E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjoba 1.5 milion EURO për mikun e Ervin Matës, shkak për vendosjen e TRITOLIT në ambientet e hotel “Victoria”! 

Korrieri nga Korrieri
18.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Gjoba 1.5 milion EURO për mikun e Ervin Matës, shkak për vendosjen e TRITOLIT në ambientet e hotel “Victoria”! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një gjobë financiare prej 1.5 milion euro mësohet të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në hotelin “Victoria”, që ndodhet në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në 30 Maj 2020 ndërsa shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në pronën e cila kontrollohet nga Ervin Mata, personazh ky që është shpallur në kërkim nga SPAK për trafik kokaine në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ky informacion ka dalë nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, mes disa anëtarëve të grupit kriminal që kanë vepruar nën komandën e Plaurent Dervishaj, që shkurt thirret me nofkën “Plaku”.

Gjoba financiare i është vendosur një mikut të ngushtë të Ervis Matës, të cilët grupi i Devishaj dhe Ramazan Rajës i kishte konkurrent në linjat e tregtisë dhe trafikimit të drogës.

Ky person ende nuk është zbuluar nga prokurorët e posaçëm SPAK, por grupi i hetimit ka krijuar dyshimin e fortë se tritoli tek hoteli i Ervin Matës është vendosur pikërisht për këtë shkak.

Gjoba financiare nuk është pranuar të paguhet e për pasojë grupi ka marrë masa për vendosjen e lëndës shpërthyese tek muri rrethues i hotel “Victoria”, pronë e Ervin Matës dhe babait të tij, Luan Mata.

Për këtë ngjarje të ndodhur në Tiranë, prokuroria e Posaçme ka identifikuar si autorë Plaurent Dervishaj i thirrur “Plaku”, Ramazan Rrajën nipin e ish-deputetit të PS, Rahman Rraja i thirrur shkurtimit me nofkën “Xani” dhe Julian Meçen e thirrur ndryshe me nofkën “Sakati”, të cilët aktualisht janë në proces gjyqësor, jo vetëm për këtë episode kriminal por edhe për episode të tjera.

Ndërkohë anëtarët e tjerë të grupit të identifikuar në aplikacioknin “Sky” ishin Bledar Polovina me nofkën “Fshatari”, Amar Shkëmbi me nofkën “Bad”, Bashkim Haxhia me nofkën “Baçi”, Gentjan Ndërjaku me nofkën “Kili” dhe Marsel Deçka me nofkën “Kështjella”.

Ndërkohë një ditë më parë Prokuroria e Posaçme SPAK, lexoi pretencën për anëtarët e këtij grupi që dyshohet se kishin marrë pjesë në vrasjen e Andi Malokut,plagosjen e Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos alias “Rrumit”. Në total u kërkua rreth 43 vite burg për të gjithë grupin.

Në pretencë u kërkua 11 vite burg për Ramazan Rrajën, por për shkak për gjykimit te shkurtuar dënimi ulet në 7 vite e 4 muaj burg, për Genti Ndërjakun u kërkua dënimi me 9 vite burg, i cili ulet në 6 vite.

Për Bashkim Haxhinë u kërkua dënimi me 8 vite burg  i cili ulet 5 vite e 4 muaj burg, Julian Pjetri u kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg i cili ulet 5 vite burg.

Ndërsa për Endrit Sinanin,u kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg i cili ulet në 5 vite burg.

Para

PLANI për të vrarë Eljo Bitrin, “DELJA”, survejoi Çollakun, por në atë atentat iu vra vëllai: Mbaroj laleeee! 

Pas

Konfiskime në letër: Si u rikthye resorti luksoz në duart e familjes Balili 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.