E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vijon “dashuria” e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara me “Mektrin Motors”, i jep dy tendera brenda ditës! 

Korrieri nga Korrieri
07.07.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Vijon “dashuria” e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara me “Mektrin Motors”, i jep dy tendera brenda ditës! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Brenda një kohe shumë të shkurtër, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i ka dhënë disa tendera firmës “Mektrin Motors”, duke filluar nga makinat e policisë dhe tashmë për zjarrfikëse apo mjete foristradë. Duket si një “dashuri vere”, ajo mes OBT dhe firmës me seli në Xhafzotaj të Durrësit, pasi drejtuesve të Operatorit u “errësohen” sytë sa herë që në tendera merr pjesë “Mektrin”.

VoxNews ka raportuar më parë për tenderin e shumë diskutuar të makinave të policisë, ku më shtrenjtë rezultoi për t’i marrë me qira sesa që t’i blinin. Fitues foli firma nga Xhafzotaj, në një lot, me vlerë mbi 2 milionë euro. Madje, për të parrë një makinë me qira shteti do paguante 34 mijë euro për 4 vite, ndërkohë që koncesionarët e tjerë kanë makina të ngjashme për shitje në vlerën e 18 apo 20 mijë eurove.

Ndërkohë, disa ditë më pas, i njëjti Operator i jep të njëjtës firmë rreth 800 mijë euro për të blerë disa zjarrfikëse. Madje, skualifikon të gjithë pjesëtarët e tjerë që morën pjesë në këtë procedurë, duke përfshirë edhe firmën shqiptare “TIMAK”. Pa dashur që t’i bëjmë reklamë, firma në fjalë prodhon zjarrfikëse për një mori shtetesh europiane, me të gjitha pajisjet. Disa ditë më parë dërgoi në Ukrainë dhjetëra autoambulanca, ndërsa ka prodhuar edhe makinën e parë shqiptare ushtarake “Made in Albania”, të emëruar “Shota”.

Vijon “dashuria” e Operatorit të Blerjeve të

Vijon “dashuria” e Operatorit të Blerjeve të

Faksimile: Njoftimi i fituesit i OBP për tenderin e blerjeve të zjarrfikëseve

Duket se paraja është e njëjtë për Operatorin, i cili merr guximin që të heqë “qafe” të gjithë konkurrentët. Në rastin në fjalë, tenderin e ka marrë oferta më e ulët, por mbetet shumë i dyshimtë skualifikimi i të gjithë firmave të tjera. Duket sikur u ka thënë “kur hyn në tender Mektrin, hapni rrugë”. Ose një shenjë arrogance e këtij institucioni, që vetëm bën tendera.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 3 korrik Operatori i Blerjeve të Përqëndruara ka shpallur fituesin e tenderit “blerje zjarrfikëse dhe automjete shërbimi Pick Up për ARRSH”, me afat zbatimi brenda 180 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës. Mori pjesë firma “ARTEO 2018” me vlerë 87 milionë lekë, “MEKTRIN MOTORS” me vlerë 80 milionë lekë, “SPARKLE 32” me vlerë 99 milionë lekë, “START CO” me vlerë 96 milionë lekë, firma “TIMAK” me vlerë 84 milionë lekë.

Ndërkohë, në të njëjtin dokument shkruhet se “TIMAK” është skualifikuar për shkak se “s’ka autorizim nga prodhuesi ose nga distributori për llojin e mjetit të ofruar”. Sipas Operatorit, “TIMAK” s’ka sjellë autorizim nga prodhuesi i mjetit japonez “ISUZU”. Gjithashtu, firma shkruan OBP, duhet të paraqesë katalog ose skedë teknike. Një tjetër arsye e skualifikimit të firmës “TIMAK” që prodhoi edhe mjetin ushtarak “Shota” është se duhet të paraqiste dëshmi për furnizimet e mëparshme të kryera gjatë 3 viteve në vlerën jo më pak se 40 % e vlerës së fondit

limit të kontratës. Firma dërgoi disa kontrta me Bashkinë e Tiranës, e Bashkinë e Kukësit si dhe disa kontrata me firma private, por nuk e kaloi “pragun”.

Duket se, dokumentet standarde i përshtateshin vetëm një firme, asaj fituese “Mektrin Motors”. Kjo për shkak se është skualifikuar edhe firma “SPARKLE 32” pasi s’ka xhiro vjetore aq sa vlera e tenderit apo s’ka furnizime të ngjashme. Me të njëjtën arsye për furnizimet e ngjashme, u skualifikua edhe “ARTEO 2018”.

Vijon “dashuria” e Operatorit të Blerjeve të

Vijon “dashuria” e Operatorit të Blerjeve të

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit nga OBP për tenderin e blerjeve të minibusëve për Doganat

Në të njëjtën ditë me shpalljen e fituesit të tenderit të mësipërm, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpalli të njëjtën firmë “Mektrin” fituese të një tjetër procedure. Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, firma nga Xhafzotaj fitoi procedurën me objekt “blerje minibusa për DPD dhe automjet për AKDC, e ndarë në 2 (dy) lote.

Bëhet fjalë për lotin e parë “blerje minibusa për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave”, me fond limit të lotit 13.320.000 lekë pa TVSH, me afat zbatimi brenda 45 ditëve nga dita e nënshkrimit të kontratës. “Mektrin” i fali vetëm një bakshish prej 480.000 lekë buxhetit të akorduar për këtë tender, ose as 5 mijë euro.

Disa ditë më parë, VoxNews publikoi dokumente për shpalljen e fituesit të tenderit për marrje me qira të mjeteve të Policisë së Shtetit, një procedurë e finalizuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Firma “Mektrin” u shpall fituese e lotit 2 për marrjen me qira të makinave për Policinë e Shtetit, me objekt “marrje autovetura SUV me qira për Policinë e Shtetit”, me fond limit në vlerën 227,800,627.

Oferta më e ulët ka qenë sërish e kompanisë “ALBANIA MOTOR COMPANY” me vlerë 171 milionë lekë. “MEKTRIN” ofroi 201 milionë lekë. Policia shkruan se do të marrë 60 makina me qira për 4 vite SUV. Me një kalkulim rezulton se 1 makinë e tillë do t’i kushtojë arkave të shtetit shqiptar 3.350.400 lekë, ose rreth 34 mijë euro.

Ofertë më të ulët se fituesi pati edhe “PORSCHE LEASING” me vlerë 194 milionë lekë, por të dyja ato që ofruan më pak u skualifikuan. “PORSCHE” për shkak se nuk ka plotësuar informacionin se kush janë personat aksionerë ose ortakë. Ndërkohë, që firma “ALBANIA MOTOR COMPANY” “s’ka punë të ngjashme”.

Në dokumentet shoqëruese ishin disa klauzola, ku rezulton se “mjetet do të merreshin në përdorim të qiramarrësit për 4 vjet me një planifikim vjetor mesatar 32.500 km për grup mjetesh ose shfrytëzim mesatar prej 130.000 km për 4 vjet po për grup mjetesh”. Mjetet do të merren në përdorim për Policinë e Shtetit për një afat 4 vjeçar, ndërkohë që pas përfundimit të këtij afati, këto mjete do t’i dërgohen firmës “Mektrin”, që u shpall fituese e tenderit./voxnews

Para

Deklarata TRONDITËSE/ Shefi i NATO-s: Një sulm i koordinuar nga Kina dhe Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore! 

Pas

“O Edi”/ E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet!

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.