E premte, 27 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama, banorëve të Tragjasit: Uji është i Shqipërisë, jo i një komuniteti! Mos bllokoni projektin

Korrieri nga Korrieri
06.03.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Rama, banorëve të Tragjasit: Uji është i Shqipërisë, jo i një komuniteti! Mos bllokoni projektin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy më sy” në rrjetet sociale, u është përgjigjur banorëve të Tragjasit, të cilët kundërshtojnë me forcë marrjen e ujit të lumit Izvor, pasi thonë se projekti që u shërben resorteve luksoze në bregdetin e Himarës, nën petkun e investimeve strategjike, i lë ata pa ujë dhe i detyron të shpërngulen.

Rama deklaroi se ka bërë studime hidrologjike dhe sipas tij, nuk ka asnjë rrezik që ata të mbeten pa ujë. Ai shtoi se rrezik do të kishte vetëm po të merrej uji për hidrocentral, por jo për të pirë të tjerët.

Sipas Ramës, burimi ujor i përket Republikës së Shqipërisë dhe jo një komuniteti dhe se do përdoret për interesat dhe shërbimet e Shqipërisë. Ai tha se e dërgoi Policinë aty, pasi nuk mund të bllokohen projektet dhe investimet.

Rama paralajmëroi se do të shkojë dhe vetë në Tragjas, por pasi drejtori i AKUM dhe kryebashkiaku të kenë bërë një shpjegim teknik në një televizion të Vlorës dhe jo para 200 vetëve.

Rama: Ky është një diskutim që ka në thelb një pikëpyetje shumë të madhe për mua, sesi ka mundësi të të bihet pre e një konfuzioni të tillë, sepse jam k bindur që mbrapa kësaj ka burime helmi që kanë derdhur sasira të caktuara në mendjen e Tragjasit. Por përtej këtyre, pyetja është shumë e thjeshtë; si është e mundur që të imagjinohet që një qeveri, të marri ujin që u duhet disave për t’ua dhënë disa të tjerëve. Këtu është future brenda edhe kuçedra, oligarkët që po marrin ujin për qëllime të tyre etj. Nga ana tjetër jam përpjekur ta shpjegoj dhe rishpjegojm se ky projekt bazohet në studim hidrologjik. Janë bërë matje të vazhdueshme të prurjeve, analiza për të dalë në konkluzionin se sa prurje ka, sa nevojë ka mjedisi gjeologjik, sa duhet për konsum, sa prurje ikin në det etj. Mbi bazën e këtyre analizave dhe matjeve është bërë projekti, i cili synon që edhe vetë zona atje, banorët atje, shtëpitë atje, të cilat furnizohen me pikatore sepse sistemi i ujësjellësit atje është ndërtuar në vitet 60, ndërkohë që një pjesë tjetër e banorëve kanë bërë investime personale, për të marrë ujë me puse.

Ne e shohim si një potencial të madh për turizmin, për transformimin e shtëpive, kështu që edhe kanalizimet qe mungojnë janë pjesë e projektit. Do të bëhet ujësjellësi i ri i Tragjasit, do të furnizojë edhe zonën e poshtme. Detajet janë teknike, por dua të shpjegoj se një projekt bëhet me profesionistë, por ka edhe oponencë. Prurja minimale e matur, dhe matjet janë bërë në periudha korrik, gusht shtator, 2021, 2022, ka edhe matje të 2018, kështu që prurjet mininale janë 700 litër në sekond. Nga të gjithë shfrytëzimi, në maksimum, që do t’i bëhet këtij burimi për shkak të ujësjellësit, është dy herë më i vogël sesa prurja minimale. Në të gjitha rastet, ajo që mbetet e pashfrytëzuar nga sistemi i ujësjellësit, është mëse e mjaftueshme për mjedisin. Për ujin e pijshëm do të plotësohen nevojat. Kjo është çështje teknike, nuk shihet me sy, por me instrumente shkencore që mbëjnë matjet dhe me analiza progresive. Të ishte një hidrocentral do ta kuptoja të gjithë rrezikun, sepse rreziku i thithjes së burimeve ujore në një masë që mund të kërcënonte gjithë nevojat për vaditje tokash. Por, është ujësjellës për të pirë ujë. Si mundet që një ujësjellës për të pirë ujë të thajë dynjanë, duke u shfrytëzuar për nevojat njerëzore të pirjes së ujit. Është komplet pa logjikë. 

