E enjte, 26 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Tokën e ka marrë…”/ Nuk jemi 28 748 kilometra katrorë, kush e mori Shqipërinë?! 

Korrieri nga Korrieri
20.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Tokën e ka marrë…”/ Nuk jemi 28 748 kilometra katrorë, kush e mori Shqipërinë?! 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria nuk është më 28 748 kilometra katrorë. Tokën e ka marrë deti, ndërsa qindra mijëra hektarë terren bujqësor, kullota, livadhe dhe brigje lumenjsh, u zhdukën si pasojë e erozionit (gërryerjes së tokës).

Më shumë se natyra, fenomeni njeri ndikoi në rrëshqitjen masive, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e kuqe të rrezikut, rreth 11 herë më të lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Shkarjet

Shkarjet zhdukën mijëra hektarë tokë për shumë vite, veçanërisht në 25-vjeçarin e fundit, e cila reflektohet në degradim të terrenit, deri në rrezikun e pranishëm në dëmtimin e banesave pranë të cilave ka erozion të vazhdueshme të tokës, veçanërisht në stinët me intensitet të lartë reshjesh.

Thuajse i gjithë vendi është në rrezik të lartë dhe shumë të lartë, me përjashtim të Durrësit, Fierit dhe Lezhës, të cilat mbesin deri diku në zonën normale për shkak të terrenit fushor.

Erozioni

“Erozioni i tokës ka prekur rreth 350 000 ha tokë bujqësore (mbi 50% të saj), me një humbje totale prej 60 milionë ton material të ngurtë”, thotë për Faktoje.al, prof dr Fran Gjoka, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës, teksa shton se duhen 100 deri 400 vjet që të formohet rreth 1 cm tokë që mund të mbështesë jetën e bimëve dhe në tërësi jetën në tokë.

Ndërsa natyra kërkon deri në katër shekuj rigjenerim për të përfituar 1 cm tokë, njeriu dhe politikat jo të duhura qeveritare, duke anashkaluar mbrojtjen e mjedisit dhe territorit në emër të zhvillimit, ndikuan negativisht në 25 vitet e fundit.

Fenomenet

Një prej fenomeneve kryesore të erozionit është shkatërrimi i baseneve të lumenjve nga shfrytëzimi pa kriter në përfitimin e inerteve për sektorin e ndërtimit, ngritja e hidrocentraleve të shumta dhe mungesa e investimeve në ngritjen e argjinaturave, apo pyllëzimit në zonat me risk të lartë erozioni. “Erozioni i tokës mund të konsiderohet një kërcënim kombëtar”, ngre shqetësimin profesor Gjoka.

Një fshat që po rrëshqet!

Bastari i Mesëm ka marrë drejtimin gjithnjë për poshtë, duke u afruar gradualisht me rrëshqitje pranë Zallë-Bastarit, aty ku zallit i ka mbetur vetëm emri, pasi fare pak ujë rrjedh nga bllokada që i bën një hidrocentral, që në vatër të burimit.

“Ka rrëshqitje të mëdha të tokës në Bastarin e Mesëm. Rrezikohen edhe shtëpitë që kanë mbetur”, thotë për Faktoje.al, Kalem Koçi, i cili sapo ka pluguar me zetorin e tij një ngastër are në Kodër Shupal, fshat i komunës Zallë-Bastar të Tiranës.

“Ehu, lumi s’ka pikë uji për shumë muaj, mbushet vetëm kur bie shiu me rrëmbim dhe çfarë nuk merr përpara”, vijon më tej Koçi, i cili e sheh fenomenin, duke kuptuar se diçka nuk shkon në atë zonë me rrezik të lartë të ikjes së tokës bujqësore dhe zhavorrimit të saj.

“Zallë- Bastari është një prej zonave me rrezik të madh erozioni. Ka shumë dëmtime të tokës, si bujqësore ashtu edhe kullosore”, thotë për Faktoje.al, prof dr Fran Gjoka.

Hidrocentralet

Fenomenin e ngritjes së hidrocentraleve të shumta, duke prishur habitatin që natyra ka krijuar për miliona vite, profesor Gjoka e sheh si një ndër shkaktarët e erozionit dhe prishjes së ekosistemit.

“Lumenjtë që shfrytëzohen nga hidrocentrale në kohë të ndryshme sjellin vetëm ujë të pastër, pa përbërësit natyralë që duhet të rrjedhë një lumë ose përrua”, thotë Gjoka.

