Deri më tani nuk kishim dëgjuar kurrë që një socialist të kërkojë nga SPAK të hetojë oligarkët. Afërmendsh, sepse oligarkët janë të lidhur me pushtetin aktual.
Madje ata janë kryesorët ku shpërndahen paratë publike, tenderë, koncensione, PPP e të tjera qoka.
Mirëpo, sa herë që i duhet të flasë, Kryeministri Rama i merr në mbrojtje dhe legjitimon çdo marrëdhënie me ta.
Por, socialisti Petro Koci, i ftuar në ”Të Pashoq” trondit Ramën me deklaratën, ku i kërkon SPAK-ut të hetojë oligarkët.
Si e vlerësoni punën e deritanishme të SPAK?
”Unë e quaj shumë të suksesshme, domethënë ka krijuar rezultate të cilat ishin të paimagjinueshme më parë.
Për SPAK nuk ka më njeri te paprekshëm. Unë mendoj që duhet bërë më shumë ndaj oligarkëve, pak është bërë në këtë drejtim. Ka nevojë për më shumë”.
Oligarkët tuaj janë, pushteti ja jep tenderët…
”Oligarkët nuk është se janë patjetër produkt i tenderave. Unë mendoj që në momentin që e do kemi edhe oligarkë në bankën e të akuzuarve do jetë një lajm shumë i mirë. Rezultati i deritanishëm për mua është shumë i mirë. E kam thënë disa herë deri tani”.
Deklaratë e fortë kjo që nuk e kam dëgjuar nga socialistët…
”Ajo që ke dëgjuar është që ne mbështesim drejtësinë e re. Kjo është më e rëndësishme sesa përzgjedhja e vetëm një kategorie të caktuar”. /korrieri














