E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Misteri i vrasjes së Pavlin Prekës, policia shoqëron afro 20 persona

Korrieri nga Korrieri
28.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
EMRI/ Vritet në atentat 20-vjeçari në Shkodër
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20 vjeçarit Pavlin Preka një ditë më parë në Shkodër në fshatin Guci e Re të njësisë Rrethina.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematikë në zonë.

Të gjithë janë marrë në pyetje ndërsa deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes duke mos u identifikuar ende. I riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë bashkë me babain dhe vëllain e tij teksa merren me bagëti atje.

Viktima kishte 4 ditë që kishte ardhur në shtëpi ndërsa janë ende të paqarta motivet e kësaj vrasje duke mos patur ende një pistë hetimi.

Familjarët kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti. Mësohet se viktima është qëlluar me 6 plumba me armë zjarri pistoletë në trupin e tij.

Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës. Efektivët dyshojnë se 20 vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë.

Ka qenë xhaxhai i 20 vjeçarit, shtetasi Nikollë Preka i cili është personi që konstatoi se nipi i tij ishte vrarë. Viktima jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Pasi e kanë telefonuar disa herë për të ngrënë dreken, i riu nuk i është përgjigjur dhe xhaxhai i tij ka shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë.

Në ato momente e ka gjetur të shtrirë në oborr teksa kishte ndërruar jetë nga plumbat. Menjëherë telefonoi policinë ndërsa efektivët nisën hetimet. Ndërkohë komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma çka çon në dyshimin se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë me silenciator. Po ashtu kanë deklaruar se nuk e kanë parë autorin e paidentifikuar.

Policia dyshon se në atë zonë pa kamera sigurie, autori ka ardhur në këmbë dhe është larguar po në këmbë mes arave ndërsa ka patur shumë mundësi për t’u larguar pa lënë gjurmë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Xhaxhai Prek Preka, i cili gjeti të vrarë nipin, në një prononcim për mediat thotë se nuk e di asyen pse 20-vjeçari mund të tjetë vrarë, pasi sipas tij, ai nuk ka patur probleme me askënd.

Xhaxhai tregon se Pavlin Preka merrej me bagëti dhe tokat së bashku me vëllanë dhe babanë e tij.

“Pavlin, është djali vëllaut, e kam nip. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. E kanë vrarë, bile unë kam marrë fjalë e kanë therë te shtëpia në Guci. Asnjë problem nuk ka pasur… Jetonte me babën dhe vëllanë e vetë në Dukagjin shumicën e kohës. Në Dukagjin ka bagëti, punonte dhe tokat. Kanë ngrënë një kafshatë buke me forcim, është rritur vetëm me babanë. Hale si tërë të tjerët. E di vetë policia, s’kam nevojë me i mësuar unë, shteti merr masat e veta.” – shprehet ai.

Para

Gocat e besuara të Ballukut dhe koncensionet e dhëna në konflikt interesi

Pas

Përndoqi disa punonjës/ Procedohet penalisht ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu! 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.