E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

A është Gent Sula i Intersig një “pentito” i drejtësisë për Dosjen Veliaj? Dy episodet që tregojnë shumë

Korrieri nga Korrieri
11.08.2025
në Aktualitet, Slider
A A
A është Gent Sula i Intersig një “pentito” i drejtësisë për Dosjen Veliaj? Dy episodet që tregojnë shumë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Unë nuk kam thënë të vërtetën, por kërkoj mirëkuptimin Tuaj, sepse kam qenë i turbulluar”. Në këtë mënyrë u justifikua sipërmarrësi Gentian Sula, administrator dhe ortak i kompanisë së sigurimeve, “Intersig-Viena Insurance Group” dhe i disa shoqërive të tjera, para prokurorëve që po hetojnë prej një viti “çiftin e parë të Tiranës’, kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Në dokumentat e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Gent Sula ka mashtruar dy herë grupin hetimor, jo thjesht me verbalisht, por edhe me dokumenta zyrtarë. Ky “mashtrim”, sipas SPAK-ut, ishte tentativë për të mbuluar rreth 115 mijë euro, të cilat iu gjetën Ajola Xoxas në një kasafortë dhe nuk mbuloheshin me burime të ligjshme financiare.

Kasaforta plot me euro

Në 6 Dhjetor 2024, oficerët e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan një kontroll në ambjentet ndihmëse të zyrës “Partner’s Law” të Ajola Xoxas, në ndërtesën “Sky Tower”, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Gjatë kontrollit u zbulua një kasafortë, brenda së cilës gjendej një shumë e konsiderueshme parash. Nga verifikimi, rezultoi se në total ishin 115 mijë euro, të ndara në monedha: 95.350 euro, 14.900 dollarë dhe 665.000 lekë.

Në foto: Raporti i SPAK mbi shumën e gjetur në kasafortën e Ajola Xoxas

Në lidhje me këtë shumë, Ajola Xoxa ka paraqitur para grupit hetimor një kontratë private (të panoterizuar) me Gentian Sulën, administratorin e “Intersig”, me shënimin “kapar”, me vlerë totale 220.000 euro, e cila pretendohet se ishte hartuar në 4 dhjetor 2024, pra vetëm dy ditë para kontrollit.

Kontrata “e panoterizuar” duket se kishte objekt shitjen në të ardhmen të një apartamenti në pronësi të Ajola Xoxas në rrugën “Brigada VIII”, po në zonën e ish-Bllokut. Në bazë të asaj kontrate, shtetasi Gent Sula kishte dorëzuar në datën e nënshkrimit të saj shumën prej 110.000 euro, si kapar garancie, vlerë e cila u gjet në kasafortë.

Mashtrimi i parë i Gent Sulës

Gent Sula ka një njohje të vjetër me Ajola Xoxan, e cila, siç pranon vetë ai, daton prej vitit 2010. Në bazë të këtij raporti njohjeje, Sula ka deklaruar para grupit hetimor se i ka dhënë në huapërdorje, pa kontratë dhe pa shpërblim subjektit “Nan Gallery” të Ajola Xoxas një vilë, në zemër të ish-Bllokut.  Për këtë raport “pa pagesë”, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se është fiktive.

Në 4 dhjetor Ajola Xoxa dhe Gentian Sula i “Intersig”  kanë nënshkruar një “kontratë kapari” jashtë zyrës noteriale, për blerje apartamenti. Sipas asaj “kontrate”, Sula ka dorëzuar 110 mijë euro cash në zyrën e Xoxas.

Kjo “kontratë”, siç do të rezultojë më vonë gjatë hetimeve të SPAK-ut, ishte tërësisht fiktive dhe, siç deklaron Prokuroria e Posaçme, është një manovër për të justifikuar shumën e pambuluar me të ardhura të ligjshme financiare nga ana e bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Kjo “kontratë”, e cila mban firmën e Gent Sulës, është “mashtrimi” i tij i parë për Prokurorinë e Posaçme.

Mashtrimi i dytë i Gent Sulës

Në 9 janar 2025, grupi hetimor ka pyetur fillimisht sipërmarrësin Gentian Sula lidhur me shumën 115 mijë euro, të gjetur në kasafortën e Ajola Xoxas.

