Armando Pali mbeti i vrarë nga atentati me breshëri plumbash në qendër të Shkodrës, pranë një lokali pranë bashkisë.
Ai ishte duke pirë kafe me Erogen Vason (Brajoviç) kur autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre.
Ndërkohë, Armando Pali rreth 10 vite më parë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ndërkohë, ai ka qenë edhe punonjës i IMT-së së Shkodrës.















