E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Show Bizz

Bleona Qerreti padit Evi Kokolarin, i kërkon 2 mln $ dëmshpërblim: Miqësi e rreme, më ka prishur reputacionin

Korrieri nga Korrieri
31.08.2025
në Show Bizz
A A
Bleona Qerreti padit Evi Kokolarin, i kërkon 2 mln $ dëmshpërblim: Miqësi e rreme, më ka prishur reputacionin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Këngëtarja Bleona Qereti ka zgjedhur rrugën ligjore për t’iu kundër përgjigjur aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalarit. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat vetë këngëtarja Qereti, e cila kërkon nga aktivistja një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarë.

“Në përgjigje të fushatës së vazhdueshme të shpifjeve dhe mashtrimeve nga Evi Kokalari, më 15 gusht 2025, këngëtarja dhe artistja me famë ndërkombëtare Bleona Qereti, përmes Studios Avokatore Waymaker LLC, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, duke kërkuar 2 milion dollarë dëmshpërblim,’-thuhet në deklaratën për shtyp.

Në deklaratë thuhet se që prej vitit 2022, Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj këngëtare, duke shtrembëruar fakte dhe fabrikuar narrativa të rreme, me synimin për për ta minuar profesionalisht në karrierën e saj dhe personalisht duke demtuar reputacionin e saj. Veprimet e Evi Kokalarit kanë qenë të qëllimshme, të përllogaritura dhe dashakeqe, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në reputacionin dhe imazhin publik të Bleonës si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtar theksohet edhe lidhja mes tyre, ku thuhet se miqësia e rreme me Bleonën i dha asaj akses tek individë me ndikim dhe ekspozim në media, të cilat ajo i shfrytëzoi për përfitime personale.

NJOFTIMI:

Evi Kokalari është angazhuar në sjellje të ngjashme edhe ndaj të tjerëve, por Bleona nuk do ta lejojë më që kjo të ndodhë me të duke iu drejtuar institucioneve ligjzbatuese.

Veprimet e Zj. Kokalari kanë përfshirë:

• Publikimin dhe amplifikimin e deklaratave shpifëse degraduese në rrjete sociale dhe media, për ta minuar profesionalisht dhe izoluar personalisht

• Denigrim të Bleonës në rrethin e individëve në rrjetin e saj profesional dhe personal

• Dezinformim të figurave politike amerikane dhe shqiptare, për interes personal dhe në dëm të Bleonës

• Tentativa për bojkotim të eventeve ku Bleona ka qenë e përfshirë

• Shantazh dhe presion ndaj individëve me ndikim, me synim përfitime financiare dhe ekspozim publik

Dëmi i shkaktuar

Kjo fushatë shpifjesh ka qenë thellësisht dëmtuese duke shkaktuar dëme në imazhin e Bleones, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Shpifjet e vazhdueshme kanë prekur jo vetëm karrierën ndërkombëtare të Bleonës, por kanë shkaktuar dhimbje të thella emocionale për të dhe familjen e saj, të cilët janë detyruar të përjetojnë këto sulme të ulëta në sytë e publikut. Miliona njerëz kanë lexuar publikimet dashakeqe të znj. Kokalari.

Si pasojë, shumë njerëz nuk e shohin më për atë që është realisht, por përmes një lenteje të shtrembëruar të ndërtuar qëllimisht prej saj. Bleona ndan shtëpinë me prindërit e saj dhe ka qenë një dhimbje rrënuese për të, t’i shohë prindeti e saj të vuajnë sulmet dhe mashtrimet publike, ndërkohë që vajza e tyre tërhiqet pa të drejtë në një cirk mediatik.

Dëmtimi i nderit apo figurës morale nuk shuhet lehtë apo harrohet në kulturën shqiptare. Njollosja e reputacionit mbetet e pashlyeshme dhe ndjek individin përgjithmonë, duke mbetur e u ngulitur në perceptimin kolektiv të publikut. Znj. Kokalari e njeh mirë këtë realitet kulturor dhe e ka përdorur si armë, duke ndërtuar mbi shpifje e gënjeshtra për të shkaktuar sa më shumë dëme ndaj Bleonës dhe për të avancuar interesat e saj personale. Deklaratat e Zj. Kokalari nuk kanë asnjë bazë faktike dhe e ka bërë në dijeni të plotë këtë.

Qëndrimi i Bleonës:

Bleona Qereti deri më sot ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht sulmeve të pabaza, por nuk mund të qëndrojë më në heshtje. Përmes kësaj padie, ajo kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme.

“E vërteta është e dokumentuar, dëshmitarët janë të shumtë dhe është koha që kjo sjellje të marrë zgjidhje ligjore. Publiku ka të drejtë të njohë faktet e plota dhe të mos mashtrohet nga dezinformimi.”– Bleona Qereti.

Para

EMRAT/ Kush janë të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e Peqinit

Pas

HISTORIA e TRISHTË/ Gabriel Lluca humbi jetën TRAGJIKISHT pranë shtëpisë së gjyshes, fundi i dhimbshëm i një prej viktimave të aksidentit në Peqin!

Nga Kategoria

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë
Show Bizz

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe
Aktualitet

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak
Aktualitet

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie
Aktualitet

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.