E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kompania e falimentuar dhe “haremi” i turqve Air Albania nuk pagoi as detyrimet për emrin e stadiumit

Korrieri nga Korrieri
29.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Sherr në Air Albanian e falimentuar pas nxjerrjes së sekretit, drejtor Sinani heq (ashtu kujton) postimet inkriminuese nga Facebook
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kompania e falimentuar dhe “haremi” i turqve Air Albania nuk pagoi as detyrimet për emrin e stadiumit

Nga Klodian Tomorri

Në fillim të muajit të kaluar, një kompani e quajtur I.B.N iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për nxjerrjen e një urdhri sekuestroje. 

Sekuestrohet Air Albania , turqit në krye të kompanisë kacafyten për paratë e shqiptarëve: Skandali  u zbulua nga Gazeta Korrieri. Një dosje e denjë për SPAK

Kompania për të cilën kërkohej sekuestroja ishte flamuri i qiellit shqiptar, Air Albania.

Sipas vendimit të Gjykatës, krenaria kombëtare siç e pati quajtur kryeministri, i detyrohej kompanisë I.B.N, 4.5 milionë euro fatura të papaguara. 

Kompania e falimentuar dhe “haremi” i turqve Air Albania nuk pagoi as detyrimet për emrin e stadiumit

I gjithë ky borxh ishte i provuar përmes faturave fiskale dhe i çertifikuar nga një vendim i mëparshëm gjykate në muajin tetor të vitit të kaluar.

Gjykata e Shkallës së Parë e miratoi urdhërin duke vendosur sekuestron konservative mbi aksionet e Air Albanias deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. 

Por urdhri mbahet sekret dhe nuk është publikuar, ndonëse ajo që është publikuar është një kundërurdhër i siguruar nga Air Albania, po në gjykatë dy javë më parë, për të pezulluar veprimet përmbarimore.

Krenaria kombëtare e Shqipërisë ka kohë që është në telashe me shlyerjen e faturave për furntorët, madje edhe për punonjësit. 

Pak muaj më parë në eksktraktin e kompanisë u shfaq një tjetër urdhër sekuestroje, këtë herë i vendosur nga ish administratori i saj Sinan Isik.

Ky kërkonte pagën, që kompania nuk ja kishte paguar siç pretendonte.

E vënë sërish në qendër të vëmendjes publike, pas deklaratave të Arben Ahmetajt që e cilësoi Air Albanian si një kompani të rrënuar financiarisht nga charterat e Edi Ramës, kompania reagoi duke i quajtur akuzat si të pabesueshme, madje duke u hedhur në kundërsulm, teksa e akuzoi Ahmetajn si debitor, që nuk ka paguar biletat e fluturimit.

Por përtej pretendimeve të palëve, për Air Albanian ka një të vërtetë të madhe. Kush hyn në biznes me kompaninë ka jetë të vështirë përpara.

Ndonëse Air Albania i mban prej gati 5 vitesh të fshehta bilancet dhe pasqyrat e saj financiare duke shkelur haptazi ligjin, vështirësitë financiare të kompanisë nuk mund të fshihen dot më.

Fatura 4.5 milionë euro ndaj I.B.N-së nuk janë detyrimet e vetme që kompania nuk ka shlyer. Pak kohë më parë, emri i saj u hoq në mënyrë të turpshme nga stadiumi kombëtar, për shkak se kompania nuk i kishte paguar Federatës tarifën e emrit. 

Këto janë vetëm faktet publike. Por mali i borxheve të saj dyshohet të jetë shumë më i madh.

Megjithatë në këtë histori pjesa më e rëndësishme nuk janë borxhet që kompania ka ndaj privatëve sepse në fund të fundit tashmë shumica e tyre e dinë që të bësh biznes me Air Albanian ka risk të lartë. 

Pjesa më e rëndësishme në këtë histori janë risku i detyrimeve publike të kompanisë.

A po i paguan taksat dhe detyrimet e tjera ligjore Air Albania?

A po i derdh ajo taksat që mblidhen në çmimin e biletave atje ku duhet të derdhen?

Cili është sot kapitali i saj?

A ka lidhje rritja me 20 milionë euro gjatë vitit të kaluar e zërit të Llogarive të Arkëtueshme në bilancin e Aeroportit me Air Albanian? Si është zgjidhur çështja e tyre?

Këto janë pyetjet që duhet t’i përgjigjet Air Albania.

Sepse kompania që u shit si flamuri i krenarisë kombëtare përfundoi në të vërtetë në një kompani, që u ndërtua vetëm për të siguruar charterat e maskotit të saj. Dhe tani fatura po u ngarkohet qytetarëve. 

Dhe po financiarisht Air Albania është e rrënuar. Një aset toksik, që emeton vetëm borxhe. / Kapital

Etiketat: Air albania
Para

Momenti më i rrezikshëm në histori: Ora e Fundit të Botës i afrohet mesnatës me një sekondë më shumë 

Pas

Euro rritet papritur kundrejt Lekut, çfarë po ndodh në treg

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.