
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një grua 65-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se e moshuara ka rënë nga dritarja e tualetit, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamiken e kësaj ngjarjeje tragjike.