E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Ngjarja historike që zhvillohet njëherë në 25 vjet/ Papa Françesku hap “Derën e Shenjtë” për të përuruar Jubileun e Shpresës 2025 

Korrieri nga Korrieri
25.12.2024
në Botë
A A
Ngjarja historike që zhvillohet njëherë në 25 vjet/ Papa Françesku hap “Derën e Shenjtë” për të përuruar Jubileun e Shpresës 2025 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në lutjen tradicionale për Krishtlindje, Papa Françesku apeloi për paqe, përkushtim dhe angazhim.

Në këtë festë ai hapi edhe Portën e Shenjtë në Vatikan, që simbolizon se viti 2025 do të jetë “vit i shenjtë”.

Jubileu, një ngjarje historike që zhvillohet çdo 25 vjet, do të përfundojë me mbylljen e Derës së Shenjtë më 6 janar 2025, në “Solemnitetin e Epifanisë së Zotit”.

Origjina e zakonit shkon tek Papa Martin V, i cili, për Jubileun e Jashtëzakonshëm në 1423, hapi një derë të shenjtë për të hyrë në Bazilikën Laterane në Romë.

Në Bazilikën e Shën Pjetrit, kjo traditë filloi për herë të parë për jubileun e vitit 1450.

Sipas traditës biblike, viti jubilar është një vit i veçantë i faljes së mëkateve, borxheve dhe faljes universale

Papa mori pjesë edhe personalisht në lutjet festive, ndonëse është i ftohur dhe me shëndet jo të mirë. Lutja ishte në shenjë të “Portës së Shenjtë”, me të cilën shënohet hapja e një “viti të shenjtë”, që përshkon me shumë shpresa për paqe në botë dhe për një jetë më të mirë për të gjithë.

“Kjo është nata kur shpresojmë të hapen portat e shpresës, bekimit dhe mëshirës. Kjo është nata kur Zoti i thotë secilit: Edhe për ty ka shpresë!”

Shpresa dhe falja, pajtimi dhe raporti i ri ndaj Zotit – këto janë simbolikat e “vitit të shenjtë”. Por shpresa për Papën do të thotë edhe më shumë: “Shpresa e krishterë nuk është një fund i lumtur për një fillim, është premtimi i Zotit që do të gjejmë mbështetje në këtë botë që vuan dhe rënkon. Prandaj ajo na bën thirrje që të nxitojmë, të mos vazhdojmë rutinën e zakonshme, të mos qëndrojmë në mediokritet dhe përtaci por të marrim guximin t’i ndryshojmë gjërat.”

Viti i shpresës

“Viti i Shenjtë është një kohë shprese”, tha Papa. Ne duhet të bëhemi, sipas tij, pelegrinët në kërkim të së vërtetës, ëndrrimtarë që nuk lodhen kurrë, burra dhe gra që jetojnë me shpresën dhe punojnë për vendosjen e paqes dhe drejtësisë. Papa tha se “duhet të angazhohemi për ta transformuar botën, e cila është e shtrembëruar nga logjika e fitimit…”

Lutjet në Vatikan dhe Romë kaluan nën masa të forta sigurie. Në meshën me Papën në Bazilikën e Shën Pjetrit ishin mbledhur disa mijëra njerëz, ndërsa jashtë në sheshin e Shën Pjetrit ishin edhe rreth 25,000 njerëz. Ndërsa pika kulmore ishte bekimi i Papës në mesazhin e tij tradicional në shumë gjuhë Urbi et Orbi.

Para

Histori shqiptare: Pastruesi i 11 milionë eurove fitoi tender nga SPAK dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave

Pas

Mafia style, bomba me dron në ballkon ishte për Benard Sinomatin, u tentua ekzekutimi me snajper në janar, por i vranë nipin

Nga Kategoria

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?
Botë

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP
Aktualitet

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën
Botë

“Mund të keni fatin e Rumanisë” – Greqia mohon kërcënimet nga ambasadorja amerikane që takoi dhe Ramën

29.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.