E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

FOTO LAJM/ Klotilda Bushka shtrirë si në shtëpinë e vet te zyrat e Ajolës, gjyqtarja Llagami heq shapkat: Si u gatuan aferat për vettingun

Korrieri nga Korrieri
23.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
FOTO LAJM/ Klotilda Bushka shtrirë si në shtëpinë e vet te zyrat e Ajolës, gjyqtarja Llagami heq shapkat: Si u gatuan aferat për vettingun
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në deklaratën e SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj tërhoqi vëmendje mes të tjerave edhe përfshirja në këtë çështje e deputetes socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve.

Ajo është vënë nën hetim me dyshimet se ka qenë e përfshirë në veprime aktive në një fushatë për frikësimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.

Në dosjen qindra faqëshe të GJKKO-së, Bushka thuhet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.

“Ora News” ka siguruar pamje Klotilda Bushka shfaqet në zyrën e Ajola Xoxës, që ashtu siç u vu në rresht administrata e Bashkisë së Tiranës në shesh, ashtu thuhet se edhe ajo e mblidhte gjyqësorin në katin e 10-të të “Sky Tower”?

Në zyrën e Xoxës gjenden Aulona Hazbiu, që është konsulente ligjore së bashku me Klotilda Bushkën.

Burimet thonë se Hazbiu përveçse për konsulencë, ajo “përdoret” edhe për të përkthyer Kushtetutën, sikurse ka bërë në kohën e reformës në drejtësi, kur ajo shërbente si Këshilltare në procesin e reformës në drejtësi.

Kujtojmë se kjo zyrë është edhe e para ku zbarkoi BKH-ja dhe SPAK-u dhjetorin e vitit të kaluar dhe është lehtësisht e verifikueshme sa i përket vërtetësisë së pamjeve të publikuara.

Burime për “Ora News” nga ish-stafi i bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar dhe nën hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Erion Veliaj bëjnë me dije fakte tronditëse se në zyrën e Ajola Xoxës janë hequr prokurorë dhe gjyqtarë nga sistemi, ku dhe po ashtu, janë emëruar prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë që kanë lënë çanta me lekë për futjen apo qëndrimin e tyre në sistemin e drejtësisë.

Skandali shkon dhe më larg. Sipas burimeve në fjalë, në këtë zyrë, ku disa herë e pranishme ka qenë edhe vetë Bushka janë paraqitur prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët kanë kërkuar kalimin e procesit të shumë-anatemuar të Vetting-ut.

Por se cili ka qenë roli konkret i Bushkës në këto procese ku vetë Bushka duket se është në konflikt interesi si përfaqësuese e pushtetit legjislativ në raport me pushtetin gjyqësor mbetet për t’u parë nga hetimet e mëtejshme të SPAK-ut, nëse do të ketë edhe në këtë aspekt.

E nga ana tjetër, mësohet se në këtë zyrë “paraqisnin forcën” edhe prokurorë dhe gjyqtarë që kishin probleme me institucionet e Apelimit apo Verifikimit dhe kishin nevojë për konsulencë më profesionale dhe më të thelluar në sistemin e drejtësisë së reformuar nga Fatmir Xhafaj, i cili së fundmi ka propozuar edhe ngritjen e një komisioni “special” parlamentar për të kontrolluar organet e pavarura të drejtësisë.

Në fakt kjo nismë tashmë ka nisur të komentohet në media se vjen nga paniku se sistemi që ata ngritën po i del jashtë kontrollit dhe viktima të tij mund të jenë pikërisht ata që e hartuan, votuan dhe ngritën struktura të pavarura si SPAK dhe GJKKO.

Bëhet fjalë për takimet që zhvilloheshin jo pak herë në ambientet e zyrës së konsulencës ligjore “Partneres”, që administrohej nga Ajola Xoxa, në të cilën Klotilda Bushka ndihej si në shtëpinë e saj.

Ligjvënësja socialiste nuk e ka mohuar lidhjen e fortë me Xoxën, por për hetuesit e dosjes “Veliaj”, ajo është përfshirë në operacione të mirëfillta kriminale për shkatërrimin e provave hetimore, apo edhe intimidimin e dëshmitarëve të procesit të thirrur nga SPAK-u.

Vetëm 4 ditë nga arrestimi i Veliajt Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka u shfaq aktive në takimet e saj të influencës së dyshuar për prishjen e provave për dosjen e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

Megjithatë kjo duket se nuk e ka shqetësuar Bushkën pasi është fotografuar sërish së bashku me avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Beta, të premten e 14 shkurtit në qendër të Tiranës, dy ditë pasi u dha vendimi nga GJKKO-ja për lënien në fuqi të masës së arrestit për Erion Veliajn, i cili mbrëmjen e së mërkurës do të transportohej në paraburgimin e Durrësit.

Në të njëjtën ditë Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste në një seancë dëgjimore, ku Klotilda Bushka deklaroi se për hetimin e SPAK-ut ndaj saj kishte lexuar në media.

DOSJA E GJKKO-së

Sipas SPAK, Bushka kishte tentuar të manipulonte dëshminë e Ina Goxhajt, e cila ishte vënë fiktivisht në krye të kompanisë BYL-A edhe pse ajo kontrollohej nga Bushka dhe më pas nga Ajola Xoxa. Pas thirrjes së saj nga SPAK, Goxhaj tregoi për një përpjekje të koordinuar për të ndikuar deklarimet e saj si dhe për të fshehur faktet gjatë hetimit. Ajo tregoi se ishte takuar disa herë me Bushkën, Xoxën dhe disa avokatë, të cilët e kishin udhëzuar atë që të mohonte gjithçka si dhe të fshihte faktet.

