative se anëtarë të organizatave islamike që tashmë morën kontrollin e pushtetit në Siri, mund të përdorin infrastrukturën shtetërore siriane për tu pajisur me pasaporta të rregullta dhe të udhëtojnë drejtë vendeve të Europës.

Jjanë dhënë urdhra dhe direktiva të qarta në pikat hyrëse të vendit, porte dhe aeroporte për verifikimin dhe ndalimin e çdo personi të dyshuar.

Sipas informacione bëhet fjalë për seri të caktuara të pasaportave biometrike siriane të cilat kanë rënë prej muajsh në dorë të grupeve radikale, madje besohet se lideri i xhihadistëve sirianë Al Xhuliani ka përdorur disa herë aeroportet greke për të udhëtuar drejtë Belgjikës dhe vendeve të tjera europiane.

Dyshimet  për aktivitetin e grupeve radikale janë shtuar edhe prej informacioneve të Europol, të cilat bëjnë fjalë për tentativa të organizatave radikale për t’u riformatuar ose për shtimin e radhëve të tyre mes emigrantëve që mbërrijnë në ishujt grekë.

Europol ka paralajmëruar se këto organizata financohen kryesisht prej trafikut të drogës, armëve dhe emigrantëve klandestinë, ndërsa degët e tyre janë përhapur edhe në shumë vende të Europës.

Ndërkohë autoritet greke gjatë orëve të paradites të së mërkurës së 11 dhjetorit do të vendosin për pezullimin e kërkesave për azil të më shumë se 3500 shtetasve sirianë që jetojnë në vend.

Vendimi është marrë prej kryeministrit Mitsotakis dhe do të marrë edhe formalisht vulën e këshillit të sigurisë kombëtare që mblidhet urgjentisht mesditën e së mërkurës. Në këtë mënyrë u jepet mundësia gjithë shtetasve sirianë të përndjekur nga regjimi i al-Assad, të kthehen të lirë në vendin e tyre, thanë burimet.

Gjatë orëve në vazhdim do të dërgohet në drejtoritë e rajonale të kufirit edhe urdhri për kontrolle të rrepta edhe të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të regjimit al-Assad të cilët gjatë ditëve të fundit kanë zgjedhur Greqinë për t’u tranzituar drejt vendeve europiane dhe SHBA-ve.

Mësohet se ndaj këtyre zyrtareve do të aplikohen kontrolle të rrepta kufitare dhe doganore ndërsa gjatë ditëve dhe orëve në vazhdim do të urdhërohet identifikimi dhe inventarizimi i pronave dhe llogarive bankare në territorin e Greqisë  të ish-zyrtarëve të lartë të regjimit të al-Assad.

Vlen të përmendet se Athina ka ndaluar çdo kontakt me qeverinë e al-Assad që në vitin 2012 dhe largoi si “non-grata” ambasadorin sirian në Greqi në atë periudhë, pasi më parë njohu opozitën e atëhershme si përfaqësuese të vetëm të Sirisë. /tch

Para

“Si më nisën dyshimet”, vrasja e 33-vjeçarit në Durrës, flet babai: Autori më erdhi në varrim, por më pa shtrembër kur i kërkova…

Pas

DETAJET/ Sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 1 milion euro të Redjan Rrajas dhe Kejvina Kthellës

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.