E mërkurë, 14 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Protagonizmi tragjik” i Ramës pas arrestimit të Erion Veliajt

Korrieri nga Korrieri
20.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Protagonizmi tragjik” i Ramës pas arrestimit të Erion Veliajt
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me akuzat e korrupsionit ndryshoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë së re, përmes një ligjërimi që ekspertët e analizojnë si një përpjekje për të manipuluar emocionalisht publikun dhe për të shmangur vëmendjen nga argumentet racionale.

E hëna e 10 shkurtit e gjeti kryeministrin Edi Rama në një takim rutinë në qytetin e Shkodrës, por rrjedha e ditës ndryshoi katërcipërisht në mesditë, kur ai mësoi se Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe i projektuari në publik si pasardhësi i tij politik, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Mediat raportuan për një kthim urgjent të Ramës drejt Tiranës, por ai nuk reagoi deri të martën në mëngjes. Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama u pa të përplaste pëllëmbën mbi tavolinën e punës dhe iu hakërrye kameras si reagim ndaj një problemi teknik.

Kur iu rikthye bisedës me ndjekësit, Rama e justifikoi veten si njeri pasionant, duke i kujtuar publikut se ishte po ai Ramë që dikur dilte me sopatë në krah rrugëve të Tiranës për të prerë shtyllat elektrike që prishnin pamjen e trotuarëve. Më pas, ai mori në mbrojtje Veliajn dhe targetoi prokurorët dhe gjyqtarët e strukturës së posaçme antikorrupsion, për herë të parë që prej krijimit të institucionit në vitin 2019.

Rama  e përshkroi punën e Prokurorisë së Posaçme në hetimin ndaj Veliajt si të ‘dalë nga shinat kushtetuese’ dhe dosjen hetimore si “roman policesk”, ndërsa përpiqej të justifikonte ndryshimin e narrativës së tij ndaj drejtësisë së re si një kërkesë për ‘standarde demokrate’.

Sipas ekspertëve të psikoanalizës dhe sociologjisë, reagimet e Ramës pas arrestimit të Veliajt ekspozuan një nivel të lartë shqetësimi, po aq sa edhe përpjekjen e tij për të ndikuar në ndjeshmërinë e publikut.

Psikoterapisti Neli Demi i tha BIRN se reagimet e Edi Ramës pas arrestimit të Veliajt quhen “apel emocional” në psikologjinë politike – një teknikë që synon të largojë vëmendjen nga argumentet racionale dhe ta orientojë atë drejt reagimeve instinktive dhe ndjesore.

“Kjo sjellje, në mënyrë të qëllimshme, zakonisht përdoret për të treguar dominim, për të shmangur perceptimin e dobësisë dhe për të dhënë mesazhin se ai është ende në kontroll të situatës,” tha Demi, i pasigurtë nëse në reagimet e para, gjuha verbale dhe trupore e kryeministrit kanë qenë plotësisht të përllogaritura.

Demi e analizon më tej ligjërimin e Ramës si një kombinim mes “gjuhës emocionale, agresivitetit verbal dhe një strategjie të dyfishtë për të mbrojtur veten, pa u shfaqur hapur kundër SPAK-ut”.

“Në këtë mënyrë, ai po synon të aktivizojë instinktet e solidaritetit dhe ndjeshmërisë tek popullata që në fakt së shpejti do të jenë edhe votues, ndërsa përpiqet të krijojë një narrativë ku drejtësia është bërë e padrejtë,” shtoi ai.

Edhe Ergys Mërtiri, sociolog me profesion dhe një kritik i kryeministrit Edi Rama i analizon reagimet e këtij të fundit në dritën e përpjekjes për të ndikuar opinionin publik.

“Arrestimi i Veliajt ndikon në imazhin e tij duke e ekspozuar atë si kryetar të një grupi politikanësh të korruptuar, çfarë sigurisht e njollos përpara opinionit publik,” tha Mërtiri.

“E paraqet atë si të dobët përpara njerëzve të tij si dhe elektoratit, si një kryeministër që ia arreston prokuroria bashkëpunëtorët në zyrë. Për këtë arsye, atij i duhet të kompensojë këtë me gjuhë agresive për të treguar se ai nuk është i dobët dhe se ai nuk pyet as për SPAK e GJKKO,” shtoi ai.

Demi dhe Mërtiri vërejnë megjithatë një kontraditë të madhe në ligjërimet e fundit të Ramës, ku nga njëra anë sulmon gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes së Veliajt dhe në anën tjetër e portretizon veten si “pronar” të reformës në drejtësi.

“Një sulm i hapur ndaj SPAK-ut do të tingëllonte si hipokrizi, dhe për këtë arsye ai menjëhere pas reagimit agresiv të fillimit, u përpoq t’i rikthehet mbrojtjes së “pronës,” analizon Demi.

“Kjo duket si një teknikë e njohur e dezinformimit politik, ku protagonisti politik përpiqet të mbajë të dyja anët e një çështje të debatuar për të minimizuar dëmin politik,” shtoi ai.

“Manipulim emocional’

Narrativa e Ramës ndaj arrestimit të Veliajt ishte e mbushur me terma që synonin të ngjallnin emocion si dhe të preknin ndjeshmërinë e publikut, duke anashkaluar faktet apo provat e dosjes hetimore.