Në njërin prej takimeve në shtëpinë e prindërve të Bushkës, kjo e fundit e kishte urdhëruar “që të mohonte gjithçka” gjatë pyetjes. Shqetësimi i saj lidhej gjithashtu me adresën e BYL-A, që sipas deklarueses, s’duhej të dilte që ishte shtëpia e saj. Në një takim të dytë në një zyrë avokatore, Ajola Xoxa i kërkoi Goxhajt që t’i dorëzonte telefonin dhe më pas e ka kontrolluar atë në lidhje me bisedat që kishte – biseda që e kanë shqetësuar.

Goxhaj deklaron se Ajola Xoxa i kishte sjellë një telefon të ri të markës Iphone 12 dhe i ka thënë se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgjësonin. Prokuroria e Posaçme po e heton kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka për kryerjen e veprimeve me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës teksa ajo i mohoi këto akuza. Mesa duket Bushka vijon koordinimin për çështjen Veliaj.

“Ora News” publikoi pamje të tjera nga takimet private të deputetes socialiste Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, me përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë pikërisht në zyrën e Ajola Xoxës.

Njëra prej tyre ishte dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, që sipas burimeve të “OraNews” kur vinte në katin 10-të të “Sky Tower”, para se të futej në zyrën e Xoxës dhe të “mikëpritej” nga Klotilda Bushka hiqte edhe këpucët, ku dhe ata që ishin brenda ambienteve detyroheshin të nuhasnin erën e këmbëve të saj.

Deputetja e PS-së si zonjë shtëpie në zyrën e

Bushka dhe gjyqtarja me këmbët zbathur

Llagami pas mbarimit të mandatit në krye të KLGJ-së ka shprehur dhe kandidaturën e saj për anëtare në Gjykatën Kushtetuese, dëshirë që mesa duket ia ka shprehur edhe “shefes” së “Ligjeve” Klotilda Bushkës edhe në zyrën e bashkëshortes së kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës.

Nisur nga këto dëshmi tejet të rënda shqetësimi i stafit të Ajola Xoxës që mesa duket i di mirë bëmat dhe gjëmat e socialistes që iu mbyll goja nga kryetari i saj në gjyqin para Byrosë Politike në Kuvend kur u thirr pak ditë më parë për të shpjeguar implikimin e saj në dosjen “e hajdutit” ende të dyshuar, pasi hetimi për të ende vijon, Erion Veliaj, është fakti se Bushka ende nuk është nën masë sigurie.

‘Konsulencë për propozim ligjesh’, Subashi i Fierit sajoi tender 24 mijë euro për ‘grupin e Ajolës’
Sipas burimeve të mirë-informuara pranë ish-stafit të Ajola Xoxës, Klotilda Bushka nuk mund të lihet nga SPAK jashtë procesit, pasi sipas tyre ajo është një njeri tejet i rrezikshëm për hetimin në fjalë, pasi edhe nga pamjet e vëna në dispozicion tregojnë qartë se ajo është njeri që është e aftë për të bërë gjithçka për të shembur hetimin shembullor dhe të kopsitur në dosjen mijëra faqesh të SPAK-ut, ku 360 faqet që u për dorën nga GJKKO-ja për të argumentuar vetëm nevojën e arrestimit të Erion Veliajt janë maja e ajsbergut të kësaj dosjeje të turpshme vjedhjeje dhe abuzimi me pushtetin.

Dhe për të kuptuar “fuqinë” e influencës së saj tek njerëzit e drejtësisë në foton e mëposhtme kemi pamje ku deputetja e PS-së Klotilda Bushka së bashku me ish-kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami që në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të jenë bashkë, po hanë për shtatë palë qejfi me njëra-tjetrën.

Deputetja e PS-së si zonjë shtëpie në zyrën e

Bushka me Llagamin në restorant

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ka një rol parësor në monitorimin e aktivitetit të institucioneve të drejtësisë.

Për çdo vit, krerët e “Drejtësisë së Re” duhet të raportojnë dhe t’u përgjigjen interesimit të deputetëve të Ligjeve për realizimet dhe problematikat në aktivitetin institucional.
Por, jo gjithnjë ndodh kështu. Klotilda Bushka zgjedh që t’i “qajë hallet” e drejtësisë edhe në ambjentë jo-formale, madje miqësore.

Ambienti rrethues është i këndshëm. Dy titullarët e rëndësishëm gjenden në mjediset e një lokali, pranë zonës së Shallvareve në Tiranë.

Restoranti në fjalë, zotërohet nga Aldo Merkoçi, që është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, pra njeri i vetë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili raporton për çdo situatë dhe diskutim të zhvilluar në lokalin e tij nga miq dhe armiq të tij.

Një vit më parë Bushka është filmuar duke ngrënë edhe me kreun e ILD-së, Artur Metani. Metani është vëllai i Eglantina Gjermenit, ish-deputetes socialiste dhe ish-ministre e kabinetit “Rama 1”.
Vetë Artur Metani ka mbajtur për disa vite pozicionin e drejtorit juridik në Këshillin e Ministrave, të paktën gjatë dy mandateve të kryeministrit Edi Rama./oranews

Etiketat: ajola xoxaerion veliajKlotilda bushkaNaureta llagamiSPAK
Para

Berisha thotë se Veliajn nuk e arrestoi SPAK-u

Pas

“Maloku i do lekët në Shqipëri”, dalin SMS-të mes Kreshnik Farrukut dhe trafikantit të kokainës në Itali

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.