E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike! 

Korrieri nga Korrieri
18.07.2025
në Aktualitet
A A
Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në ditët kur inspektorët e IKMT-së ishin të zënë me aksionin e çlirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër në lulishten kryesore të qytetit të Kukësit.

Betonizimi i lulishtes së vetme të Kukësit po bëhet me bekimin e Bashkisë si pjesë e një projekti për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA.

“Qëllimi ynë është të krijojmë më shumë mundësi për argëtim, aktivitet fizik për të gjitha grupmoshat, në një mjedis të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë,” reklamoi kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj në një postim në faqen e tij në Facebook.

Por projekti i Bashkisë ka zemëruar banorët, këshilltarët bashkiakë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shprehen kundër planeve për betonizim.

Lulishtja në zemër të Kukësit nuk është vetëm një vend pushimi, por ka edhe një vlerë simbolike.

Ajo është ngritur mbi kampin e përkohshëm të strehimit për qindra familje kosovare gjatë krizës humanitare të vitit 1999.

“Në verën e vitit 1999, pas largimit të refugjatëve nga Kosova, “CARE International” financoi me një vlerë prej 350 mijë USD me kërkesën tonë për ndërtimin e lulishtes, pikërisht në vendin ku kishin qëndruar dhjetra traktorë me familje nga Kosova,” kujton Safet Sula, ish-kryetar i Bashkisë së Kukësit në vitet 1996-2000.

Dizenjimi dhe mbikëqyrja e punimeve iu besua asokohe lulishtarit të ndjerë, Mehmet Leza, i cili vendosi edhe mbjelljen e drurëve dekorativë.

Sula thotë se lulishtja për asnjë arsye nuk duhet të prishet.

“Lulishtja që është thuajse e vetme, i duhet qytetarëve të Kukësit,” tha ai për BIRN.

Financimi i vitit 1999 nuk ishte i vetmi. Para të tjera të taksapaguesve u investuan në vitin 2018 si pjesë e projektit të madh qeveritar të quajtur “Rilindja Urbane”.

Nga fondi prej 147 milionë lekësh për shtrimin e rrugës me gurë dekorativë dhe lyerjen e fasadave, lulishtja përfitoi një fond prej 59.5 milionë lekësh.

Aurora Guska, avokate në profesion dhe banore e zonës thotë se lulishtja është “krenaria e Kukësit” dhe nuk duhet të prishet.

Edhe Artan Laçi, një tregtar në zone, e quan ndërhyrjen e fundit një lajthitje.

“Në vend që lulishtja të pasurohet dhe të kompozohet me bimë dhe lule, ajo betonizohet,” theksoi ai.

Rifat Demalia, drejtor i Qendrës për Progres Rinor adreson gjithashtu kritika jo vetëm për betonizimin, por edhe për mungesën e transparencës dhe të konsultimit me komunitetin.

“Jam kundër, totalisht kundër këtij projekti, pasi prish dekorin dhe strukturën e lulishtes. Ka disa vende tjera ku mund të zhvillohej projekti, pikërisht në zona të pazhvilluara brenda lagjeve apo në sheshe të lira ku sot parkohen automjete,” tha Demalia.

“Nuk ka konsultime me grupet e interesit, qytetarët dhe shoqërinë civile. Shpërndarja e informacionit duhet të bëhej para se të fillonte investimi,” shtoi ai, duke theksuar se banorët ishin shpërfillur totalisht.

Urbanisti Andrit Shehu kujton se eksperienca me lojërat në ambiente të hapura ka qenë e hidhur.

“Pajisjet e këtyre lojërave dëmtohen për një kohë të shkurtër dhe sipërfaqja mbetet veçse një karakatinë,” tha Shehu, ish-drejtor i Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Kukës.

Një punonjës i sektorit të gjelbërimit, i cili foli në kushtet e anonimatit është gjithashtu i dëshpëruar me betonizimin.

“E kemi mbajtë me shumë vështirësi këtë lulishte, pasi dihet mungesa e ujit industrial në Kukës. Për vaditjen e saj ka financuar rreth 10 mijë USD një emigrant nga Kukësi që punon e jeton në SHBA në hapjen e një pusi, ndërsa tani i vënë kazmën barit,” tha ai.

Bashkia e Kukësit refuzoi të japë informacione shtesë për projektin e lulishtes, ndërsa deputetë të zonës dhe prefekti i zhvlerësuan shqetësimet e banorëve.

“Kryetari i Bashkisë, zoti Halilaj i ka sqaruar të gjitha përmes faqes së tij zyrtare në FB. Nuk kemi asgjë për të shtuar. Theksojnë se projekti është bërë nga zyra e urbanistikës në bashki,” tha sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit, Fadil Morina.

“Nuk ka asnjë problem. Është një park për fëmijë,” tha deputeti socialist, Eduard Shalsi përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp, ndërsa akuzoi këtë reporter për “interpretime të gabuara”.

Prefekti Dritan Baji tha se nuk kishte dijeni për projektin, pasi “kemi pavarësi pushtetesh”.

Ndryshe nga zyrtarët e mësipërm, kryetari i Këshillit Bashkiak të Kukësit, Albert Muja shpreh shqetësimin për mosrespektimin e procedurave, pasi projekti nuk ka kaluar përmes Këshillit.

“Çdo investim duhet të kalojë në Këshillin e Bashkisë. Është një hapësirë publike e gjelbërt që është betonizuar dhe i është dhënë një organizatë të huaj për të investuar. Shkelja ka të bëjë me lejen. Nuk kemi asnjë dokument që është financuese TIKA, apo kush është TIKA,” tha Muja, ndërsa thekson se kryetari i Bashkisë do të thirret në mbledhjen e ardhshme për të raportuar për këtë çështje.

Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në Bashkinë e Kukësit, i cili për momentin është mjaftuar me një komunikim verbal me përfaqësuesit e bashkisë për betonizimin e lulishtes.

“Kam kërkuar informacion lidhur me këtë problem dhe përgjigja e bashkisë ka qenë për një kënd lojrash për fëmijë. Në vijim do bëjmë verifikimet e duhura dhe do procedojmë, por me sa jam informuar, punimet janë pezulluar,” i tha BIRN Besar Tota, drejtor i IKMT-së për qarkun e Kukësit./Reporter

Para

Pikëpyetjet e një ngjarje të rëndë/ Ana e errët e Skodrinon, kompanisë së Benet Becit, që mbolli tragjedi në Shkodër 

Pas

EMRI/ Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë! (Lidhjet e të riut me mafian turke) 

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.