E shtunë, 10 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Një mandat, dy fise dhe asnjë shpresë për ndryshim. Lapaj-Shabani: Telenovela që diskreditoi “të rinjtë” e politikës

Korrieri nga Korrieri
28.07.2025
në Aktualitet
A A
Një mandat, dy fise dhe asnjë shpresë për ndryshim. Lapaj-Shabani: Telenovela që diskreditoi “të rinjtë” e politikës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje!
Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë.
Pastaj, pasi koalicioni siguroi vetëm një mandat, duket se lakrorit ju hapën petët.
Dhe u pa qartë që brumi i partive të të ardhmes ishte gatuar mbi aleancat e fiseve të Lapajt dhe Shabanit.

Diku Lapaj ankohej për dajën e Shabanit dhe menjëherë më pas Shabani thosh që Lapaj i paskësh kërcënuar dajën.
Diku Lapaj dilte prapë me statuse publike ku i kërkonte Shabanit të lëshonin të dy mandatin e ai t’i kalonte të dytit më të votuar në listë të hapur, duke deklaruar kështu për të dytën herë publikisht që ai, Lapaj pra, nuk do e pranonte mandatin.
Beteja e tezeve dhe dajave u bë argëtimi i vapës së Qershorit dhe Korrikut të të gjithëve.

Mes gjithë thirrjeve që pasoheshin nga mallkimi i rradhës, sot Adriatik Lapaj ka depozituar në KQZ një ankesë ku kundërshton vendimin e marrë nga KQZ që duket se i jep mandatin një kushërire të Lapajt. Kushërira me sa duket paska dhënë dorëheqjen nga dorëheqja njësoj si daja i Shabanit.
Lajmi i ri tashmë është që jo veç fisi i Shabanit, por edhe fisi i Lapajt, aplikuan të njëjtin model dorëheqje nga dorëheqja. Shef rrushi rrushin edhe piqet!

Me fjalë të tjera, nëse ndjekim kronologjitë e deklaratave, fisi i Lapajt u mblodh dhe pasi u njoh me mënyrën sesi veproi fisi i Shabanit, e vlerësoi si ligjore zgjidhjen dhe zgjodhi përfaqësuesen më të mirë mes vetes, të cilës ju dha leja të dorëhiqej nga dorëheqja.
Kështu dukej deri dje.

Por sot, shefi i fitueses së mandatit të “Shqipëria Bëhet” ka depozituar një ankesë në KQZ ku kërkon që të mos njihen dorëheqjet nga dorëheqja dhe që mandati t’i kalojë atij vetë. Përfshirë dorëheqjen e kushërirës nga dorëheqja.
Këtu duhet thënë që është e qartë që Lapaj fisin e vet e paska më në kontroll sesa Shabani të vetin.
Nëse nuk do ishim duke trajtuar një çështje kaq serioze si zgjedhjet për Kuvendin, mund ta përgëzonim Lapajn për autoritetin që gëzoka brenda fisit.

Por meqë çështja është e një rëndësie kapitale, në pritje të vendimmarrjes së KQZ mbi betejën e fiseve që ka marrë trajtën e sherreve pas çdo divorci, një gjë është e qartë:
Kjo nuk po ndodh as për faj të Ramës e as do të thotë që pas kësaj Berisha është opsioni më i mirë.
Ajo që u reklamua si zgjidhje e të rinjve në politikë e që do sfidonte politikën e vjetër, rezultoi si zhgënjimi më i hidhur i atyre që ju besuan.

Në zgjedhje mundet edhe të humbësh, mundet edhe të mos marrësh rezultatin që shpresoje.
Por kjo e Lapaj-Shabanit nuk mund të quhet më humbje, por katastrofë e cila në 95% u gatua nga vetë ata.
Votuesi me inteligjencën e vet, thjesht i dha këtij koalicioni vetëm një mandat — aq sa duhej për t’i vënë në provë liderat e politikës së re.
Nga kjo provë, ata dështuan për fat të keq, duke shkatërruar si dëm kolateral shinat nga mund të nisej treni i partive të reja. /vna

Para

Rrëzimi i Veliajt: tradhtitë, presionet dhe dëshmitarja e re që fundos çiftin e pushtetshëm

Pas

PARADOKSI në Pogradec, prishen tendat, ndërkohë Hotel Millenium merr leje për ndërtim brenda në liqen ?!

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

08.10.2026
10.3k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.