E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Show Bizz

Urani “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës që do t’ju ndryshojë jetën

Korrieri nga Korrieri
08.07.2025
në Show Bizz
A A
“Krizë në marrëdhënie…”, parashikimi i yjeve për ju
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një “revolucion” astrologjik po ndodh para syve tanë! Pas shtatë vite e gjysmë sfidash dhe tronditjesh që preku jetën e Demëve, Urani, planeti i ndryshimit të papritur dhe energjive të fuqishme hyn në shenjën e Binjakëve, duke rihapur një kapitull krejt të ri për çdo shenjë.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu paralajmëroi për një javë plot emocione, dashuri, surpriza dhe marrëveshje që mund t’ju kthejnë fatin përmbys.

Por, si do të ndikojë kjo lëvizje e madhe në komunikimin tonë, në marrëdhëniet dhe në planet financiare? Lexoni parashikimet për secilën shenjë dhe zbuloni nëse kjo verë do të jetë pikërisht ajo që keni pritur!

“Urani është futur sot në shenjën e Binjakëve, pas shtatë vite e gjysmë. Është ai Urani që për shtatë vjet ua nxiu jetën Demëve dhe janë shumë të çorientuar sepse nuk i ka lënë rehat. Ai Urani që na solli pandeminë, që na solli tërmetin dhe na tundi nga rrënjët ka kaluar në shenjën e Binjakëve. Në këtë shenjë ka të bëjë më shumë me komunikimin që do të thotë se një komunikim i ndikuar nga Urani sjell një modernizim. Pra kjo verë sjell një ndryshim të madh në mënyrën se si konceptohet, mënyra moderne dhe parashikuese në komunikimin tonë. Urani takohet me Afërditën direk në Binjak dhe do të shprehemi me shumë dashuri, sidomos gjatë korrikut. Është edhe Hëna e plotë, e bukur e korrikut më datën 10. Është një nga javët më fantastike dhe më bombastike. Për të gjithë ata të cilët nuk e kanë gjetur ende lumturinë në tokë, ndoshta e gjejnë në qiell”, tha Meri Shehu.

Dashi, 3 yje: Me këtë Hënën e Plotë në Bricjap përveç romantizmit do të ketë dhe një marrëveshje të mirë pune. Me sa duket ka ardhur puna dhe komunikimi për Dashët në atë nivel, saqë me komunikim dhe dashuri, ose duke e pasur intuitën e fortë mund të bëjnë një marrëveshje shumë të rëndësishme pune. Kanë dhe takime shumë të bukura erotike, por që në fakt më shumë ngelin komunikime se sa takime të mirëfillta.

Demi, 4 yje: U çliruan Demët pas shtatë vjetësh. Demët që e ndjenë tërmetin më shumë se të gjithë, por tashmë Urani ka kaluar tek paratë. Çfarë do u bëni gjithë këtyre parave! Urani në Binjak është më mirë se sa Urani në Dem. Kështu që duhet t’u hapni dyert parave këtë javë dhe do të shikoni sa para do ju sjellë dhe kështu do të jetë edhe viti tjetër më shumë, por edhe vera. Demët e lindur në dhjetë ditëshin e parë duhet që ta shikojnë më mirë.

Binjakët, 5 yje: U fut Urani! U ndryshon komplet jetën Binjakëve! Por, edhe Demëve, sepse Hëna e plotë në Bricjap u jep edhe atyre romancën e madhe, për më tepër duke qenë afër Binjakëve japin dhe marrin disi më mirë. Binjakët do të kenë një ndryshim komplet të jetës së tyre dhe takohet Urani me Afërditën në shenjën e tyre, kështu pale se çfarë do të ndodhë në Binjakët e lindur në dhjetë ditëshin e parë!

Gaforrja, 3 yje: Jemi tashmë me Diellin në Gaforre, në fakt është futur edhe Jupiteri ju e dini. Por, kemi edhe Hënën e plotë në Bricjap, kështu që ja merr pak atë shkëlqimin dhe romancën Gaforres. Megjithatë Gaforret në atë tentativën e tyre do të bëjnë disa takime dhe marrëveshje të fshehta. Vazhdojnë të ngelen tek pasionet e fshehta në këtë periudhë. Do të kenë udhëtime pune dhe kontakte të rëndësishme në këtë periudhë për punën dhe planet e tyre.

