E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Më donte për dokumentet”, Natasha nga Anglia zhgënjehet nga shqiptari dhe shfryn në rrjetet sociale

Korrieri nga Korrieri
09.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Më donte për dokumentet”, Natasha nga Anglia zhgënjehet nga shqiptari dhe shfryn në rrjetet sociale
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një nënë e divorcuar e katër fëmijëve thotë se ajo u mashtrua nga një emigrant shqiptar “shumë simpatik”.

Ajo u ankua në rrjetet sociale se shqiptari e kishte mashtruar dhe ishte martuar me të vetëm për letra, por historia e saj ka marrë edhe vëmendjen e “Dailymail”.

“E shkatërruar” Natasha Chambers, 38 vjeç, tregoi se martesa e saj u prish pas vetëm një viti kur burri i saj i ri, papritur humbi interesin për të dhe refuzoi të krijonte një familje.

Duke folur për MailOnline, Natasha, një estetiste, tha: Jam e bindur se ai u martua me mua vetëm që të merrte letrat, por nuk i mori dhe më la. Jam viktimë. Mendoj se më kanë mashtruar dhe është shumë e dhimbshme. Unë e doja shumë burrin tim dhe me të vërtetë mendova se edhe ai më donte mua, por ai as që donte të kishte një fëmijë me mua dhe gjërat ndryshuan në momentin që u martuam. Kam paguar gjithçka për të. Ai jetonte në shtëpinë time me fëmijët e mi, por nuk më ofroi asnjë qindarkë edhe pse po fitonte para duke punuar në ndërtim. Nuk e kam idenë se ku i çonte paratë. 

Natasha, nga Long Eaton, Derbyshire, pranoi të lidhte kurorë me shqiptarin ‘e pashëm dhe të mrekullueshëm’, 8 vite më të vogël se ajo,  të cilin e kishte takuar në një faqe online.

 Duke zbuluar dhimbjen e saj në mediat sociale, ajo paralajmëroi edhe gratë e tjera që të mos bien pre e të njëjtit mashtrim. 

“Së pari, dua të them vetëm se nuk po them që të gjithë shqiptarët janë njësoj, nuk po them që të gjithë emigrantët e paligjshëm janë njësoj. Por njeriu me të cilin isha dukej se dinte saktësisht se çfarë do të bënte, ai i dinte të gjitha “truqet”.  Isha kokë e këmbë e dashuruar me të dhe ai më mbushi me dashuri. Isha zemërthyer kur martesa jonë përfundoi pas vetëm një viti. Tani e kuptoj se ai më përdori. Nuk më mbështeti kurrë financiarisht. Unë e mbaja me para. Nuk dua të them se kam prova që ai më donte për letra, por thjesht po iu tregoj sesi ishte martesa dhe marrëdhënia ime me të.”

Natasha, e cila ka tre fëmijë adoleshentë dhe një 8-vjeçare me martesën e saj të parë, e cila zgjati 17 vite, tha se po kalonte një kohë të vështirë kur kishte takuar shqiptarin. Ai i “shpalosi” sharmin e tij dhe ajo ra në dashuri.

“E dija se ai jetonte këtu ilegalisht. Ai kishte pesë vjet këtu kur e takova dhe punonte në ndërtim me kushëririn e tij.”

Çifti shpejt u fejuan dhe u martuan në gusht 2023 për t’u ndarë vetëm 14 muaj më vonë.

“Kur u martuam, diskutova për një fëmijë. Atëherë ai ndryshoi plotësisht si person, ai kishte qenë shumë i vëmendshëm dhe i dashur më parë. Ai ishte fantastik me fëmijët e mi në fillim. Ishte një dhuratë nga perëndia dhe ndihmoi shumë, por gjithçka ndryshoi shumë shpejt. Ai më kushtonte vëmendjen e tij të plotë, ai ishte shumë i sjellshëm, besnik dhe ishte shoku im më i mirë. Dukej se ishte shumë i sinqertë. Gjithçka ishte thjesht perfekte. Ishim shumë të lumtur. Por nuk zgjati për shumë gjatë. Ai papritur nuk donte që t’i bënte gjërat familjarë. Madje, pasi u martuam e humbi interesin për fëmijët e mii. Doja të kisha një fëmijë me të dhe mendova se një burrë i moshës së tij do ta dëshironte edhe këtë, por ai tha jo. Vetëm kur ai kishte probleme me marrjen e vizës, ai tregoi interes për të pasur një fëmijë. Por atëherë ishte tashmë tepër vonë. E kuptova se po mashtrohesha. E di që njerëzit do të më gjykojnë dhe do të thonë gjëra të tilla si, nuk duhet të komunikoj me dikë që nuk është i ligjshëm. Në fund të fundit, ne të gjithë bëjmë gjëra dhe të gjithë mësojmë nga gjërat që bëjmë. Njerëzit do të kenë mendimin e tyre dhe kjo është mirë.”

Por edhe pse janë në proces divorci, ajo tregoi se ende mbante kontakt me ishin e saj.

“Ai u deportua më 27 dhjetor. Jemi në kontakt dhe ai ishte shumë i zemëruar që e kisha postuar historinë time në rrjetet sociale. Unë jam ende e martuar me të, por do të divorcohem sa më shpejt që të kem mundësi.” /korrieri

Para

Tom Doshi bëhet gati për zgjedhje: Unë i pari, do marr 6 deputetë

Pas

EMRI/ Nafta kontrabandë lumë, polici merr 10 000 euro dhe lejon zbrazjen e anijes qindra tonëshe që u kap disa muaj më parë

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.