E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

U qëllua me armë nga i dashuri i gruas në sy të djalit të tyre 9-vjeçar, flet vëllai: La ish-burrin të shtrirë të tokë duke e ditur të vdekur!

Korrieri nga Korrieri
13.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas në sy të djalit të tyre 9-vjeçar, flet vëllai: La ish-burrin të shtrirë të tokë duke e ditur të vdekur!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vëllai i 40-vjeçarit Gledian Hoxhallari, i cili u plagos me armë zjarri nga i dashuri i gruas së tij, është shprehur se gjendja e tij momentalisht është stabël.

Në News 24, ai u shpreh se kërkon drejtësi për vëllain e tij, duke shtuar se djali i ish-çiftit, që ndodhej në vendngjarje, është marrë në pyetje në praninë e psikologëve.

Vëllai i të plagosurit shtoi se “nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin”.

“Momentalisht gjendja e tij është e qetë. Në praninë e psikologëve e ka dhënë dëshminë djali. Unë nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin. Unë jam vetë prind e nuk mund të braktis kurrë fëmijën. Kërkoj drejtësi për tim vëlla”, tha ai.

Dinamika

Gledian Hoxhallari u qëlluar nga i dashuri i ish-gruas së tij në një kafene në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier pas një zënke që ka nisur mes të treve për kujdestarinë e djalit.

Gjithçka që ka ndodhur më pas është edhe më tronditëse kur mësohet se në tavolinë me ta gjendej edhe djali i çiftit, të cilët kishin hyrë në proces divorci. Dhe ngjarja nuk mbetet me aq. Pasi i riu, që sipas policisë është i dashuri i ish-bashkëshortes së Hoxhallarit, ka plagosur 40-vjeçarin, ai ka ikur duke marrë me vete edhe të dashurën e tij.

Fëmija i mbetur mes të atit të gjakosur dhe nënës së tij, i ka kërkuar kësaj të fundit që të mos largohej, por ajo ka ikur duke e lënë djalin me të atin në gjendje kritike.

Hoxhallari u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën ku u vendos nën terapi intensive, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të krimit dhe të gruas, nënë e djalit 9 vjeç.

Si ndodhi ngjarja

40-vjeçari, Gledian Hoxhallari dhe ish-bashkëshortja e tij, Melisa Hoxhallari mësohet se prej 3 muajsh kishin hyrë në një poçes divorci.

Në seancat e para gjyqësore është vendosur edhe një lloj kalendari në lidhje me mbajtjen e fëmijës, konkretisht të djalit 9 vjeç të çiftit.

Gjykata ka vendosur që deri sa të përfundojë divorci, djali do të qëndronte ditën me të atin dhe në mbrëmje me nënën.

Të dielën, përgjatë gjithë ditës fëmija ka qëndruar me të atin dhe në darkë Hoxhallari ka telefonuar nënën e djalit dhe ka vendosur ta priste në një bar në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në Fier.

Gruaja ka ardhur të marrë të birin bashkë me të dashurin e saj, thotë policia dhe sapo janë takuar, kanë nisur sherrin për kujdestarinë e djalit, i cili ka qenë i pranishëm në të gjithë skenën e sherrit. Pas debatit të ashpër, i riu që më pas u identifikua si Klement Beqaj, 25 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi Hoxhallarin duke e lënë të plagosur në lokal.

Autori i krimit ka ikur bashkë me 29-vjeçaren Melisa Hoxhallari duke e lënë fëmijën në lokal me të atin e plagosur. Në fakt policia njoftoi menjëherë që e ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe se ishte vënë në ndjekje të tij, por ai ende nuk është vënë në pranga.

Nga sa u mësua më vonë nga policia, që ka marrë edhe dosjen e divorcit të çiftit, bëhet me dije se Melisa e kishte kallëzuar më herët ish-bashkëshortin e saj për dhunë dhe se ndaj saj ekzistonte një urdhër mbrojtjeje, por ende nuk dihet se si është lënë që ata të takoheshin nga gjykata, ndonëse ndaj saj ishte lëshuar një urdhër.

Sipas të dhënave të policisë së Fierit, mësohet se djali i vogël tashmë është në duart e gjyshërve të tij nga ana e të atit, ndërsa Klementi dhe Melisa janë të shpallur në kërkim për një sërë akuzash.

Sipas policisë, u mësua se ditën e mërkurë për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme!/korrieri

Para

Shqipëria nën ‘pushtetin’ e borës dhe shiut: Rruga e Arbrit e bllokuar, ja si paraqitet situata në të gjitha akset!

Pas

E TURPSHME/ Pirro Vëngu i jep Fidel Yllit helikopterin e ushtrisë për vizita private me Benet Becin në Alpe

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.