Pasi ka patur shqetësim dhe ky projekt është vonuar me muaj dhe me muaj të tëra për shkak të këtyre teorive, është konfirmuar nga ana ime dhe nga ekspertë të tretë. Të gjithë dalin në pikën se këtu nuk ka asnjë kërcënim, kjo është çmenduri. Të jem unë personi që dashkam tua marr ujin tragjasitëve, për tua dhënë himarioteve. Ky është një burim dhe burimet janë të Republikës së Shqipërisë, nuk janë burime të një komuniteti apo të një tjetri. Dhe këto burime të Republikës së Shqipërisë vihen në shërbim të njerëzve dhe të interesave të kësaj Republike. I kam kërkuar kryetarit të AKUM dhe kryetarit të bashkisë që bëjnë një shpjegim teknik në një televizion në Vlorë, sepse nuk mund të bëhet para 200 vetave. Dhe pastaj, do shfaqem edhe vetë aty.

Për sa i përket Policisë, projektet nuk mund të bllokohen, investimet nuk mund të bllokohen. Policia nuk është shfaqur aty se papritur e pakujtuar u kujtua një fadromë të vijë, por se ka muaj të tërë që bëhet përpjekje për t’u sqaruar dhe nuk arrihet dot të bëhet sqarimi. Tani si do bëhet kjo, do merret peng me dhunë, një investim që në radhë të parë i shërben vetë zonës. Kam shumë besim që duke dëgjuar mirë ekspertët dhe duke besuar tek vullneti i mirë për transformimin e mëtejshëm të gjithë qarkut të Vlorës, do realizojmë projektin dhe të gjithë do jemi të lehtësuar nga çdo lloj frike dhe konfuzioni. /korrieri

Para

Vrasësi i dyshuar i palestinezes në Tiranë mbante dokumente greke dhe pasaportë të Kosovës: Më thanë se kishin lënë valixhet…

Pas

Agron Duka “dezerton” nga koalicioni i Berishës

Nga Kategoria

Erë lufte – Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë
Aktualitet

Erë lufte – Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë

26.11.2026
10.4k
Ka lënë pas Shqipërinë, por Kroacia mund të bllokojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE
Aktualitet

Ka lënë pas Shqipërinë, por Kroacia mund të bllokojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE

26.11.2026
10.4k
A mund të mbyllë Shqipëria negociatat për anëtarësimin në BE brenda 2027-s?
Aktualitet

A mund të mbyllë Shqipëria negociatat për anëtarësimin në BE brenda 2027-s?

26.11.2026
10.4k
E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti
Aktualitet

E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti

26.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A mund të mbyllë Shqipëria negociatat për anëtarësimin në BE brenda 2027-s?

A mund të mbyllë Shqipëria negociatat për anëtarësimin në BE brenda 2027-s?

26.11.2026
10.4k
Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi

A qendron Turqia pas lajmit se raketat ndaj anijeve ruse në Libi, u nisën nga Shqipëria?

24.11.2026
10.4k
Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

24.11.2026
10.4k
Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”

Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”

26.11.2026
10.4k
“Janë gjetur paratë që kanë investuar politikanët në Bitcoin e Etherium”, gazetari tregon çfarë zbuluan amerikanët

“Janë gjetur paratë që kanë investuar politikanët në Bitcoin e Etherium”, gazetari tregon çfarë zbuluan amerikanët

26.11.2026
10.4k
“Ne nuk kemi dronë të tillë” – Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes ruse në Libi

“Ne nuk kemi dronë të tillë” – Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes ruse në Libi

25.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k
Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.