E shtunë, 3 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK po heton ONE Albania për marrëdhënie korruptive me Erion Veliajn dhe kompaninë Gogel

Korrieri nga Korrieri
21.03.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Radha e One Albania të japë llogari për financimin e linçimit të prokurorëve dhe shkatërrimin e tregut mediatik
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

SPAK po heton ONE Albania për marrëdhënie korruptive me Erion Veliajn dhe kompaninë Gogel

SPAK ka nisur hetime mbi marrëdhëniet ndërmjet kompanisë së telekomunikacionit “One Albania” dhe “Gogel shpk”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Dyshimet kryesore lidhen me favorizime dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e kontratave publike.

SPAK po heton ONE Albania për marrëdhënie korruptive me Erion Veliajn dhe kompaninë Gogel

Sipas dokumenteve hetimore, “One Albania” ka qenë klienti kryesor i “Gogel shpk”, duke i paguar kësaj të fundit rreth 551.639.924 lekë për shërbime marketingu dhe promovimi deri në qershor 2024. Në të njëjtën periudhë, “One Albania” ka fituar disa tendera nga Bashkia e Tiranës, përfshirë:

• Tenderin për “Shërbimin e infrastrukturës së dedikuar optike dhe shërbimeve data” me vlerë kontraktuese prej 68.774.075 lekë, shpallur fitues më 15 tetor 2024.

• Tenderin për “Ofrimin e shërbimeve online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë e Tiranës” me vlerë përfundimtare prej 40.383.527 lekë, nënshkruar më 1 nëntor 2024.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar gjithashtu se “Gogel shpk” ka kryer transferta financiare drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt. Këto transferta përfshijnë:

• 100.000 euro për kompaninë “Partner Law” për shërbime të dyshuara si fiktive.

• 20.000 euro për qendrën “BYLA”.

• 74.000 euro për një studio në pronësi të nënës së Xoxës.

Në total, rreth 200.000 euro janë transferuar nga “Gogel shpk” drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën.

Këto zbulime kanë ngritur dyshime mbi një skemë të mundshme të trafikut të influencës dhe korrupsionit, ku fondet publike të Bashkisë së Tiranës mund të jenë përdorur për të favorizuar kompani të caktuara dhe për të ndikuar në tregun mediatik në favor të kryebashkiakut Veliaj. Hetimet e SPAK vijojnë për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj skeme dhe për të përcaktuar shkeljet ligjore të mundshme. /korrieri

Etiketat: gogelone albaniaSPAK
Para

ALARMI/ Në Shqipëri janë konsumuar ëmbëlsira me copa metali. BE: Largojini nga tregu! AKU: Janë shitur të gjitha! 

Pas

Plas lufta, Anuela Ristani shkarkon Sara Goxhajn Alban Dokushin nga Bashkia e Tiranës

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.