E shtunë, 21 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria e re gjermane bllokon zgjerimin e BE-së

Korrieri nga Korrieri
16.04.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Qeveria e re gjermane bllokon zgjerimin e BE-së
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Asnjë zgjerim i mëtejshëm i BE-së përderisa blloku ruan parimin e unanimitetit, thuhet në marrëveshjen e koalicionit gjerman

Marrëveshja mes konservatorëve dhe socialdemokratëve gjermanë, e arritur javën e kaluar, parashikon që qeveria e tyre e koalicionit do të kundërshtojë çdo zgjerim të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, përveç nëse blloku heq dorë nga parimi i unanimitetit.

Unioni Kristian Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë konservatore, së bashku me partinë motër bavareze Unioni Kristian Social (CSU), nënshkruan marrëveshjen e koalicionit me Partinë Socialdemokrate (SPD) më 9 prill. Në dokumentin që përmban mbi 140 faqe, vetëm katër fjali i kushtohen zgjerimit të Bashkimit Evropian. Marrëveshja shkruan:
“Zgjerimi i BE-së dhe kapaciteti i saj për të përthithur anëtarë të rinj duhet të ecin paralelisht. Prandaj, na nevojitet konsolidim i brendshëm dhe reformë e BE-së, të paktën përpara zgjerimit të radhës, për të forcuar institucionet e saj.”

Marrëveshja thekson se si parimi i unanimitetit që kërkohet në disa raste po pengon tashmë aftësinë e bllokut për të zhvilluar politika:
“Parimi i konsensusit në Këshillin Evropian nuk duhet të bëhet pengesë për marrjen e vendimeve. Kjo vlen në parim edhe për vendimet e tjera që ende kërkojnë unanimitet në Këshillin e BE-së.”

Këto katër fjali nuk kanë tërhequr shumë vëmendje deri më tani, ndonëse, sipas një artikulli të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung të hënën nga Michael Martens, ato do të jenë kyçe për formësimin e politikës së jashtme të Berlinit në vitet e ardhshme.

Sipas Martens, kjo shënon një ndryshim në qëndrimin e Berlinit ndaj zgjerimit të BE-së dhe një pranimi publik se “paaftësia për të marrë vendime është pengesa kryesore për pranimin e vendeve të reja.”

Një anëtar, një veto

Me çdo shtet të ri anëtar që fiton të drejtën e vetos, vendimmarrja unanime do të bëhej e pamundur. Për shembull, anëtarësimi i Serbisë ka gjasa që të bllokojë çdo politikë të unifikuar kundër Kremlinit.

Siç thekson artikulli i FAZ, liderë të tjerë evropianë, si Emmanuel Macron, kanë paralajmëruar prej kohësh se zgjerimi i mëtejshëm do ta vështirësonte edhe më shumë vendimmarrjen, e cila edhe tani është e vështirë me 27 vende anëtare. Është e vështirë të imagjinohet se si do të funksiononte blloku nëse të gjitha shtetet aktuale kandidate do të anëtarësoheshin, duke e çuar numrin në 35.

Madje edhe heqja dorë nga parimi i unanimitetit duket e pamundur, pasi kjo vetë do të kërkonte unanimitet — diçka që, siç thekson Martens, qeveritë e mëparshme gjermane e kanë kuptuar prej kohësh, por kanë qenë të druajtura për ta pranuar hapur.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se në pjesë të tjera të marrëveshjes, CDU, CSU dhe SPD pranojnë se pranimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), si dhe i Ukrainës dhe Moldavisë, është “i rëndësishëm” dhe “në interes të ndërsjellë” të këtyre vendeve dhe BE-së.

Për të anashkaluar problemin, Martens propozon një zgjidhje sipas së cilës vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE mund të kenë qasje në tregun e përbashkët pa marrë statusin e plotë të anëtarësimit, duke shmangur kështu problemet që vijnë nga dhënia e të drejtës së vetos për më shumë shtete./korrieri

Para

Shpërdoroi detyrën, pezullohet nga detyra shefi i AMP-së Florian Sulejmani

Pas

Plas te Diga e Liqenit në Tiranë, dyshohet për të plagosur

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

21.11.2026
10.3k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.