E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Misteri i vrasjes së Ilarias, i dashuri nuk tregon motivet, çfarë fshehin prindërit

Korrieri nga Korrieri
03.04.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Pasi e m*sakroi me thikë, e futi në valixhe dhe e hodhi, i dashuri filipinas i 22-vjeçares shqiptare dërgonte mesazhe në emër të vajzës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vrasja e Ilaria Sulës duket si skenari i një filmi horror. 22-vjeçarja shqiptare, e cila rezultonte e zhdukur prej një jave, u gjet e pajetë, e futur në një valixhe dhe e hedhur më pas në një zonë të pyllëzuar 40 kilometra larg Romës.

Hetimet zbuluan se autor i kësaj ngjarjeje tragjike është ish i dashuri i 22-vjeçares shqiptare, Mark Antony Samson. 23-vjeçari me origjinë filipinase, student për arkitekturë, u arrestua pasi pranoi vrasjen pas disa orësh “përballje” me hetuesit. I riu akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës.

“Më vjen keq për çfarë bëra”, është shprehur ai para hetuesve. Gjatë momentit të marrjes në pyetje i riu nuk ka treguar motivin e krimit, ditën kur e ka kryer vrasjen apo dinamikën se çfarë ndodhi deri në momentin e sulmit.

Dyshimet janë se gjithçka ka ndodhur pas një debati të nxehtë mes të dyve, me shumë mundësi për shkak të fundit të marrëdhënies së çiftit.

Përgjigjet në këtë pikë, pritet t’i japë analiza e kamerave të sigurisë në lagjen ku jetonte i riu bashkë me prindërit. Aty dyshohet se ndodhi edhe krimi.

Ilaria Sula, e cila ishte në vitin e tretë për Statistikë në Universitetin e La Sapienza-s ishte zhdukur prej 25 Marsit. Në orën 21:00 kishte dalë nga apartamenti që e ndante me disa vajza të tjera pa lënë gjurmë. Para se të ikte kishte shkëmbyer disa mesazhe me ish-të dashurin. Hetimet kanë zbuluar se ata janë takuar në një parking në rrugën ku jetonte 23-vjeçari.

Dyshohet se në debat e sipër, i riu e ka goditur me thikë disa herë shqiptaren, më pas e ka futur në valixhe dhe ka ikur për ta hedhur në një zonë disa kilometra larg Romës.

“Një ngjarje e planifikuar nga ana e vrasësit”, komenton kriminologia Laura Todaro.

Pikëpyetjet e vrasjes së Ilaria Sulës në Itali, autori nuk

Vendi ku mendohet se ndodhi krimi

Hetuesit do të analizojnë qelizat telefonike të filipinasit. Sipas mediave, pas zhdukjes së Ilarias, për të humbur gjurmët, Samson ka shkuar te miqtë e viktimës për të pyetur mbi fatin e saj. Hetuesve ai u ka treguar se e ka hedhur celularin e Ilarias në një pusetë.

Por nga sa është konstatuar nga hetimet, përpara se ta bënte këtë, Samson i ka dërguar disa mesazhe vëllait të viktimës dhe ka postuar disa foto me qëllimin për të çuar në drejtimin e gabuar hetimin.

Pritet që trupit të pajetë të shqiptares t’i kryhet një autopsi.

Pikëpyetjet e vrasjes së Ilaria Sulës në Itali, autori nuk

Vendi ku u hodh trupi i pajetë i Ilaria Sulës

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ka qenë vetë Samson, i cili pasi është “dorëzuar” para hetuesve, i ka drejtuar ata drejt vendit ku hodhi valixhen. Ai tregoi se shkoi drejt vendit me makinë. Hetuesit po shikojnë edhe për qelizat telefonike të celularit të shqiptares pasi dyshohet se ai e ka përdorur gjatë kohës që ajo ishte raportuar e zhdukur.

Nga ajo që raportojnë mediat, mendohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Samson dhe prindërit e tij kanë qenë të pranishëm në shtëpi. Mediat italiane shkruajnë se babai dhe mamaja e tij janë aktualisht nën hetim për të kuptuar nëse kanë pasur rol në krimin e rëndë.

Megjithatë sipas të njëjtave burime gjatë pyetjeve të prokurorit, i dyshuari nuk iu përgjigj disa pyetjeve.

Ai tha se e futi trupi në makinë, e mbylli në një valixhe dhe e hodhi në një luginë. Armën e krimit, një thikë, ai thotë se e ka hedhur në një kazan në një lagje të Romës. Por deri më tani as thika, e as celulari i Ilarias nuk janë gjetur.

Familja e Iliaria Sulës jeton në Terni. Në shtëpinë e tyre ka kapluar zija. Nga vështirësitë e emigrimit, tashmë u duhet të përballen me këtë tragjedi. Siç shkruajnë mediat, Ilaria la pas babain, nënën dhe vëllain e vogël./korrieri

Para

Ekstradohet nga Italia “kasaforta” e Suel Çeles, Bujar Shega erdhi sot në Rinas

Pas

FOTO/ U ekstradua nga Milano, ky është “truri financiar” i bandës së Suel Çelës! 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.