E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Dua të bashkohem me prindërit’/ Fëmijët jetimë në prag të festave të fundvitit 

Korrieri nga Korrieri
24.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
‘Dua të bashkohem me prindërit’/ Fëmijët jetimë në prag të festave të fundvitit 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në Shqipëri, edhe këtë fundviti një numër jo i vogël i familjeve dhe të miturve vazhdojnë të përballen me probleme ekonomike dhe sociale. Mes tyre janë edhe jetimët dhe fëmijët e braktisur. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, në institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror në Shqipëri strehohen 481 fëmijë jetim, ndërkohë që numri i jetimëve, sipas shoqatës kombëtare të jetimëve, është rreth 21 mijë.

Ndryshe nga atmosfera e zhurmshme festive në qendrën e qytetit të Shkodrës, afër periferisë, në Shtëpinë e Fëmijëve 6 deri në 15 vjeç, atmosfera është më e qetë, në pritje të shoqatave, biznesmenëve apo qytetarëve që, thotë punonjësja sociale e kësaj shtëpie, si çdo vit, sjellin dhurata për fëmijët jetim të kësaj shtëpie, e cila është një nga më të vjetrat në Shqipëri.

“Aktualisht kemi 29 fëmijë rezidentë. Fëmijët vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, kryesisht janë fëmijë jetim social, që do të thotë se vijnë nga familje me probleme social-ekonomike. Këtë fundiviti ne po përgatitemi që fëmijët ta kalojnë sa më gëzueshëm, sa më të lumtur dhe t’ua plotësojmë sa të jetë e mundur boshllëkun e madh që kanë, familjen e tyre biologjike”, tregon ajo.

Mes femijëve të Shtëpisë së Fëmijëve 6-15 vjeç në Shkodër është edhe Asllani 9-të vjeçar, një jetim social që vjen nga qendra e Shqipërisë.

“Jam shumë i lumtur për këtë vit. Dëshiroj që të gjithë fëmijët të jenë të lumtur në këtë fundviti dhe uroj që të gjithë fëmijëve t’u plotësohen dëshirat”, thotë ai.

Ashtu si të gjithë fëmijët jetim, dëshira më e madhe e Asllanit është që të bashkohet me prindërit e tij.

“Dëshira ime më e madhe për këtë Vit të Ri është që të jem me familjen dhe të ndihmoj familjen për çdo gjë që të ketë nevojë”.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në institucionet rezidenciale, publike dhe jopublike në Shqipëri, strehohen 481 fëmijë jetim. Ndërsa, vetëm gjatë 5 viteve, nga 2019 deri në 2023, janë shpallur të braktisur me vendim gjykate 118 fëmijë. Në Shqipëri janë ngritur 79 qendra rezidenciale të përkujdesit social për fëmijët dhe të moshuarit, pjesa më e madhe në Shkodër dhe Tiranë.

Shtëpia e Fëmijëve në Shkodër është njëra prej tyre. Mësuesja Aurora Piroviç thotë se 21 nga 29 fëmijët e kësaj qendre mësojnë në shkollën “Salo Halili” të qytetit. Me nismën e tyre nxënësit kanë përgatitur një kalendar dhe, të ardhurat nga shitja e tyre, ata po ia dhurojnë fëmijëve jetim.

“Mbështetjen këta fëmijë e kanë jo vetëm nga mësuesit dhe prindërit që janë pjesë e komunitetit të shkollës tonë, por edhe nga vetë bizneset dhe qytetarët jo vetëm të Shkodrës, Tiranës, Prishtinës, kudo ku ne i kemi shitur kalendarët e përgatitur nga nxënësit. Besoj se edhe në të ardhmen do të kemi projekte, jo vetëm për gjithëpërfshirjen e fëmijëve, por edhe në mbështetje të kauzës së fëmijëve jetim”, tregon ajo.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri, 21 mijë fëmijë të moshës deri në 16 vjeç janë jetim biologjik ose jetim social. 7500 prej tyre kanë vetëm njërin prej prindërve, ndërsa 1150 nuk i kanë të dy prindërit. Problemet sociale, si emigracioni, divorcet, kriminaliteti, papunësia dhe varfëria, kanë rritur numrin e jetimëve social, të cilët prindërit detyrohen t’i dërgojnë në qendrat e përkujdesjes shoqërore./VOA

Para

Tensione mes Jonida Maliqit dhe Elvana Gjatës? Mimikat e këngëtareve “ndezin” rrjetin 

Pas

‘Dimër i egër’, meteorologia zbulon se çfarë na pret në muajt e ardhshëm! 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.