E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKANDALI/ “Hidrocentrali i dy Vasove” përmbyti Bunecin. Dalin dokumente

Korrieri nga Korrieri
17.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
SKANDALI/ “Hidrocentrali i dy Vasove” përmbyti Bunecin. Dalin dokumente
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një ngjarje e papritur ndodhi ditën e djeshme në Lukovë ku hidrocentrali i Sasaj, përmbyti një pjesë të zonës së Bunecit.

Ditën e sotme detaje të reja janë zbuluar në lidhje me këtë situatë. Boldnews raporton se ndryshe ai njihet si “hidrocentrali i dy Vasove”, referuar dy pronarëve jetëgjatë të projektit koncesionar, Vasil Naçi dhe Vasil Gjika.

Por në fakt që prej korrikut të vitit 2024, “dy Vasot” nuk ekzistojnë më, pasi kompania “Agna” e Naçit ka shitur të gjithë aksionet tek shoqëria “Wonder” e Gjikës.

Kush është Vasil Gjika? Pronar i “Wonder” dhe “Energo-Sas”

Projekti koncesionar u ideua që në vitin 2003, që daton me periudhën e qeverisë së fatos Nanos.

Procedurat vijuan më tej dhe në qeverinë e Sali Berishës dhe punimet kanë nisur gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Në 18 shtator të vitit 2003 konkludon se Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 634, “Për miratimin e fillimit të procedurës së ndërtimit me koncesion të Hidrocentralit të Sasaj”.

Në 23 korrik 2004, qeveria miratoi Marrëveshjen e Koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit Sasaj, me palë Ministrinë e Ekonomisë dhe konsorciumin e shoqërive që krijuan kompaninë “Energo-Sas”.

Ortakët fillestarë të “Energo-Sas” ishin Sadik Llapashtica me 49 përqind të aksioneve dhe shoqëria “Ëonder” në pronësi të Vasil Gjikës, me 51 përqind.

Akti i themelimit të kompanisë “Energo-Sas”

Në vitin 2008, Llapashtica dhe “Wonder” i shesin një pjesë të aksioneve të tyre tek “Agna” sha e Vasil Naçit.

Në Shkurt të vitit 2014, ortaku Sadik Llapashtica shet të gjithë aksionet e tij tek “Energo-Sas” dhe “Agna” e Vasil Naçit shndërrohet në ortakun maxhoritar, me 56 përqind të aksioneve.

Kush është Vasil Naçi? Pronar i “Agna” dhe ish-ortak i “Energo-Sas”
Në Prill të vitit 2024, “Agna” i shet të gjithë aksionet e saj tek ortaku tjetër, “Ëonder”, për një vlerë prej 5.7 milionë euro, sipas kontratës së konsultuar nga “Boldneës.al”.

Kontrata e shitjes mes “Agna” dhe “Wonder”

Tashmë, ortaku i vetëm i “Energy-Sas” është shoqëria “Wonder” e Vasil Gjikës.

Çarja e digës

Pasditen e 16 janarit 2025, Ministria e Mbrojtjes paraqiti situatën, pas çarjes së murit rrethuesit të ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj, në Bunec të Lukovës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ujësjellësi është çarë rreth 12:26 të ditës së Enjte dhe se në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë.

Më tej në njoftim, theksohet se si pasojë e përmbytjes, ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

Muri rrethues i ujëmbledhësit të HEC Sasaj u ça në 16 janar 2025

Po ashtu Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës

“Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.

Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë./BoldNews

Para

Operacioni i RENEA te vilat e “të fortëve” në Pogradec, 6 të arrestuar! Sekuestrohen armë zjarri, drogë dhe sasi të mëdha parash “cash” (EMRAT-VIDEO)

Pas

Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplas 30-vjeçaren bashkë me fëmijën 2 vjeç, ndërron jetë nëna

Nga Kategoria

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione
Aktualitet

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja
Aktualitet

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.