E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj, si kurban i bosit dhe jo i “qerosit”

Korrieri nga Korrieri
27.02.2025
në Aktualitet
A A
Nga fyerjet, te kanosja për Dadon dhe Banin/ Pse nuk dënohet Veliaj ashtu sikurse e parashikon Kodi Penal? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga Armand Shkullaku

Eshtë e habitshme se si sjellja publike e Erjon Velisë pas arrestimit, përbën sintezën perfekte të të gjithë karrierës së tij politike. E vogël dhe e varfër, pa bosht dhe pa qëndrim, e mbështetur në cicmice dhe jo në argumenta të fortë. E kompleksuar nga hija e padronit dhe nga frika e të qenit pa pushtet, mbrojtja që Velija po i bën vetes duket po aq e mjerë sa i gjithë rrugëtimi i tij në politikë. Në një aspekt, duke lënë mënjanë se çfarë ai përfaqëson, deformimi i qënies njerëzore shkakton keqardhje.

Kryetari në detyrë i Bashkisë, në procesin kundër tij, ka tentuar të tregojë dhëmbët, të cilat nuk arritën të kafshojnë kurrë, por në pamundësi e pafuqi për t’u marrë me sistemin e “drejtësisë së re”, ka zgjedhur të bëjë target një prokuror të vetëm. Që këtu, beteja e tij bëhet e meskine, e pavlerë dhe e pavërtetë. Erjon Veliaj, i njohur për dinjitetin e tij, na qenka fyer rëndë nga fjalori i prokurorit Olsi Dado në sallën e gjyqit dhe ky serviret si argument për një proces të padrejtë. Pastaj zgjedh të merret me kafkën e prokurorit, pasionin e tij për violinën, notat në shkollë e shokët në jetë, duke e vënë veten në rolin banal të garipit të munguar, në vend se procesin ndaj tij ta ngrejë në nivelin e përplasjes me padrejtësinë e pretenduar të sistemit.

Kjo rrugë që ka zgjedhur apo ia kanë sugjeruar, është mbrojtja më e keqe që Veliaj mund t’i bëjë vetes. Sepse edhe në momentet vendimtare të karrierës por edhe jetës personale të tij, ai po dëshmohet i pavërtetë. Veliaj flet për Olsi Dadon por nuk guxon të përmendë Altin Dumanin, përmend prokurorët, por jo prokurorinë. Por a është burgosja e tij vullneti i një burri të vetëm? Veliaj bëhet i pabesueshëm edhe kur procesin ndaj tij e krahason me metodat e sigurimit të shtetit, ndërkohë që pak kohë më parë i kishte vlerësuar maksimalisht “kolegët e SPAK” dhe u kishte premtuar bashkëpunim të plotë, aq shumë ishte impresionuar nga profesionalizmi i tyre.

Ish delfini i Ramës, nga forca e të propaganduarit për vite me radhë ka humbur aftësinë e të qenit real. Ai po sillet përsëri sikur është përpara kamerave dhe sikur versioni që do t’i shesë publikut është ai që do të montohet nga njerëzit e tij, ndërkohë që në jetën reale rrezikon vite të tëra dënim nëse akuzat e SPAK mbeten në fuqi. Kjo nuk është një kronikë e gatshme televizive. Në vend të përsiatjeve Ols Kafka apo Ols Violina, Veliaj do duhej të merrej një për një me akuzat ndaj tij, të bënte betejë me procesin dhe jo me procesuesin. Të përpiqej që të paktën një herë në jetë të shkonte tek thelbi i problemit dhe jo tek efektet mediatike.

Nëse ia del të kuptojë se këtë herë nuk po lufton për vota por për lirinë e tij, Veliaj do të arrijë të shohë që rrethi ku e ka futur veten nuk ka asnjë kuptim. Ata që shumëfishojnë goditjet e tij ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi, qajnë paratë e gatshme që prisnin t’i shumëfishonin në ditët e fushatës. Fati i Veliajt si individ nuk përbën vlerë për ata që e kanë konsideruar thjeshtë si lopën e majmur të bashkisë, që e milnin në mënyrë periodike.

Edhe “mërzia” e Ramës me djemtë e SPAK, çfarë ngushëllimi mund të përbëjë për Veliajn kur kohë më parë ai kishte nisur demontimin e tij. I hoqi frerët e drejtimit politik të Tiranës, e goditi në mbeldhje asambleje e kryesie, e fshiu nga fotot dhe e eleminoi nga daljet e përbashkëta në publik, i kërkoi mos merret me zgjedhjet por me pastrimin e qytetit… A ishin këto shenja të qarta të fundit të pashmangshëm të pretendentit për fron?

Erjon Velija, që gjithë karrierën e tij nuk guxoi kurrë të përballet me të vërtetën, edhe brenda kafazit të gjykatës këto fakte kërkon të mos i shohë dhe fatin e tij t’ia faturojë një prokurori të vetëm. Ai nuk flet për zhvlerësimin e menjëherëshëm që i bëri kryeministri apo për goditjet që mori brenda organizatës, si paralajmërimi më i qartë për atë që e priste. I eviton këto si dikush që beson se po nuk i përmendi faktet ato nuk ekzistojnë. Destini i tij duket ai i një njeriu që po shkon drejt fundit vet, si ndëshkim jo vetëm për atë që ka bërë por edhe për atë që është. Pa mundur asnjëherë të tregojë ato “të çelikut” apo të përballet me të vërtetën. Deri tani, ky është “vetëflijimi” më i madh por edhe më i pavlerë në kupolën e lartë të Rilindjes. Të paktën të shkonte si kurban i boss-it dhe jo i “Qerosit”./ Lapsi.al

Para

Vrasja e 30-vjeçares së huaj në Tiranë, autor i dyshuar partneri! Pronarët e banesës lajmëruan policinë

Pas

EMRI/ Vritet në atentat 20-vjeçari në Shkodër

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.