E shtunë, 21 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Foleja “sekrete”, Ajola Xoxa kërkon zhbllokimin e provave që SPAK sekuestroi te apartamenti i Mirton Likës në Sky Tower

Korrieri nga Korrieri
03.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Hetimet për Veliajn, SPAK kontroll gruas së Elman Abules. Lidhja e Nitos me Ajola Xoxën
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Foleja “sekrete”, Ajola Xoxa kërkon zhbllokimin e provave që SPAK sekuestroi te apartamenti i Mirton Likës në Sky Tower

Ajola Xoxa nuk i ndahet prokurorisë së posacme ku kësaj radhe ka ankimuar kontrollin e bërë me 14 janar në një ambient të Sky Tower, në pronësi të Mirton Likës. Korrieri raportoi gjerësisht disa ditë më pare4 në lidhje me këtë biznesmen me lidhje me Veliaj dhe inceneratorët.

Kërkesa e kundërshtimit të kontrolleve është dorëzuar në GJKKO.

Siç mëson Korrieri, Xoxa kundërshton vendimin e sekuestros.

Agjentët e byrosë kombëtare të hetimit mësyen në apartamentin 11/4 ku u sekuestruan sende me vlerë për hetimin si dokumenta por edhe materiale të tjera elektronike.

Kontrollet nisen me 14 janar fill pas miratimit të vendimit të gjykatës dhe përfunduan pas më shumë se 4 orësh.

Në SPAK për të dhënë shpjegime për hetimin e Erjon Veliajt kanë qenë Ajola Xoxa bashkëshortja e tij, Elman Abule bashkëpuntori i tij më i ngushtë dhe bashkëshortja e Abulës, Marisa Nito.

Hetimi ndaj kryebashkiakut Veliaj po ndiqet nga dy prokuror Altin Dumani dhe Ols Dado e ndërsa më herët SPAK ka njoftuar se subjekti po hetohet për 4 vepra penale konkretisht korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash dhe fsheje pasurie.

Kush është Mirton Lika

Nga hetimet e SPAK, biznesmeni në fjalë del aksioner në disa kompani.

E BUJSHME/ Kush është Mirton Lika , ortak Lad Kostës, Gaz Demit dhe pronari i apartamentit që bastisi SPAK ku mbaheshin dokumentet e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij del në hetimet e zyrtarëve të lartë. Kujtojmë se Mirton Lika përmendet edhe në dosjen e SPAK për dy pronarët “de fakto” të inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Zoto-Mërtiri, atë kohë, u vunë në përgjim telefonik dy ditë pasi ishte mbyllur pagesa për Elbasanin, ndërsa hetimet fillestare ndaj tyre nisën direkt me interceptimin e telefonave. Por dy kokat e inceneratorit ishin vënë në dijeni të çështjes penale të nisur në Prokurorinë e Elbasanit dhe, sipas SPAK, ata udhëzonin Mirton Likën, pronarin e Sky Hotelsnë Tiranë, të marrë masa për zhdukjen e gjurmëve dhe kapjen e ndonjë prove të mundshme nga prokuroria.

Foleja “sekrete”, Ajola Xoxa kërkon zhbllokimin e provave që SPAK sekuestroi te apartamenti i Mirton Likës në Sky Tower

Në dosjen e prokurorisë SPAK thuhet se:

“Referuar transkriptimeve të përgjimeve telefonike, rezulton se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, më 8 shtator 2017, kanë ardhur në dijeni për procedimin penal të regjistruar nga Prokuroria Elbasan, pasi kanë mësuar ndërkohë në lidhje me sekuestron e vendosur nga kjo prokurori. Dhe personi që është identifikuar si Agron Ceka, shofer personal i familjes Ahmetaj, i përgjigjet t’i bëjë të fala shefit. Po në këtë datë, Klodian Zoto komunikon me Mirton Likën duke i kërkuar që për nja një orë t’i fikin kamerat te kati i tyre dhe Mirtoni, në vijim, i komunikon se për 5 minuta hiqen fishat e katit të 13 deri nesër në mëngjes…”.

Përmendja e të njëjtit person në dosjen e dy personave kyç të inceneratorëve që tashmë janë shpallur në kërkim dhe tani në hetimet për kryebashkiakun, të bën të dyshosh se mund të jetë nyja lidhëse e përfshirjes së Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës. Por, përderisa Prokuroria e Posaçme nuk është shprehur për një gjë të tillë, ndodhemi ende në kontekstin e dyshimeve.

SPAK aktualisht është duke hetuar për lidhje të mundshme dhe konflikt interesi mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me biznesmenin Lika dhe arsyet pse Ajola Xoxa ka shfrytëzuar apartamentin 11/4 në Sky Tower, aty ku ndodhen edhe zyrat e kompanisë së saj “Harabel”. Veliaj po hetohet për katër vepra penale, si pastrimi i parave dhe korrupsioni. /korrieri

Etiketat: ajola xoxamirton lika
Para

100 plumba për 10 minuta! Policia në kërkim të dy grabitësve, njëri nip i “Kumbarit” të Shkodrës 

Pas

Rama “dush të ftohtë” drejtuesve të qarqeve: Bindni emigrantët të marrin pjesë e të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit 

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.4k
Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

Gratë e reja po kërkojnë kontratë para martesës: “E dua partnerin, por dua të mbroj edhe veten”

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.