
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Vorës, ku Partia Socialiste ka siguruar një fitore bindshme me 57% të votave, duke marrë 8,082 vota në total.
Në vend të dytë është renditur koalicioni PD-ASHM, i cili ka grumbulluar 4,803 vota, ose 34% të totalit.
Sa i përket votave personale, më i votuari ka qenë kandidati i PS-së Blendi Gonxhja, i cili ka marrë 4,759 vota.
Nga ana tjetër, në listën e PD-ASHM më shumë vota kanë marrë:
- Myslym Murrizi me 694 vota,
- Asllan Dogjani me 629 vota,
- Loranca Hoxha me 619 vota.
/korrieri