E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Kolegu besnik i Mira Muratit refuzon 1.5 miliardë dollarë nga Mark Zuckerberg: Faleminderit për ofertën, por nuk e pranoj!

Korrieri nga Korrieri
04.08.2025
në Botë
A A
Kolegu besnik i Mira Muratit refuzon 1.5 miliardë dollarë nga Mark Zuckerberg: Faleminderit për ofertën, por nuk e pranoj!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në një përpjekje për të kompensuar terrenin e humbur në garën për dominim në inteligjencën artificiale, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg kontaktoi disa muaj më parë ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, duke i sugjeruar që të blinte startup-in e saj të ri, “Thinking Machines Lab”.

Kur ajo refuzoi, kreu i “Meta” kundërsulmoi. Gjatë javëve në vijim, ai kontaktoi më shumë se një duzine punonjësish në kompaninë e shqiptares, e cila ka rreth 50 persona staf, për të parë nëse ata do ta linin Muratin. Shënjestra e tij kryesore ishte Andrew Tallak, një studiues i shquar dhe bashkëthemelues i “Thinking Machines”.

Për ta joshur atë, thuhet se Zuckerberg i ofroi një paketë kompensimi që, me bonuse dhe opsione aksionesh, mund të arrinte deri në 1.5 miliardë dollarë, gjatë të paktën 6 viteve. Kjo konfirmohet nga njerëz të njohur me çështjen, të cituar në një raport të ri nga “Wall Street Journal”. Për ta vënë këtë në perspektivë, oferta e Zuckerberg për vetë Mira Muratin ishte 1 miliard dollarë.

Talak refuzoi. Dhe asnjë nga kolegët e tij nuk u largua.

Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, e quajti lajmin për ofertën si të pasaktë dhe “qesharak”, duke thënë se shuma e çdo kompensimi varet nga performanca e aksioneve. Ai shtoi se “Meta” nuk është e interesuar të blejë “Thinking Machines”.

Besnikëria përtej parave

Edhe sipas standardeve të Silicon Valley, refuzimi i shumave nëntëshifrore është një dukuri e rrallë. Por, teksa konkurrenca për talentet në inteligjencën artificiale po nxehet, rezulton se edhe “xhepat më të mbushur” nuk janë gjithmonë të mjaftueshëm.

Disa studiues veprojnë si punonjës të pavarur, por shumë prej tyre zgjedhin t’u qëndrojnë besnikë udhëheqësve të tyre – figura që janë pothuajse mitike në hapësirën e teknologjisë. Kulturat idiosinkratike të startup-eve të ndryshme e përforcojnë këtë ndjenjë angazhimi. Në të njëjtën kohë, kompanitë tashmë po angazhohen më shumë në mbrojtjen kundër “peshkimit” të vazhdueshëm të talenteve.

OpenAI dhe kompanitë e themeluara nga ish-drejtues, si ai i Muratit, kanë qenë një objektiv i vazhdueshëm i përpjekjeve të rekrutimit të Zuckerberg. Që nga fazat e hershme të garës së IA-së, pionierët në këtë fushë kanë premtuar të marrin pjesë në një mision historik: krijimin e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI), domethënë një sistemi më të zgjuar se njerëzit në pothuajse të gjitha detyrat.

OpenAI, me themelues përfshirë Sam Altman, Elon Musk dhe Ilya Shustskyver, i ka dhënë këtij misioni një karakter pothuajse fetar, duke e vendosur atë nën një kartë jofitimprurëse, që synon “t’i sjellë dobi njerëzimit”.

Konkurrencë me OpenAI, Anthropic dhe SSI

Meta ka kontaktuar tashmë më shumë se 100 punonjës të OpenAI, duke punësuar të paktën dhjetë. Më 25 korrik, Zuckerberg emëroi studiuesin Shengjia Zhao, me tre vjet përvojë në OpenAI, për të udhëhequr ekipin e ri të “superinteligjencës”.

Punonjësit e OpenAI që refuzuan të largoheshin, e bënë këtë sepse besojnë se kompania është më afër AGI-së, preferojnë ekipe më të vogla dhe nuk duan që arritjet e tyre të shfrytëzohen për produkte të nxitura kryesisht nga të ardhurat nga reklamat.

Zuckerberg është tërhequr edhe nga Anthropic, një startup prej 170 miliardë dollarësh i themeluar nga Dario Amonde, një ish-ekzekutiv i OpenAI i cili mori me vete shkencëtarë të lartë kur u largua 5 vjet më parë. 7 bashkëthemeluesit e Anthropic mbetën të gjithë në kompani dhe kanë lidhje të forta përmes lëvizjes së “altruizmit efektiv”, e cila ishte e shqetësuar që në fillim për rreziqet e IA-së së pakufizuar. Disa prej tyre madje jetonin në një kooperativë në San Francisko.

Nga Anthropic, Meta ka punësuar dy ish-drejtorë – Joel Pobar dhe Anton Bakhtin – të cilët kishin punuar më parë në Meta. Ilya Shutskiver, bashkëthemelues i startup-it Safe Superintelligence (SSI), e ndërtoi kompaninë për ta bërë jashtëzakonisht të vështirë “shkëputjen” nga punonjësit e saj. Ndryshe nga Amonde, ai nuk ka sjellë shumë ish-bashkëpunëtorë të OpenAI, duke preferuar të trajnojë teknologë të rinj, të panjohur, por me ide të freskëta.

Punonjësit dekurajohen të përmendin SSI në profilet e tyre në LinkedIn për të shmangur rekrutimin agresiv. Thuhet se Zuckerberg madje ka sugjeruar blerjen e SSI, por është refuzuar.

