Një ngjarje e jo normale ndodhi në një spital në Britaninë e Madhe.
Mjeku anestezist i spitalit Tameside Hospital në Manchester, 44-vjeçari, Suhail Anjum la pacientin në sallën e operacionit në gjumë dhe shkoi të bëjë një pushim të shkurtër, duke kryer marrëdhënie seksuale me një infermiere në sallën ngjitur.
Ai i ka thënë një infermiere tjetër që ta ruante pacientin, i cili do të kryente një operacion të programuar.
Megjithatë, një tjetër koleg e ka kapur mat në një tjetër sallë së bashku me një infermiere në momente të ‘nxehta’.
Aktualisht, mjeku po përballet me procedura disiplinore para Shërbimit të Tribunalit të Mjekëve dhe rrezikon të skualifikohet.
Anjum pranoi faktet, duke e përshkruar si një moment të vështirë personal dhe një sjellje “të gabuar”, por jo të rrezikshme, teksa shtoi se ishte i lodhur.















