E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Historiku i Rusisë shtyn Ukrainën të këmbëngulë në garanci për sigurinë 

Korrieri nga Korrieri
21.08.2025
në Botë
A A
Historiku i Rusisë shtyn Ukrainën të këmbëngulë në garanci për sigurinë 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ndërsa përpjekjet diplomatike për të ndalur luftën e Rusisë ndaj Ukrainës janë shtuar kohëve të fundit, Kievi dhe aleatët e tij këmbëngulin se paqja e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse Ukrainës i jepen garanci të besueshme dhe të zbatueshme sigurie, dhe jo vetëm premtime simbolike apo marrëveshje të shkruara.

Kjo buron nga fakti se Rusia nuk i ka respektuar shpesh marrëveshjet që duhej të siguronin integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Një garanci sigurie mund të jetë, gjithashtu, diçka si Memorandumi i Budapestit i vitit 1994”, thotë Clifford May, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në SHBA, për Radion Evropa e Lirë.

“Rusia e nënshkroi. Amerika e nënshkroi. Britania e nënshkroi. Dhe thuhej se të gjithë do ta respektonin integritetin territorial të Ukrainës. Por, ajo garanci sigurie nuk vlente as për letrën ku ishte shkruar”, shton May.

Memorandumi është një prej së paku gjashtë traktateve ndërkombëtare që agresioni i Rusisë në Ukrainë i ka shkelur. Ato përfshijnë një traktat kufitar të vitit 2003, të nënshkruar nga vetë presidenti rus, Vladimir Putin; Marrëveshjet e Harkivit të vitit 2010 që i mundësonin Rusisë të mbante bazën e saj detare në Krime, dhe Marrëveshjet e Minskut të viteve 2014-15 që synonin t’u jepnin fund luftimeve në Donbas.

Traktatet e shkelura nga Rusia në Ukrainë

1. Karta e OKB-së

2. Deklarata e Almatit (1991)

3. Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit i vitit 1997 midis Rusisë dhe Ukrainës

4. Traktati dypalësh i kufirit (2003)

5. Marrëveshjet e Harkivit të vitit 2010

6. Marrëveshjet e Minskut të viteve 2014-15

E gjithë kjo e bën Ukrainën të kujdesshme – në mënyrë të kuptueshme – ndaj arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Rusinë, pa pasur garanci të besueshme të sigurisë. Në bisedimet në Uashington më 18 gusht, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ofroi siguri.

Ndërsa përjashtoi mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, ai tha se vendet evropiane “duan të ofrojnë mbrojtje… dhe ne do t’i ndihmojmë ato”.

Trump tha, gjithashtu, se vendet evropiane do të sigurojnë “vijën e parë të mbrojtjes” dhe Shtetet e Bashkuara “do të përfshihen”. Por, detajet ende duhet të përcaktohen. 

Ushtarët në terren

Vendet evropiane kanë planifikuar, që nga marsi, një forcë ushtarake që do të vendosej në Ukrainë, pas një armëpushimi ose marrëveshjeje të paqes. As për këtë, pothuajse asnjë detaj nuk është bërë publik, megjithëse Britania dhe Franca kanë thënë se do të jenë të përgatitura për të dërguar trupa në terren.

Udhëheqësit politikë në kryeqytetet evropiane e kanë bërë gjithmonë të qartë se parakusht për misionin është përfshirja e SHBA-së, dhe Trump tani ka folur për ofrimin e ndihmës, përfshirë mbështetjen ajrore.

Planifikuesit ushtarakë evropianë pritet të takohen këtë javë me homologët e tyre amerikanë, për të diskutuar për këtë çështje. Sipas raportimeve nga Axios, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është ngarkuar me detyrën e udhëheqjes së bisedimeve.

Roland Freudenstein, themelues i Qendrës së Lirisë në Bruksel, i përshkruan bisedimet në Uashington si një “ditë Groundhog”, duke thënë se “në thelb nuk ka ndodhur asgjë shumë pozitive”.

“Çështja kryesore është se sa do të jenë të angazhuara trupat evropiane në Ukrainë dhe sa do ta mbështesin amerikanët këtë prani evropiane”, thotë Freudenstein për Radion Evropa e Lirë.

Moska ka thënë vazhdimisht se prania e trupave të NATO-s në Ukrainë do të ishte e papranueshme.

Mbrojtje në stil të NATO-s

Pas samitit të javës së kaluar në Alaskë midis Trumpit dhe Putinit, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, i tha CNN-it se diskutimet sollën mundësinë për t’i dhënë Ukrainës “mbrojtje të ngjashme me Nenin 5”, duke iu referuar klauzolës së NATO-s për mbrojtje të përbashkët. Kjo mund të funksionojë pa dislokimin e trupave. Por, sërish, nuk janë dhënë detaje. May thotë se “njerëzit duhet të kuptojnë” se çfarë është saktësisht Neni 5 në praktikë.

“Neni 5, sipas Traktatit të NATO-s, thotë se nëse sulmon një anëtar të NATO-s, ke sulmuar të gjithë anëtarët e NATO-s dhe, teorikisht, të gjithë anëtarët e NATO-s do të përgjigjen. A është e sigurt se do të ndodhë kjo? Unë nuk jam absolutisht i sigurt dhe kjo më shqetëson”, thotë May.

Kjo e kthen debatin në fillim: si mund t’i jepet Ukrainës një garanci sigurie që është më shumë sesa një premtim, që më vonë mund të thyhet? Freudenstein thotë se Trump “foli për garancinë e sigurisë në një mënyrë shumë të përgjithshme dhe të paqartë”, ndaj, “vërtet nuk kemi ide se çfarë saktësisht do t’i ofrojnë Shtetet e Bashkuara” Ukrainës./ REL

Para

Mashtruesi “serial” i taksistëve, iu merrte para, linte “peng” qese plehrash e ikte pa paguar 

Pas

Vdiq pas një aksidenti tragjik në Fier, postimi prekës i 38-vjeçarit për pasionin ndaj motorëve: Të dua, por më premto që s’do më vrasësh! 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?
Botë

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.3k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.