Luani, 3 yje: Do të jenë në një fazë të mirë, sepse Urani është në Binjak. Megjithatë duke qenë se Urani është në një shenjë toke, nuk do i lërë shumë rehat, do i bëjë që të ndjehen pak më të veçuar. I ndikon shumë në çështjet ekonomike, megjithatë do të kenë shumë planifikime, takime në jetën sociale dhe udhëtime shumë të mira.

Virgjëresha, 3 yje: Kanë Marsin në shenjën e tyre dhe Marsi është një simbol shumë i mirë, sepse u ka dhënë aktivitet, energji, të cilën e kishin me mëdyshje në këtë periudhë. Por, edhe Hëna e plotë në Bricjap takohet mirë me Marsin në Virgjëreshë dhe mendoj se kjo është një javë erotike, por edhe frytdhënëse në shumë aspekte të rëndësishme. Sa i përket Uranit në Binjak kemi thënë që shumë Virgjëreshë do të ndryshojnë shpesh e shpesh vende pune, por gjithnjë edhe më mirë. Ketë javë do të bien goxha në sy.

Peshorja, 4 yje: Shenja e ajrit, gjithë këto ndikime të bukura me Uranin në Binjak u jep Peshoreve lumturi, kontakte me jashtë, dashuri, romanca të papara dhe aspekte ekonomike shumë të mira. Vetëm Hëna e plotë në çështjet familjare sikur i bën pak nostalgjikë për të kaluarën, ose për shtëpinë e vjetër.

Akrepi, 4 yje: Do të merren shumë me çështjet ekonomike. Hapet një portë e re për Akrepët atje ku nuk e prisnin për aspektet ekonomike. Akrepët e lindur në dhjetëditëshin e parë do të marrin një tendencë shumë të madhe ekonomike në këtë periudhë, ose ndryshojnë drejtimin ekonomik në këtë periudhë. Drejtimin se si kanë zgjedhur anën e tyre ekonomike. Fati i çon në një rrugë komplet tjetër. Hëna e plotë në Bricjap i lidh me njerëz seriozë në këtë periudhë.

Shigjetarët, 3 yje: Shumë Uranë përballë shenjës së tyre. Kjo do të jetë një nga javët e tyre më të rëndësishme romantike, por edhe ekonomike, sepse Hëna e plotë në Bricjap i thërret shumë ngushtë në çështjet ekonomike.

Bricjapi, 2 yje: Hëna e plotë është në shenjën e tyre, por është pak delikate sepse i bën shumë nostalgjikë. Urani është në Binjak dhe u tregon se një punë do të ndryshojë, një kthesë e re në jetën e marrëdhënies së përditshme. Një dashuri e re, sidomos me punën, por që ua çorienton të gjitha ato gjërat e sigurta që kanë pasur, megjithatë një ngritje page e marrim, kështu që le ta tentojnë këtë javë.

Ujori, 5 yje: Do te kenë shumë dashur dhe ashtu siç e duan ata, të lirë, të pavarur, të zgjuar, komunikatave dhe Ujorët e lindur në dhjetë ditëshin e parë takojnë dashurinë e jetës, ose mundësinë e jetës. Por, Urani është planeti i tyre dhe takohet direkt me Afërditën në Binjak dhe për ta është planeti i dashurisë në këtë periudhë. Vetëm Hëna e plotë i bën pak nostalgjikë.

Peshqit, 3 yje: Bazohen shumë tek Hëna e plot në Bricjap, e cila iu lë disa qëllime, ose vendosin që të njohin një njeri më shumë, ta frekuentojnë më shumë në këtë periudhë, ose të investojnë diku më mirë. Pastaj të gjithë planetët në Binjak tregojnë që shumë çështje familjare do ndryshojnë.

Para

Këmbimi valutor 8 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Pas

“Donte të fliste, por…” – Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes… 

Nga Kategoria

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë
Show Bizz

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe
Aktualitet

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak
Aktualitet

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie
Aktualitet

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.4k
Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.