E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Në Greqi fitoj 1000 euro si çoban, në Shqipëri merrja 250…”, Rama iu përgjigjet komentuesve: Në turizëm e ndërtim fitoni sa në Greqi dhe paguani më pak taksa 

Korrieri nga Korrieri
24.02.2025
në Aktualitet
A A
“Në Greqi fitoj 1000 euro si çoban, në Shqipëri merrja 250…”, Rama iu përgjigjet komentuesve: Në turizëm e ndërtim fitoni sa në Greqi dhe paguani më pak taksa 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje emigrantëve që të kthehen në atdhe për të investuar. Në rubrikën ‘Sy m’Sy ‘, kryeministri iu përgjigj komentuesve të cilët po diskutonin për nivelin e pagave në Shqipëri krahasuar me ato në Greqi.

“Ata që thonë që është më mirë në Greqi nuk është e vërtetë.

Gënjeshtër unë punoj çoban dhe marr 1 mijë euro, shtëpi drita ujë i paguan pronari. Në Shqipëri në një karburant për 250 mijë lekë”, shkruan komentuesit.

Një prej komentuesve, i cili shkruante se në vendin tonë ka pas punuar me 250 mijë lekë të vjetra pagë dhe tashmë në Greqi merr 1 mijë euro, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria ka kaluar një fazë ndryshimesh të mëdha ekonomike dhe nuk ka më paga 250 mijë lekë të vjetra.

Rama theksoi gjithashtu se në sektori i turizmit dhe ndërtimit në Shqipëri ofron të ardhura të ngjashme me ato të Greqisë, por me taksa më të ulëta. Ai shtoi se për ata që punojnë jashtë qytetit, shumë kompani u mbulojë shpenzimet për ushqim dhe akomodim.

“Ka kohë që nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri. 57% e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taksë, ndërsa 36% prej e tyre kanë nga 4-10% taksë. Kurse vetëm rroga mbi 1300 euro e kanë taksën mbi 10%. E dyta me turizëm dhe ndërtim në Shqipëri merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë, ndërsa kur je jashtë qytetit edhe fjetjen edhe ushqimin ta paguan kompania, këto janë fakte. Dhe me këto shpjegohet edhe kthimi i atyre që kanë filluar të kthehen dhe të punojnë në turizëm apo i atyre që kursejnë në argotizëm kursimet e tyre nga jashtë. Se ju del ku e ku më mirë”, u shpreh kryeministri Rama.

Koha ka ndryshuar edhe në Europë e botë shprehet kryeministri, duke theksuar se kostoja e jetesës është rritur aq shumë sa nuk ka më kursime si dikur. Rama thotë se për pak vite Shqipëria do jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe ata që kthehen i japin vetes mundësinë të fitojnë më shumë, para se me futjen në Union gjithçka të bëhet njësoj si kudo tjetër.

“E treta, avash me kekun dhe me byrekun, se nuk janë më kohërat që ishin. Nuk është më njësoj bota e Europa me atë që ishte deri dje. Kostoja e jetesës është rritur aq shumë sa s’ka më kursime si dikur. Secili ti shohë me qetësi opsionet e veta dhe të vendosë qoftë për tu kthyer plotësisht qoftë pjesërisht, ca kohë këtu ca kohë atje, apo qoftë duke investuar këtu e duke ndenjur atje. Të gjitha janë të mundura dhe nga të gjitha këto gjen te njerëzit që janë kthyer apo i kanë kthyer sytë nga Shqipëria. Jemi në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, për pak vite do jemi anëtarë të BE, gjithçka do të ndryshojë por kush vjen sot i jep vetes mundësinë të fitojë më shumë, përpara se me hyrjen në BE gjithçka të bëhet njësoj si kudo tjetër”, u shpreh Rama./korrieri

Para

Kush është Friedrich Merz dhe cilat janë sfidat që e presin mbi tryezë pas marrjes së detyrës?!

Pas

Tentohet hakerimi i Gazeta Korrieri pas denoncimeve të BUJSHME

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.