E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Intriga, thika pas shpine dhe betime për falje gjaku! Zbardhet BISEDA që pastaj lau në gjak Elbasanin

Korrieri nga Korrieri
05.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Intriga, thika pas shpine dhe betime për falje gjaku! Zbardhet BISEDA që pastaj lau në gjak Elbasanin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në Apelin e GJKKO po zhvillohet këtë të enjte seanca e radhës për dosjen e njohur si “Plumbi i artë”, ku ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej.

Alibej akuzohet si kreu i një organizate kriminale në Elbasan, porositës i disa atentateve me pagesë për hakmarrje dhe për motive që lidhen me krimin e organizuar. Ai dha detaje të rëndësishme lidhur me hetimet.

Gjatë seancës, Alibej zbuloi bisedat dhe takimet që pati me Nuredin Dumanin me qëllim zbardhjen e personave të përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, në atë që njihet si masakra e Bradasheshit, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.

I njohur me nofkën “Krymi”, Alibej para Gjykatës deklaroi besnikëri ndaj së vërtetës dhe dha një pasqyrë të plotë të sfidave me të cilat është përballur: “Betohem që do them të vërtetën, jam me arsim të lartë, kam qenë i dënuar në Itali, ndërsa në Shqipëri me dëshmi penaliteti rezultoj i pastër.

Me 29 dhjetor të 2018-ës në një atentat që ne si familje e quajmë kamikaz…” (deklarata ndërpritet nga avokatët e të pandehurve të tjerë).

Ai shpjegoi gjithashtu mënyrën se si u njoh me Nuredin Dumanin dhe arsyet që çuan në takimin e tyre: “Me Nuredin Dumanin jam njohur pasi u lirova nga paraburgimi i Elbasanit, nga fillimi i 2020-ës, Arjan Spahiu kishte kontakt me anë të një ‘Fati’, kam qenë përdorues i Enkro Chat dhe Sky EÇ, Arjani më tha që Nuredin Dumani kishte kërkuar vetë me u taku me mua sepse gjatë kësaj periudhe kisha hedh si fjalë në rrugë apo në shoqëri që për Talo Çelen jepja 100 mijë euro me e vra dhe 200 mijë kush ma sillte të gjallë. Nuredin Dumanit i kishte shkuar në vesh kjo gjë.”

Në seancë u prezantua edhe mënyra se si Alibej regjistroi bisedën me Nuredin Dumanin dhe se çfarë u diskutua në atë takim.

“Për Nuredinin bëra kërkime, kisha çdo informacion, erdhi tek pallati në një shtëpi me qira që kisha marrë për djemtë e dajës tim, për 2 orë e 48 minuta, e regjistrova bisedën me Nuredin Dumanin, më shpjegoi se kishte dëgjuar që kërkoja Talo Çelën dhe më tha që është në dijeni dhe Festim Qoli, i thashë ok, nis bisedën duke i shpjeguar kush janë ekzekutoret e familjarëve të mi,” tha Alibej.

Ai theksoi gjithashtu pengesat që i ka krijuar një tjetër person në përpjekjet për zbardhjen e ngjarjeve, duke përmendur veçanërisht Eljo Bitrin.

“Eljo Bitri ma zvarriste takimin, kisha 2 muaj që e kërkoja, 90 % e kisha të zbardhur atë që i ndodhi familjarëve të mi, i nxora foto Dumanit, i thashë, ‘Vëllai jot Dashnor Dumani ka marrë pjesë në masakër.’ Nuredini nuk ma pranoi, tha s’ka lidhje Dashnori, i thashë të betohej në Kuran, të fal gjakun e vëllait vetëm me thuaj të vërtetën,” tha Alibej.

“Unë i tregova itinerarin e makinës që ishte qëlluar nga të dyja anët, më tha ka qenë edhe një Dorjan Shkoza dhe ka qenë me makinë tjetër dhe ka zbrit duke qëlluar tek ana tjetër. Nuredini kishte hall se Dorjan Shkoza po e ndiqte atë dhe Dashnorin me e ekzekutuar. Dumani më tha se kishte probleme vet me ata. Unë i thashë më intereson vetëm Talo Çela. Unë e dija që financuesit e urdhëruesit ishin në Dubai, vëllezërit Çopja, miq të hershëm tanë,” shtoi ai.

  • “Bëra vetë hetuesin, nuk e harrova Suel Çelën”, Alibej trondit me dëshminë: Ekzekutorët më kanë shkuar deri tek fëmijët në shkollë

Ai bëri me dije lidhjet financiare dhe bashkëpunimin mes personave të përfshirë në krim.

“Dumani më tha se Talo Çela shkon shumë edhe me Festim Qolin, më tha që për vrasjet unë marr gjysmën e lekëve. E pashë që nuk kishte telefon të enkriptuar, i shpjegova Arjanit që Nuredini s’ka Sky ECC, dhe i dhashë një iPhone 6 që kishte të instaluar Sky ECC, i dhashë dhe 50 mijë euro, e mësova dhe si përdoret Sky ECC,” tha Alibej.

Para

DOKUMENTET/ A fshihet Pëllumb Salillari pas emrin Engjëll Agalliu te licenca për park fotovoltaik 82 mln euro nën logon Albania Power Energy në Fier?

Pas

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë 

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.