E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Zjarret në Los Angeles, shkon në 11 numri i viktimave, shkaktohen mbi 150 miliardë dollarë dëme

Korrieri nga Korrieri
11.01.2025
në Botë, Slider
A A
Zjarret në Los Angeles, shkon në 11 numri i viktimave, shkaktohen mbi 150 miliardë dollarë dëme
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prej 5 ditësh Los Angeles është i pushtuar nga zjarret, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 11. Erërat e shkaktuata nga uragani u lehtësuan, por protestat dhe kritikat janë rritur në vend. Përveç 11 personave që humbën jetën nga zjarret, të gjitha periferitë e qytetit të dytë më të madh në SHBA pësuan dëme të mëdha, më shumë se 10,000 ndërtesa u shkatërruan nga zjarri, si dhe më shumë se 140,000 hektarë bimësi. Kostoja e katastrofës tashmë vlerësohet në mbi 135-150 miliardë dollarë. Presidenti demokrat në largim Joe Biden e krahasoi situatën në metropolin kalifornian me një “skenë lufte”, duke thënë se Los Anxhelosi duket sikur është “bombarduar”. Zjarri i madh ka djegur më shumë se 80,000 hektarë në bregun e Malibu dhe në periferi të lartë të Pacific Palisades, ku departamenti i zjarrfikësve tha se kishte filluar ta vinte zjarrin nën kontroll. Era u lehtësua dje, duke lejuar zjarrfikësit të bëjnë përparim në përpjekjet për të kontrolluar frontet aktive të zjarrit, kryesoret janë pesë.

Të enjten, një zjarr i ri shpërtheu në veri të zjarrit kryesor në Pacific Palisades, pranë periferisë së Hidden Hills, shtëpia e disa multimilionerëve dhe të famshëmve. Në pjesën më të madhe, ajo ishte e kontrolluar. Situata “është ende shumë e rrezikshme”, paralajmëroi dje Diane Crisëell nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Fatkeqësive (FEMA).

“Erërat u dobësuan sot, por sapo mora një raport të ri të motit, ato do të forcohen përsëri në ditët në vijim”, shpjegoi ajo pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Në sektorë të ndryshëm të metropolit të përhapur të Kalifornisë, qindra mijëra njerëzve iu tha të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Një shtetrrethimi u vendos dje nga ora 18:00 deri në 06:00 (me orën lokale) në zonat e Pacific Palisades dhe Altadena, për të parandaluar plaçkitjet në vend, pasi qytetarët u urdhëruan të evakuoheshin. Garda Kombëtare lajmëroi se ka arrestuar 20 persona, të cilët qëndrojnë pas disa grabitjeve. Para këtij vendimi, banorët nuk largoheshin nga shtëpitë e tyre për të ruajtur lagjen. Ndërsa është ende herët për të bërë vlerësime të sigurta për shkaqet e zjarreve, kritikat po shtohen, veçanërisht për nivelin e përgatitjes dhe reagimin e autoriteteve.

Guvernatori i Kalifornisë, demokrati Gavin Neësom kërkoi dje një “shqyrtim të pavarur dhe të plotë” të shërbimeve të shpërndarjes së ujit të qytetit. Ai kritikoi veçanërisht mungesën e furnizimit me ujë në mes të zjarreve, sidomos në orët dhe ditët e para. “Duhen përgjigje, për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur”, tha ai në një letër të hapur.

Shefja e Zjarrfikësve, Christine Croëley, nga ana e saj, tha për KTTV, pjesë e Rrjetit Kombëtar Fox Neës, se departamenti i saj po përballet me mungesë “personeli, burimesh dhe fondesh”, duke akuzuar qytetin për braktisjen e zjarrfikësve. Croëley tha në një intervistë tjetër për CNN, se ajo u është ankuar vazhdimisht zyrtarëve për buxhetin prej 17 milionë dollarësh dhe se departamenti i zjarrfikësve nuk ka personel.

Përforcimet e dërguara do të ndihmojnë, por në të ardhmen zjarrfikësja do të ketë nevojë për fonde dhe mbështetje, shtoi ajo.

Amerikanëve iu është kërkuar të kursejnë ujin, pasi rezervuarët që furnizojnë hidrantët dhe pompat e zjarrit janë zbrazur për shkak të flakëve. Në të njëjtën kohë, Shërbimi Federal i Aviacionit Civil (FAA) njoftoi se po kryen një hetim për incidentin në të cilin një dron shkaktoi një vrimë në krahun e një avioni zjarrfikës.

Zjarret në Los Anxhelos mund të rezultojnë të jenë më të kushtueshmet në histori. AccuWeather vlerëson se dëmet do të kenë një vlerë që varion nga 135 deri në 150 miliardë dollarë. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka përhapur pretendime të rreme përmes Truth Social, duke pretenduar se Kalifornia po vuan nga mungesa e ujit për shkak të politikave të demokratëve për mbrojtjen e mjedisit, të cilat ai thotë se po harxhojnë ujin për të shpëtuar “peshqit e padobishëm”. Ai nuk ka reshtur së kërkuari që guvernatori i Kalifornisë Neësom të japë dorëheqjen.

Presidenti në largim Biden, nga ana e tij, tha se “shumë demagogë” po përpiqen të përfitojnë nga dezinformatat rreth katastrofës. Erërat e ngrohta dhe të thata, të njohura si erërat e Santa Ana, janë të zakonshme gjatë dimrit të Kalifornisë. Por këtë javë intensiteti i tyre ishte më i larti që nga viti 2011, sipas parashikuesve.

Ky është një makth i vërtetë për zjarrfikësit, pasi Kalifornia, pas dy vitesh mjaft me shi, tani po vuan nga një dimër jashtëzakonisht i thatë, praktikisht pa shi për tetë muaj. Shkencëtarët shpesh paralajmërojnë se ndryshimet klimatike do të bëjnë gjithnjë e më të shpeshta dukuritë meteorologjike të karakterizuara si ekstreme, do të shumëfishojnë të ashtuquajturat fatkeqësi natyrore./korrieri

Para

Ngjarja në Astir / Zbulohen emrat e pesë të kërkuarve, në pyetje merren tre vajza

Pas

Iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje, kryepeshkopi Janullatos vijon të mbetet në intubim

Nga Kategoria

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror
Aktualitet

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.