E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Maska silikoni, armë dhe kanabis/ Aksion në Fier, Lushnje dhe Shkodër, 4 të arrestuar 

Korrieri nga Korrieri
03.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Maska silikoni, armë dhe kanabis/ Aksion në Fier, Lushnje dhe Shkodër, 4 të arrestuar 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një grup kriminal është goditur nga Policia e Fierit! Aksioni është shtrirë në tre qytete të vendit, në Fier, Lushnje dhe Shkodër. Nga grupi, i dyshuar për trafik armësh dhe kultivim kanabisi, janë vendosur në pranga 4 persona, të cilët cilësohen si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Të prangosurit janë identifikuar: Boran Buzi, 48 vjeç, banues në Kallëm, Fier, i dënuar më parë në Itali me 30 vite burg për shfrytëzim prostitucioni; Niko Osma, 53 vjeç, me banim në Durrës, Qamil Shurdhi, 48 vjeç, nga Lushnja dhe Besim Buzi, 33 vjeç nga Divjaka. Ata akuzohen se trafikonin armë dhe municione të kalibrave të ndryshëm, disa prej tyre edhe nga Kosova, për t’i shitur më pas në Shqipëri, për veprimtari kriminale. Por po ashtu, merreshin dhe me kultivim dhe shitje të kanabisit.

Gjatë këtyre kontrolleve në banesa, magazina dhe në ambiente të tjera, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar: 4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë) dhe 5000 fara kanabisi. Por po ashtu janë gjetur edhe 3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke; 3 automjete dhe 10 celularë. Bashkë me armët janë gjendur edhe maska silikoni, që duhet se janë përdorur për ngjarje kriminale. Kështu, armët do të dërgohen për ekspertizë, për të mësuar nëse janë përdorur për krime në vend.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier

Goditet një grup kriminal për trafikim armësh, kultivim dhe shitje të kanabisit. 4 shtetas në pranga, 6 armë zjarri e gjahu, 4000 fidanë kanabisi, 5000 fara kanabisi, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm, radio dhe uniforma si të Policisë, të sekuestruara. Operacioni policor i koduar “Procedimi” është finalizimi i një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit. Procedimi u iniciua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier dhe u ndoq në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit. Siç është bërë publike edhe më parë përmes njoftimeve tona për shtyp, strukturat e DVP Fier kanë vijuar pa ndërprerje operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, specialistët e sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier siguruan informacion përmes inteligjencës policore dhe e referuan në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1815/2024, që u ndoq për disa muaj, me metoda speciale të hetimit.

Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbanin armë zjarri, për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë. Po nga hetimet rezultoi se ky grup merrej edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit. 

Në vijim të hetimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Procedimi”. Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh. Gjatë këtyre  kontrolleve u sekuestruan: 4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë); 3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 5000 fara kanabisi; 2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke; 3 automjete dhe 10 celularë. Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit: B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”; N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje; Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje; B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale.

B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve. Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit. Operacioni vijon dhe hetimet po thellohen, për të identifikuar dhe kapur shtetasit e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Para

Saga e vr*sjeve për hakmarrje në Lezhë: Ja mesazhi që lanë autorët kur ekzekutuan Pjetër Kazën në derën e banesës

Pas

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n 

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.