Në këtë drejtim, Rama i portretizoi prokurorët si të ‘pashpirt’,  pasi kanë ‘penguar një nënë që të çojë fëmijën në kopsht”, apo ndaluar një baba në rrugë me “fëmijën në karrocë”.

Theksimi i këtyre shembujve tregon sipas psikoanalistit Demi si Rama “po përpiqet të ndryshojë kornizën e interpretimit të ngjarjeve”.

“Në vend që publiku ta shohë hetimin apo edhe arrestimin si një çështje ligjore për korrupsionin e supozuar, z. Rama përpiqet ta zhvendosë fokusin drejt padrejtësisë njerëzore, duke e paraqitur SPAK-un në sytë e publikut si të pamëshirshëm,” i tha ai BIRN.

“Përmendja e fëmijëve synon që të aktivizojë simbolikën universale të fëmijëve si qenie të pafajshme, duke zgjuar reagime emocionale tek publiku pasi fëmijët janë një simbol universal i pafajësisë, dhe përmendja e tyre krijon një lidhje emocionale me publikun,” shtoi ai.

Edhe për Mërtirin, synimi është pikërisht manipulimi emocional i publikut, duke i ndaluar ata që të shohin tablonë e gjerë të ngjarjes mbi akuzat e ngritura ndaj Veliajt.

“Përfshirja e familjes, e sidomos e fëmijëve në retorikën e viktimizimit është diçka e shpeshtë, e ndeshur tek ata që kërkojnë të vendosin fëmijët si barrierë ndaj zemërimit të publikut dhe fëmijët janë gjithmonë një objekt retorik që zgjon ndjeshmëri dhe nëpërmjet tyre, ligjëruesi arrin të prekë publikun për ta bërë atë të ketë ndjenjë empatie për personin që ai kërkon të mbrojë,” analizon Mërtiri.

‘Protagonisti tragjik’

Edi Rama ka qenë gjithmonë një figurë kontraverse e politikës shqiptare dhe ka arritur ta portretizojë veten për një kohë shumë të gjatë larg kostumit të politikanit të zakonshëm, që sipas analizës psikologjike duket se ka qenë e qëllimshme.

Ai u përfshi në politikë në vitin 1998 si ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos, ku i sapoardhur nga Parisi, ra në sy me veshjet me ngjyra, çorapet e kuqe dhe padurimin deri në agresivitet për të ndryshuar gjërat sipas shijeve dhe qëllimeve të tij.

Në analizën e tipareve që e dallojnë atë nga politikanët e tjerë mbizotëron stili i komunikimit që i shkon për shtat imazhit që ai ka krijuar për veten si një “jo-politikan”.

Sipas Neli Demit, kjo gjuhë metaforike është përdorur nga Rama për të krijuar për veten imazhin e “protagonistit tragjik” që përballet me të keqen.

“Ndryshe nga Berisha, që përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe konfrontuese, apo Veliaj, i cili preferon një qasje më teknokratike dhe PR-friendly, Rama ka një stil më të ndërlikuar dhe teatror dhe kësisoj ai krijon një realitet paralel, ku ai është artisti që lufton kundër kaosit, një lloj protagonisti tragjik që duhet të merret me “injorancën” dhe “padrejtësinë” e institucioneve që e keqkuptojnë ose e shënjestrojnë,” thotë Demi.

Nga këndvështrimi sociologjik i Mërtirit, Edi Rama është një politikan që reflekton në mënyrën më të qartë të gjitha tiparet e një udhëheqësi që mbështetet plotësisht te ‘manipulimi i turmave’.

“Rama paraqet elokuencë për ta kamufluar estetikisht vulgaritetin e kumtit që përcjell,” tha Mërtiri, duke marrë si shembull stilemat që ai përdor si; Kadri, kazan, filxhan, sahan, tepsi.

Mërtiri e portretizon gjithashtu Ramën me tiparet e një lideri totalitar që flet me gjuhën e turmës, duke iu përgjigjur tipareve më karakteristike të saj.

“Kështu, Rama pozon para turmës si një lider i fortë, i vendosur, i aftë për të përballuar çdo intrigë e çdo komplot. Ai shfaqet në profilin e një gangsteri politik,” përfundoi ai./BIRN

Para

Frikësohet Europa! Bild: Shërbimet sekrete i druhen largimit të trupave amerikane (edhe nga Kosova)

Pas

Plumbat në Kukës, drejtori i Bashkisë qëlloi kushëririn e kryebashkiakut në sy të nënës

Nga Kategoria

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!
Aktualitet

PROTESTA/ Dalin pamjet e rënda/ Momenti kur Ledion Ballës i thyhet këmba!

14.10.2026
10.3k
Protesta para Ministrisë së Arsimit, 16 të arrestuar!
Aktualitet

Protesta para Ministrisë së Arsimit, 16 të arrestuar!

14.10.2026
10.4k
“Reuters” jehonë protestës së studentëve në Tiranë
Aktualitet

“Reuters” jehonë protestës së studentëve në Tiranë

14.10.2026
10.3k
Tre orë përplasje para Ministrisë së Arsimit, studentët vijojnë protestën, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Këshilltari socialist sulmon protestuesit: Fundërrina që kërkojnë destabilitetin e vendit

14.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

09.10.2026
10.4k
Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar

Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar

10.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.4k
19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit

14.10.2026
10.4k
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale

Bordi rrit çmimet e karburanteve

08.10.2026
10.4k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

12.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.4k
Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

11.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.