E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpërthimi në Hagë/ Mes 6 viktimave edhe një shqiptar, flet e shoqja: Dua të di të vërtetën! 

Korrieri nga Korrieri
12.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Shpërthimi në Hagë/ Mes 6 viktimave edhe një shqiptar, flet e shoqja: Dua të di të vërtetën! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

HAGË- Një nga gjashtë personat e gjetur të vdekur pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e pjesshme të një pallati në Hagë pak ditë më parë, është identifikuar nga familjarët e tij. Viktima është Vikel Kamberaj, një inxhinier ndërtimi me kombësi greke dhe shqiptare, i cili jetonte në Holandë prej më shumë se 2 vitesh.

44-vjeçari ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, një djalë 7 muajsh , një vajzë 6 vjeç dhe një djalë 10 vjeç.

“Humbja e 44-vjeçarit, i cili ishte aq i emocionuar për ndërtimin e një jete të re në Holandë, ishte shkatërruese për miqtë dhe familjen,”- tha gruaja e tij, Maria Apostolaki për “NL Times“.

“Si mund të ndodhë kjo?,”– shtoi ajo pa mundur që t’i mbante lotët, ndërsa po ndiqte nga shtëpia e tyre në Athinë, hap pas hapi lajmet për fatkeqësinë që sapo kishte ndodhur në Hagë.

Gjatë gjithë kohës, fëmijët e pyesnin “nëse babai i tyre ishte gjallë” dhe pse nuk mund ta telefononin. E shqetësuar, Apostolaki tha se ndihej e pafuqishme dhe nuk dinte çfarë t’u thoshte. Ankthi i saj u shtua pasi autoritetet holandeze nuk i jepnin të dhëna, teksa kërkimet në rrënoja vazhdonin.

Shpërthimi në Hagë/ Mes 6 viktimave edhe një shqiptar, flet

VENDI KU NDODHI SHPËRTHIMI

U deshën dy ditë e gjysmë për të konfirmuar vdekjen e Kamberajt.

Shpërthimet u raportuan fillimisht rreth orës 6:15 të mëngjesit të së shtunës dhe zjarrfikësit punuan për orë të tëra duke u përpjekur për të luftuar flakët ndërsa muret e ndërtesës u shembën. Nga pasditja e vonë e së shtunës deri në mëngjesin e hershëm të së hënës, u gjetën trupat e gjashtë personave, përfshirë dy prindër dhe vajzën e tyre 17-vjeçare. Vëllai 8-vjeçar i vajzës ka shpëtuar. Vetëm të hënën në mbrëmje Maria Apostolaki mësoi se bashkëshorti i saj nuk konsiderohej më i zhdukur dhe se ai ishte një nga viktimat e ngjarjes. Ai u identifikua pasi një anëtar i familjes i dha një mostër të ADN-së autoriteteve holandeze që hetonin fatkeqësinë.

Ai shkoi në Holandë dy vjet më parë, pasi u kontaktua për një punë të re. Inxhinieri ishte i emocionuar për mundësinë e ndërtimit të një jete më të mirë për familjen e tij nga Hagë, pas një periudhe të vështirë gjatë krizës financiare në Greqi dhe pas pandemisë së koronavirusit.

“Ne po mendonim të shkonim atje të gjithë së bashku për një jetë më të mirë, për shkolla më të mira, sepse atje nuk ka dhunë. E megjithatë, ne jetuam në Greqi për kaq shumë vite dhe asgjë nuk ndodhi. Është shumë ironike,”- tha gruaja e viktimës.

Të dy u takuan më shumë se dy dekada më parë në universitet. Kamberaj ishte një shtetas grek dhe shqiptar, i cili jetoi në Greqi nga mosha 7-vjeçare derisa u transferua në Hagë. Maria ka lindur në Gjermani nga prindër grekë dhe gjithashtu ka jetuar në Greqi si fëmijë.

“Ai ishte i dashuruar me Holandën. Atij i pëlqente gjithçka. Ai po përpiqej të më bënte të shkoja atje, por për disa arsye nuk doja të shkoja”.

Maria Apostolaki e kupton tashmë se do t’i duhet të vazhdojë jetën pa bashkëshortin e saj dhe përpiqet të qëndrojë në mbështetje të fëmijëve të saj, edhe pse situata është kaq e papritur për të gjithë.

“Shpresoj që drejtësia të triumfojë dhe të zbulojmë se kush ia bëri këtë familjes tonë,”- tha ajo.

Hetimi penal për shpërthimin dhe shembjen e godinës ende vijon. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë çdo lidhje mes ngjarjes tragjike dhe një automjeti të dyshimtë që u largua nga vendi i ngjarjes të shtunën.

Pavarësisht kësaj, Maria thotë: Nuk kam urrejtje për askënd. Unë vetëm dua të di të vërtetën. Fëmijët e mi meritojnë të dinë se çfarë ka ndodhur me babain e tyre./korrieri

Para

Gara për Shef Komisariati, del lista e pikëve për secilin kandidat

Pas

Sundimi i al-Assad! “Pilulat xhihadiste” droguan mijëra ushtarë, depot në duart e rebelëve

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.