E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush janë oligarkët që do t’i rrëmbejnë pronat e ushtrisë? Qeveria i hap rrugën qerasjes së klientëve strategjikë

Korrieri nga Korrieri
04.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Kush janë oligarkët që do t’i rrëmbejnë pronat e ushtrisë? Qeveria i hap rrugën qerasjes së klientëve strategjikë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qeveria ka miratuar një projektligjtë propozuar nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili i hap rrugën rrëmbimit të pronave të ushtrisë nga investitorët strategjikë, edhe kur ato janë në Planin e Përhapjes.

Drafti, e shndërron Planin e Përhapjes në një dokument, që mund të preket në çdo kohë, sa herë që një ministër propozon një investim.

“Plani i vendosjes dhe përhapjes i Forcave të Armatosura rishikohet periodikisht çdo 5 vjet dhe në çdo kohë, në rastet e investimeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit apo ndërtimeve, përmirësimeve të infrastrukturës publike, që prekin pjesërisht apo plotësisht një pronë brenda planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura, kur vlerësohet se ky ndryshimin nuk cenon operacionalitetin e Forcave të Armatosura. Institucioni përgjegjës për investimet e rëndësisë së veçantë kërkon rishikimin e planit të vendosjes dhe përhapjes, pasi vlerëson natyrën dhe rëndësinë e investimit,” thuhet në projektligj.

Plani i Përhapjes është dokumenti, që përmban të gjithë pronat strategjike të ushtrisë, të cilat janë kritike për kapacitetin e mbrojtjes së vendit dhe operacionalitetin e Forcave të Armatosura.

Por projektligji i miratuar nga qeveria këtë të mërkurë, praktikisht i nxjerr pronat e ushtrisë në “rrugë të madhe”, pasi i jep të drejtë çdo anëtari të kabinetit qeveritar të kërkojë nxjerrjen e pronave të ushtrisë nga Plani i Përhapjes me qëllim privatizimin e tyre me argumentin e investimeve të rëndësishme për ekonominë.

Fjala vjen nëse një biznesmen që merret me peshk i kërkon ministres së Bujqësisë një bazë ushtarake në bregdet për të zgjeruar biznesin e tij, përmes këtij ligji, qeveria nis procesin e privatizimit të pronës.

Tjetërsimi i pronave strategjike të ushtrisë tek privatët, nën argumentin e investimeve me rendësi për ekonominë, ka qenë një synim i hershëm i qeverisë.

Në rastin e bazës detare të Sarandës, prona u tentua të privatizohej pa u nxjerr fare nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura, pasi në atë kohë Edi Rama pengohej nga Ilir Meta, i cili mbante firmën e fundit për heqjen e pronave nga Plani i Përhapjes.

Më vonë, afera e bazës së Sarandës përfundoi në SPAK e kallëzuar nga ish zv/komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari.

Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e pronës, që i ishte dhënë për zhvillim privatit, me argumentin se privatizimi i saj cënonte sigurinë kombëtare dhe kapacitetin mbrojtës të vendit.

Por pavarësisht sekuestrimit, deri më tani për këtë çështje nuk ka asnjë të ndaluar./Kapitali

Para

Operacioni i bujshëm, arrestohet djali i kandidatit për deputet

Pas

Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi oligarkët e Kosovës që po qerasen me prona miliardëshe në Shqipëri

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.