“Në lidhje me shumën 115 mijë euro, të gjendur në ambjentet e ‘Partner’s Laë’, shtetasi Gentian Sula deklaron se ajo vlerë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartmonedhat kanë qenë kryesisht euro, por edhe dollarë dhe lekë. Shumat i ka tërhequr në kohë të ndryshme nga llogaritë bankare dhe i ka mbajtur në shtëpi”, thuhët në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Në foto: Gentian Sula, administrator dhe ortak i “Intersig-Viena Insurance Group”

Gentian Sula i “Intersig” ka deklaruar se shumën prej 115 mijë euro e ka dorëzuar në 4 dhjetor 2024 në zyrën e Ajola Xoxas dhe në atë moment nuk ka pasur persona të tjerë. Ai deklaron gjithashtu se këtë “kontratë kapari” kishte pasur ndërmend që ta formalizonte me akt noterial, por nuk kishte pasur kohë ta formalizonte, për shkak të një udhëtimi jashtë Shqipërisë.

Ky deklarim, siç do të rezultonte më vonë, ishte një “mashtrim”.

“Pendimi” i Gent Sulës: Më mirëkuptoni

Prokuroria e Posaçme ka krijuar bindjen se “kontrata e kaparit” ndërmjet Ajola Xoxas dhe Gentian Sulës është tërësisht fiktive. Sipas SPAK-ut, ka shumë elementë dyshues në këtë raport mes të dyve.

Kontrata e nënshkruar është e panoterizuar dhe është firmosur vetëm 2 ditë para kontrollit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, pagesat, megjithëse në një shumë të lartë, është kryer në cash dhe jo me transaksion banker, siç është praktika normale mbi këto marrëdhënie.

Në foto: Gentian Sula i “Intersig” pranoi fillimisht “kontratën e kaparit” me Ajola Xoxan

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Prokuroria e Posaçme ka ri-pyetur shtetasin Gentian Sula, në 5 qershor 2025. Ishte koha kur Erion Veliaj ishte arrestuar dhe, në publik, kishin dalë shumë detaje mbi veprimtarinë e dyshuar korruptive dhe “pastrimi parash” të Ajola Xoxas.

Këto zhvillime duket se kanë bërë që Gentian Sula i “Intersig” të “reflektojë” dhe ndryshoi tërësisht thëniet e tij të mëparshme përballë grupit hetimor.

Kur u thirr për herë të dytë, Gentian Sula pranoi se “nuk është e vërtetë që kam porositur apartament apo ka paguar cash shumën që u sekuestrua në kasafortën e Ajola Xoxas në dhjetor 2024”.

Ai deklaroi se nënshkrimin e “kontratës së kaparit” ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe nuk e dinte se ai dokument do të paraqitej prej saj në Gjykatën e Posaçme.

Në foto: Gentian Sula i “Intersig” pendohet para SPAK dhe ndryshon deklarimet e para

Në lidhje me vendin dhe momentin e nënshkrimit të “kontratës së kaparit”, ai kujton se ka qenë jashtë Shqipërisë dhe është kthyer në 6 dhjetor, pikërisht në ditën kur BKH-ja kreu kontroll në zyrën e Ajola Xoxas.

Sipas Gent Sulës, ai është kontaktuar nga Xoxa dhe ka shkuar në zyrën e saj. E kishte parë të tronditur dhe ajo i kishte kërkuar si nder që të nënshkruanin një kontratë kapari.

Pasi ka dhënë detajet, të cilat ishin tërësisht të ndryshme nga deklarimi i tij i parë në Prokurori, dhënë në janar 2025, Gentian Sula i “Intersig” ka kërkuar “mirëkuptimin e Prokurorisë për sjelljen e tij”.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, nuk rezulton asnjë e dhënë që ai të ketë marrë statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë”. Kjo do të thotë që, përsa kohë sipërmarrësi Gentian Sula i kompanisë së sigurimeve, nuk është marrë i pandehur, atëherë kuptohet se ai ka gjetur “mirëkuptimin” e SPAK-ut, pavarësisht se, me vetëdije ka kryer dy lëvizje mashtruese për hetimin./boldnews.al

Para

Vendi ‘në flakë’/ Mbërrijnë në Bazën Ajrore të Kuçovës 2 helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe 

Pas

“I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, DETAJE nga dosja

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.