Deti “ha” tokë

Pasojat e shfrytëzimit të vazhdueshëm të lumenjve dhe degradimi i tokave, si pasojë e erozionit, “matet” më së miri në det.

Në një studim të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit evidentohen zonat më problematike ku deti vit pas viti ka prishur vijën e saj natyrale duke rrëmbyer qindra hektarë tokë në zona të ndryshme.

“Përsa i përket dinamikës së vijës bregore, rajoni me problematikën më të lartë është ai i Gjirit të Drinit, ku bilanci akumulim- erozion është negativ. Kjo hapësirë përbën pjesën më të rëndësishme erozive të segmentit Shëngjin – Grykëderdhja e Drinit, ku erozioni i përgjithshëm është 7.93 ha në katër vjeçarin e fundit me një trend prej afërsish 2 hektarësh të humbura në vit”, thuhet në raportin e AKM-së.

Të dhënat për gjendjen aktuale të sipërfaqeve të eroduara dhe të akumuluara në bregdetet e deteve Jon dhe Adriatik përfshijnë periudhat 2017-2022 dhe monitorime të vitit 2023 për zonat me problematikë më të lartë. “Në total, në rajonin e gjirit të Drinit kemi 50.58 hektarë të humbur nga eurozioni, por 24.22 janë rikuperuar, por bilanci është 26.63 hektarë të humbur nga eurozioni, pa arritur që të rikuperohet” tha për Faktoje.al, eksperti Ilir Brasha.

Kune-Vain

“Në bregdetin e Kunës (Shëngjin), veprimtaria e erozionit bregdetar ka shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të plazhit dhe kontribuon në destabilizimin e dunave dhe brigjeve lumore në deltën e Lumit Drin e Mat. Nga viti 1970 e deri tani, llogaritet të jenë eliminuar 362 ha sipërfaqe e bregdetare (plazhe, duna e pyje aluvional etj) të Kune -Vainit. Dëme ka pasur dhe në aktivitetet social ekonomike si bujqësi, turizëm e peshkim, të cilat janë mjaft të rëndësishme për komunitetin e zonës e më gjerë” përcakton studimi mbi analizën e riskut të fatkeqësive natyrore në Bashkinë Lezhë.

Semani

Një tjetër zonë shumë problematike konsiderohet Plazhi i Semanit. Përgjatë 30 viteve të fundit, si pasojë e erozionit deti është futur në qindra metra dhe në zona të caktuara deri në një kilometër.

Kjo lidhet kryesisht me prurjet e lumenjve të cilat në grykëderdhjet e tyre sjellin inerte, mbetje dhe dhera në mënyrë jo natyrale.

“Ndryshimet klimatike ndikuan në deformimin e motit dhe sasisë së reshjeve, e cila reflektohet në prishjen e ekosistemit. Në stinë ku reshjet duhet të ishin të pranishme ndodh që për një kohë të gjatë nuk ka, por kur nisin vijnë me shtrëngata dhe për pasojë sjellin vërshime të cilat në përbërësit e tyre shkaktojnë përmbytje dhe shkatërrim të ekosistemit”, thotë profesor Gjoka.

Erozioni dhe “toka pa yndyrë”

Ndërsa faktet tregojnë se më shumë se gjysma e tokës bujqësore është prekur nga fenomeni i erozionit, i cili sjell edhe pasoja të tjera zinxhir, institucionet shqiptare kanë projekte, duke e konsideruar edhe “strategji” shumëvjeçare, ndërsa situata vjen dhe rëndohet vit pas viti. Investimet konkrete për frenimin e erozionit janë minimale. Nuk është vetëm rreziku i rrëshqitjeve masive dhe humbjes së tokës bujqësore, kullotave apo pyjeve, pasi fenomeni i erozionit po varfëron edhe përbërësit e tokës, e cila reflektohet në një bimësi më të pakët, ose të pazhvilluar. “…Të dhënat tregojnë gjithashtu për rreth 115000 ha tokë me rrezik të lartë për rrëshqitje dhe mbi 4000 ha të shkara” thotë për Faktoje.al, prof dr Fran Gjoka.

Gjithashtu profesori i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës konstaton se dëmi ekonomik që sjell erozioni është shumë i madh.

“Sipas vlerësimeve tona kostoja vjetore e erozionit vetëm për tokën bujqësore vlerësohet në rreth 60 milionë dollarë në vit, ose 86 dollarë për hektarë”, thekson profesor Gjoka.