Kush është Mira Murati dhe besnikët e saj

Murati, e cila kaloi 6 vjet në OpenAI dhe u largua në shtator, ka mbledhur rreth saj një “ekip apostujsh”. Me origjinë shqiptare, ajo ndihmoi në lançimin e produktit të parë të OpenAI dhe në fund drejtoi pothuajse çdo departament të kompanisë si Drejtore Teknologjike. Ajo është e njohur për inteligjencën e saj emocionale dhe mungesën e egos – elementë që kanë forcuar besnikërinë e ekipit të saj.

Në Thinking Machines, ajo ka miratuar një strukturë të ngjashme organizative “horizontale”, ku edhe studiuesit e lartë referohen thjesht si “anëtarë të stafit teknik”, siç ishte rasti në legjendarin “Bell Labs”.

Kur ajo themeloi kompaninë e saj shkurtin e kaluar, më shumë se 20 ish-kolegë të OpenAI iu bashkuan asaj, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, një nga arkitektët e ChatGPT, i cili më parë kishte punuar në Anthropic. Shumë nga studiuesit e Muratit vijnë nga grupi i “pas-trajnimit” të OpenAI, grupi që i trajnoi modelet për të komunikuar me njerëzit.

Misioni i “Thinking Machines” mbetet kryesisht i panjohur, madje edhe për disa investitorë që investuan së fundmi 2 miliardë dollarë. Sipas Muratit, kompania po ndërton “IA multimodale” që bashkëvepron natyrshëm me botën” dhe është gati të lançojë produktin e saj të parë në muajt në vijim. Kompania është e vendosur në një rrugë të qetë në lagjen Mission të San Franciskos, disa blloqe larg zyrave të OpenAI.

Përpara se të themelonte Thinking Machines Lab, Murati shërbeu në OpenAI, kompania që zhvilloi dhe u bë pioniere e teknologjive si ChatGPT, DALL·E dhe Codex. Kontributet e saj kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e IA-së te masat, duke ndikuar në industri si arsimi, kujdesi shëndetësor, dizajni dhe programimi.

Murati nuk ishte vetëm një lidere teknike, por edhe një vizionare strategjike. Ajo theksoi rëndësinë e harmonizimit me sigurinë dhe zhvillimin e përgjegjshëm, ndërsa e shtyu OpenAI-në të merrte në konsideratë implikimet sociale të sistemeve të fuqishme të IA-së.

Murati shpesh quhet “truri i IA-së” pas projekteve ambicioze të kompanisë dhe kolegët e saj e lavdërojnë vendosmërinë e saj të qetë dhe qartësinë e mendimit. Ajo kombinoi saktësinë mekanike me një qasje të përqendruar te njeriu dhe hapi rrugën për sipërmarrjen e saj të re.

Në vitin 2025, ajo foli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke theksuar: “Inteligjenca Artificiale pa vlera është inteligjencë pa ndërgjegje”. Kjo deklaratë shkaktoi një debat ndërkombëtar mbi etikën e inteligjencës artificiale ndaj ajo po këshillon Komisionin Evropian mbi rregulloret e reja rreth inteligjencës artificiale – diçka jashtëzakonisht e rrallë për një themelues startup-i.

Lidershipi i Mira Muratit njihet ndërkombëtarisht. Ajo është renditur në listën e 100 personave më me ndikim në inteligjencën artificiale (2024) të revistës “Time” dhe 100 grave më të fuqishme në biznes (2023) të Fortune. Me rritjen e numrit të punonjësve të Thinking Machines Lab dhe refuzimin e propozimeve miliarda dollarëshe nga Meta, Murati e ka fituar tashmë vendin e saj jo vetëm si krijuese e inteligjencës artificiale, por edhe si një nga përcaktueset kryesore të së ardhmes së saj.

Kush është bashkëpunëtori i saj Andrew Tallak?

Talak, i cili shfaqet si bashkëthemelues i Thinking Machines, ishte në qendër të një përpjekjeje të vazhdueshme rekrutimi si nga Zuckerberg ashtu edhe nga kreu i ri i laboratorit të superinteligjencës së Meta-s, Alexander Wang. Të dy e bombarduan atë me mesazhe.

Me origjinë nga Australia, ai u diplomua në Universitetin e Sidneit me notat më të larta midis studentëve të shkencave. Ai punoi për 18 muaj në departamentin e të mësuarit automatik të Facebook-ut përpara se të transferohej në Kembrixh për studime pasuniversitare dhe më pas të kthehej në Kaliforni për t’u bashkuar me Facebook AI Research. Ai u ngrit për t’u bërë një inxhinier i shquar – një nga pozicionet më të larta teknike në kompani.

Në vitin 2016, presidenti i OpenAI, Greg Brockman, ishte përpjekur ta punësonte atë si një nga punonjësit e parë, duke i thënë Elon Musk në një email se Tallak fitonte 800,000 dollarë në vit në Facebook dhe me shumë gjasa do të kërkonte një rritje page. Në atë kohë, OpenAI ofronte 175,000 dollarë në pagë bazë dhe 125,000 dollarë në bonuse.

“Andrew është shumë pranë të thotë po, por është i shqetësuar për uljen e pagës”, – shkroi Brockman më 21 shkurt. Ai nuk iu bashkua OpenAI atëherë. Ai u bashkua 7 vjet më vonë, kur ChatGPT tashmë kishte pushtuar botën dhe vlera e startup-it ishte rritur ndjeshëm.

Para

Shpërthen pas 600 vitesh një nga vullkanet më të fjetur në Rusi!

Pas

“Shpejt, shpejt”, dalin PAMJET e arrestimit të “Pole Qorrit” në Vlorë

Nga Kategoria

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.3k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit
Botë

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme
Botë

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.3k
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit
Botë

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.3k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
10.8k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.