E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Operacioni i RENEA te vilat e “të fortëve” në Pogradec, 6 të arrestuar! Sekuestrohen armë zjarri, drogë dhe sasi të mëdha parash “cash” (EMRAT-VIDEO)

Korrieri nga Korrieri
17.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Operacioni i RENEA te vilat e “të fortëve” në Pogradec, 6 të arrestuar! Sekuestrohen armë zjarri, drogë dhe sasi të mëdha parash “cash” (EMRAT-VIDEO)
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të madh policor në Pogradec, me pjesëmarrjen e rreth 200 efektivëve ndër ta edhe RENEA.

Mes të tjerash policia ka bastisur edhe banesën e 34-vjeçarit, Erjon Llapushi, person me precedent kriminal.

Erjon Llapushi është autori i krimit të rëndë në ndodhur më 2 tetor në një lokal në Elbasan, ku ai vrau për një tavolinë kamerierin, Gazment Kurmaku.

Nga operacioni janë sekuestruar armë zjarri dhe armë të ftohta, drogë, naftë kontrabandë dhe sasi të mëdha para “cash”.

Të arrestuarit janë shtetasit Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet në kuadër të procedimit të nisur një javë më parë për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11.01.2025, ku shtetasi S.S tentoi të vriste me mjet prerës shtetasin N.A

Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.

Sekuestrohen armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme

Vihen në pranga 6 shtetas dhe vijon puna për kapjen shtetasve të tjerë.

Në kuadër të operacionit në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë mbi lejimin e kontrollit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.

Si rezultat i kontrolleve masive të kryera në të njëjtën kohë në të gjitha lagjet e qytetit Pogradec, u arrestuan në flagrancë ku nga kontrolli i ushtruar këtyre banesave janë arrestuar nè flagrance shtetasit :

•F.B, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec , për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande” dhe?”Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.

•A.H., 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armève shpërthyese dhe municionit” “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumè monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.

•E.Ç., 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa lejé e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armève, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.

•D.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).

•A.B, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve tê ftohta” , pasi nga kontrolli i ushtruar i eshtë gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë)

•E.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celularé i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 mije leke të dyshuara te përfituara nga kjo veprimtari.

Operacioni vijon.

Para

Polici Azbi Spahiu në spital, PAS 4 ditësh Prokuroria tregon se u lirua nga burgu djali i Samir Manes , Martin Mane , pasi shkaktoi aksidentin

Pas

SKANDALI/ “Hidrocentrali i dy Vasove” përmbyti Bunecin. Dalin dokumente

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.