Deri në 100 ha tokë humbet në vit

Pasojat e erozionit tashmë ndihen në të paktën nëntë qarqe të vendit ku në zona të ndryshme aktiviteti i gërryerjes është shumë i lartë. “Një studim eksperimental dy vjecar i para disa viteve në pellgun ujëmbledhës të Bovillës tregoi një nivel humbje të tokës që varionte nga rreth 36 ton/ha në tokë pyjore, 102 ton/ha në tokë bujqësore, 59 ton/ha në tokë kullosore dhe 351 ton/ha në tokë të zhveshur”, argumenton profesor Gjoka.

Krahasimi me BE

Krahasuar me humbjen mesatare të vendeve të BE-së Shqipëria mbetet në hartën e kuqe të rrezikut, deri në pamundësinë e rikuperimit të tokës, pavarësisht masave që mund të merren.

“Problematika lidhet me shumë faktorë si gjeologjia, mbulesa bimore pjerrësia, etj.

Për nga gjeologjia, rajonet më problemore janë Tepelenë-Përmet, Skrapar-Berat;  zona e Krrabës në Elbasan, Pukë – Mirditë dhe Kukës” shprehet studiuesi i njohur i çështjeve mjedisore, veçanërisht i tokës, profesor Fran Gjoka.

Masat e propozuara

Për të ndalur dhe kufizuar erozionin e tokës, duhet të merren një sërë masash të kombinuara:

• Përmirësimi i mbulesës bimore: Duhet të ruajmë dhe të pwrmirwsojmw mbulesën bimore, veçanërisht në zona me rrezik, duke mbjellë bimë shumëvjeçare, shkurre dhe pyje mbrojtëse.

• Punimi i tokës në mënyrë të qëndrueshme

• Ndërtimi i strukturave mbrojtëse

• Menaxhimi i kullotave

• Përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale

• Edukimi dhe sensibilizimi

• Zbatimi i ligjit dhe planeve të menaxhimit të tokës

Përfundimi

Shqipëria është në rrezik serioz nga erozioni, veçanërisht prekja e gjysmës së tokës bujqësore nga ky fenomen.

Pavarësisht masave të marra në ngritjen e disa argjinaturave është frenuar disi fenomeni i përmbytjeve, por erozioni vijon të jetë i pranishëm në të paktën nëntë qarqe të vendit.

Strategjitë për mbrojtjen e mjedisit dhe veçanërisht çështjes së erozionit deri më tani kanë dështuar, ndërsa kosto financiare e dëmit të shkaktuar shtohet vit pas viti.

Erozioni ka prekur edhe sektorin e turizmit veçanërisht në vijën bregdetare ku deti ka marrë qindra hektarë tokë dhe prishur zona që deri para 40 vitesh shërbenin si plazhe./Faktoje

Para

Edhe Gjylameti bën hap pas, tërhiqet nga verifikimi i votave: Ne nuk bëjmë luftëra të vogla, por beteja të mëdha për jetët e njerëzve

Pas

Çudit Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë, erdhën të vendosin bomba! 

Nga Kategoria

Atentati mafioz në Fier, gazetari jep detaje: Në makinë u gjetën 4 armë, pista kryesore hakmarrja
Aktualitet

Atentati ndaj “Sel Çamit”, ndryshon pista e hetimit: Autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër!

26.11.2026
10.4k
Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin
Aktualitet

Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin

26.11.2026
10.4k
Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”
Aktualitet

Evazioni me naftën e Gorishtit/ Prokuroria merr të pandehur Arian Tartarin, Sotirios Kapotasin dhe “Transatlantic Albania Ltd”

26.11.2026
10.4k
VENDIMI – Deputetja socialiste largohet nga PS: Prej sot jam deputete e pamvarun
Aktualitet

“Ka deputetë që po mendojnë largimin”/ Koçeku paralajmëron të tjera shkëputje nga PS

26.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet

24.11.2026
10.4k
Tensionet para Parlamentit, Spiropali GODET Ramën: Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten

5 vjet ministre dhe 1 vit kryetare Kuvendi, Elisa nuk mbajti kurrë një konferencë shtypi, sot del në foltore pas përjashtimit

25.11.2026
10.4k
Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash

Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal mbi 6 milionë lekë, Prokuroria: Fshehu të ardhurat nga koncertet dhe nuk justifikoi depozitat cash

23.11.2026
10.4k
Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

23.11.2026
10.4k
40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

25.11.2026
10.4k
Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

Trump, Putin dhe Xi ‘ndajnë’ botën dhe shpërfillin Europën, Ukrainën dhe multilateralizmin

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.